Komisioni Qendror i ZgjedhjeveKomisioni Qendror i Zgjedhjeve 1Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 2

Kreu

Mbledhjet Live

Kushtetuta

Kodi Zgjedhor

Rezultatet

Njoftime për shtyp

16

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se, me shkresën e datës 27.02.2017, nr. 735/1 prot,  të Kuvendit të Shqipërisë u njoftua për krijimin e vakancës për shkak të mbarimit të mandatit të deputetit të Partisë Socialiste Armando Prenga, Qarku Lezhë.  Pas marrjes së njoftimit, në zbatim të nenit 164 të Kodit Zgjedhor,  nenit 11 të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe vendimit të Kuvendit nr.17/2016, KQZ me shkresën e datës 01.03.2017, nr.  1328 prot, njoftoi kandidatin e radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste në Qarkun Lezhë, z. Kastriot Piroli, për depozitimin e formularit të vetëdeklarimit brenda 10 ditëve.

Pas marrjes së njoftimit të KQZ-së, afati i fundit për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit ishte data 16.03.2017.

Në përfundim të afatit, rezulton se z. Kastriot Piroli nuk e dorëzoi në KQZ formularin e vetëdeklarimit.

Në zbatim të nenit 11 të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe pikës 3 të kreut II të vendimit të Kuvendit nr. 17/2016, KQZ konston se z. Piroli ndodhet në kushtet e moszgjidhshmërisë dhe ndërpret procedurën për propozimin e këtij subjketi për të marrë mandatin e deputetit. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë menjëherë zëvëndësimin e vakancës së krijuar sipas përcaktimeve të nenit 164 të Kodit Zgjedhor.
Actions: E-mail | Permalink |

Rendi ditës Maximize

Barazia Gjinore Maximize

 

Lista e Zgjedhësve Maximize

Galeria Maximize

Lidhje të tjera Maximize

Rrjete Sociale Maximize

VIZITORËT ONLINE Maximize