Komisioni Qendror i ZgjedhjeveKomisioni Qendror i Zgjedhjeve 1Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 2

Kreu

Mbledhjet Live

Kushtetuta

Kodi Zgjedhor

Rezultatet

Njoftime për shtyp

31

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet: 


1. “Për caktimin e sasisë së fondit publik që do t’u shpërndahet partive politike pjesmarrëse në Zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Qershor 2017”.
2. “Për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të liçensuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhor për fushatën zgjedhore, për Zgjedhjet për Kuvend 2017”. 
KQZ vendosi të miratojë rezultatin e shortit dhe të emërojë ekspertët kontabël të cilat do të auditojnë subjektet zgjehdore për fondet e përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjehdore 2017. Ekspertët ekspertët kontabël të licensuar do të paraqesin në KQZ raportet e auditimit brenda 30 ditëve nga data e lidhjes së kontratës. 
3. “Për shqyrtimin e ankimit administrativ të partisë “Lista e Barabartë” Nr.5226 Prot., datë 24.07.2017”. 
KQZ vendosi mospranimin e ankimit administrativ të partisë “Lista e Barabartë”. 
4. “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për Këshillat Bashkiak, në zbatim të ligjit  nr.138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. 
KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiakë për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiakë:
- Qarku Vlorë, Bashkia Sarandë, z. Ilirjan Simo Gërdhuqi. 
- Qarku Shkodër, Bashkia Shkodër, z. Pjerin Kolë Rraboshta.
- Qarku Shkodër, Bashkia Pukë, z. Artan Mark Lazri. 
Actions: E-mail | Permalink |

Rendi ditës Maximize

Barazia Gjinore Maximize

 

Lista e Zgjedhësve Maximize

Galeria Maximize

Lidhje të tjera Maximize

Rrjete Sociale Maximize

VIZITORËT ONLINE Maximize