Komisioni Qendror i ZgjedhjeveKomisioni Qendror i Zgjedhjeve 1Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 2

Kreu

Mbledhjet Live

Kushtetuta

Kodi Zgjedhor

Rezultatet

Njoftime për shtyp

20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme, shqyrtoi projektvendimet:

1- “Për shqyrtimin e raporteve të auditëve teknicien, Andi Erebara dhe Armando Teliti”. Raportet e auditëve teknicien do t’i dërgohen Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

2- “Për shpalljen e mozgjedhshmërisë si deputet i Kuvendit, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Lezhë, z.Kastriot Filip Piroli për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, për shkak të mbarimit mandatit të deputetit të z. Armando Prenga”. KQZ vendosi të shpall mozgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në  listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Lezhë, z. Kastriot Piroli.

 3- KQZ vendosi të regjistrojë si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18.06.2017, partitë politike si më poshtë:

1.    Partia Socialiste të Shqipërisë

2.    Partia Emigracioni Shqiptar

3.    Partia Centriste Mirëqënies Popullore Shqiptare

4.    Partia Socialdemokrate të Shqipërisë

5.    Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar

6.    Partia e Punës së Shqipërisë

4- KQZ vendosi regjistrimin e Komitetit Nismëtar për organizimin e punës për paraqitjen e z. Dragua Ceka, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore Tiranë, për zgjedhjet  për Kuvendin, të datës 18.06.2017.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi shtyrjen për në mbledhjen e ardhshme, të vendimmarrjes për projekt-vendimin, “Për miratimin e raportit vjetor për veprimtarinë e KQZ-së për vitin 2016, që do t’i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë”.


Actions: E-mail | Permalink |

Rendi ditës Maximize

Barazia Gjinore Maximize

 

Lista e Zgjedhësve Maximize

Galeria Maximize

Lidhje të tjera Maximize

Rrjete Sociale Maximize

VIZITORËT ONLINE Maximize