Komisioni Qendror i ZgjedhjeveKomisioni Qendror i Zgjedhjeve 1Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 2

Kreu

Mbledhjet Live

Kushtetuta

Kodi Zgjedhor

Rezultatet

Njoftime për shtyp

19
Deklaratë e KQZ-së lidhur me emërimet e komisionerëve të QV-ve
Vijon të mbetet e patolerueshme situata e emërimeve të komisionerëve të Qendrave të Votimit nga ana e KZAZ-ve, për shkak të mos dorëzimit të propozimeve nga ana e partive politike që, në zbatim të Kodit Zgjedhor kanë të drejtën të propozojnë anëtarë të KQV-ve. 
Nga informacioni i përditësuar, rezulton se 28 KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve. Konkretisht si më posht:
1. Qarku Lezhë,  KZAZ 12, 13,14,15 - Asnjë parti politike nuk ka dorëzuar propozimet.
2. Qarku Shkodër, KZAZ 2, 3 , 4, 5 - asnjë parti politike nuk ka dorëzuar propozimet.
3. Qarku Durrës , KZAZ 21, 22, 23, 24, 25 -  I ka dorëzuar vetëm PS, ndërkohë LSI, PD dhe PR nuk kanë dorëzuar asnjë propozim.
4. Qarku Tiranë, KZAZ 31, 32, 33, 34, 36, 39, 40– nuk i ka dorëzuar PD dhe PR . 
5. Qarku Elbasan ,  KZAZ  46 - nuk i ka dorëzuar PS, ndërsa KZAZ  47, 48, 49, 50 - nuk i ka dorëzuar PR dhe PD. 
6. Qarku Fier, KZAZ 56 -  nuk i ka dorëzuar asnjë parti politike. 
7. Qarku Korçë, KZAZ 67 - nuk i ka dorëzuar asnjë parti politike. 
8. Qarku Gjirokastër , KZAZ 75– nuk i ka dorëzuar PD dhe PR. 
Jemi vetëm 6 ditë nga data e zgjedhjeve, ndaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon partive politike të dorëzojnë menjëherë propozimet për anëtarë të komisioneve të Qendra të Votimit pranë KZAZ përkatëse.
Actions: E-mail | Permalink |

Rendi ditës Maximize

Barazia Gjinore Maximize

 

Lista e Zgjedhësve Maximize

Galeria Maximize

Lidhje të tjera Maximize

Rrjete Sociale Maximize

VIZITORËT ONLINE Maximize