Komisioni Qendror i ZgjedhjeveKomisioni Qendror i Zgjedhjeve 1Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 2

Kreu

Mbledhjet Live

Kushtetuta

Kodi Zgjedhor

Rezultatet

Njoftime për shtyp

17

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Autoritetin për Mediat Audiovizive.

 

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Autoritetin për Mediat Audiovizive, për monitorimin e fushatës sё zgjedhjeve për Kuvend, të datës 18.06.2017

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga Kryetari i KQZ-së, z. Denar Biba dhe Kryetari i AMA-s, z. Gentian Sala.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Denar Biba në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi bashkëpunimin mes dy institucioneve, duke vënë theksin tek rëndësia që ka monitorimi i fushatës në media nga Bordi i Monitorimit të Medias dhe rolin që ka Autoriteti i Mediave Audiovizive në këtë proces.

Nga ana e tij, Kryetari i AMA-s, z. Gentian Sala tha se, për të ofruar monitorim cilësor dhe profesional, këtë vit synohet rritja e kapaciteve monitoruese për radio-televizionet gjatë fushatës zgjedhore,  duke vënë në dispozicion të BMM-së dy studiot e monitorimit.

Marrëveshja u nënshkrua në zbatim të Kodit Zgjedhor dhe ka si qëllim përcaktimin e rregullave, mënyrën dhe afatet e shfrytëzimit të kapaciteteve teknike dhe njerëzore të AMA-s, për monitorimin e fushatës zgjedhore, në radio-televizionin publik dhe në radio-televizionet private.


Actions: E-mail | Permalink |

Rendi ditës Maximize

Barazia Gjinore Maximize

 

Lista e Zgjedhësve Maximize

Galeria Maximize

Lidhje të tjera Maximize

Rrjete Sociale Maximize

VIZITORËT ONLINE Maximize