Komisioni Qendror i ZgjedhjeveKomisioni Qendror i Zgjedhjeve 1Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 2

Kreu

Mbledhjet Live

Kushtetuta

Kodi Zgjedhor

Rezultatet

Njoftime për shtyp

15

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet: 
- “Për caktimin e kohës së transmetimit në Radiotelevizionin Publik të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18 Qershor 2017”.  KQZ vendosi:

1. Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi prej 60 minuta, përkatësisht në Televizionin dhe Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e datës 18 Qershor 2017, të partisë parlamentare, Partia Socialiste e Shqipërisë.

2. Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi të barabartë prej 30 minuta përkatësisht në Televizionin dhe Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të partive parlamentare si më poshtë:
      Lëvizja Socialiste për Integrim;
      Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet;
      Partia Kristian Demokrate;  

3. Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi të barabartë prej 10 minuta përkatësisht në Televizionin dhe Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e datës 18 Qershor 2017, të partive jo parlamentare si më poshtë:
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare 
Partia Aleanca Demokratike 
Partia Aleanca Demokristiane
Partia Komuniste e Shqipërisë
Partia Fryma e Re Demokratike
Partia Demokracia Sociale
Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen
Partia Aleanca Popullore për Drejtësi
Partia Socialdemokrate 
Lista e Barabartë
Partia Sfida për Shqipërinë 

- “Për lirimin dhe emërimin e anëtarit të KZAZ-së Nr.48 për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18 Qershor 2017”.
- “Për lirimin dhe emërimin e anëtarit të KZAZ-së Nr.39 për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18 Qershor 2017”.
- “Për caktimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18 Qershor 2017”.
- “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve  për  Kuvend të datës 18 Qershor 2017”. 
KQZ vendosi të miratojë kërkesën e OSBE/ODIHR për akreditimin e 39 (tridhjetë e nëntë) vëzhguesve afatgjatë. 
- “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë nga Instituti Demokratik Amerikan (NDI) për vëzhgimin e zgjedhjeve  për Kuvend të datës 18 Qershor 2017”.
 
KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Institutit  Demokratik Amerikan (NDI) , për akreditimin e 7 (shtatë) vëzhguesve afatgjatë.

Actions: E-mail | Permalink |

Rendi ditës Maximize

Barazia Gjinore Maximize

 

Lista e Zgjedhësve Maximize

Galeria Maximize

Lidhje të tjera Maximize

Rrjete Sociale Maximize

VIZITORËT ONLINE Maximize