How to Vote ...

  • PDF
  • Print
  • E-mail

Dokumentat e identifikimit të nevojshme për të votuar më 18 Shkurt 2007

I nderuar zgjedhës!

Që të votoni më 18 SHKURT 2007 ju duhet të keni me vete një nga këto dokumenta zyrtarë identifikues:

a. Letërnjoftim

b. Pasaportë për jashtë shtetit

c. Certifikatë lindjeje me fotografi, lëshuar nga zyra e gjendjes civile e njësisë së qeverisjes vendore, e cila ka hartuar listën e zgjedhësve në të cilën ju figuroni i regjistruar.

KUJDES! Kur të shkoni për të votuar mos harroni të keni me vete një nga këto dokumenta

Si të veproni kur emri juaj nuk figuron ne listen e zgjedhesve?

Nëse nuk figuroni të regjistruar në listën përfundimtare të zgjedhësve veproni kështu:

•  Kërkoni takim me Sekretarin e Komisionit të njësisë suaj zgjedhore, i cili pasi kontrollon edhe një herë listën përfundimtare, ju pajis me një dokument zyrtar që vërteton se nuk jeni i regjistruar në listë.

•  Me dokumentin e lëshuar nga Sekretari i KZQV-së, me certifikatën e lindjes dhe një kërkesë me shkrim, ju duhet t'i drejtoheni Gjykatës së shkallës së parë pranë rrethit gjyqësor të vendbanimit tuaj.

Gjykata e shqyrton kërkesën dhe kur e vlerëson atë të drejtë, merr vendim për t'ju lejuar të votoni në qendrën e votimit pranë vendbanimit tuaj. Gjykata përcakton edhe numrin e qendrës së votimit ku ju do të votoni.

Me vendimin e Gjykatës dhe me një çertifikatë lindjeje me fotografi, ju mund të paraqiteni ditën e zgjedhjeve, më 18 shkurt 2007, në qendrën tuaj të votimit të caktuar në vendimin e Gjykatës. Këto dokumente dorëzohen në komisionin e qendrës së votimit dhe mbahen prej tij.

Pyesni në KZQV-në e njësisë suaj nëse keni paqartësi si dhe ditën e zgjedhjeve mund të drejtoheni pranë Komisionit të qendrës së votimit.

Si të votoni?

Brenda Qendrës së Votimit kryeni këto veprime:

1- Adresohuni te kryetari i KQV-së. Thoni emrin tuaj dhe paraqisni një nga këto dokumente zyrtare identifikuese:

•  Letërnjoftim

•  Pasaportë për jashtë shtetit

•  Certifikatë lindjeje me fotografi, lëshuar nga zyra e gjendjes civile e njësisë së qeverisjes vendore, e cila ka hartuar listën e zgjedhësve në të cilën ju figuroni i regjistruar.

2- Drejtohuni anëtarit të caktuar të Komisionit të QV-së, i cili ju kontrollon në të dy duart nëse keni votuar apo jo më parë në ditën e zgjedhjeve.

3- Drejtohuni përsëri te Kryetari apo zv/Kryetari, i cili gjen emrin tuaj në listën e zgjedhësve.

4- Nënshkruani në anë të emrit tuaj në listën e zgjedhësve.

5- Ju do t'u jepen dy fletë votimi. Kontrolloni flet ë t e votimit në pjesën e pasme nëse kanë vulën e KQV-s ë dhe vulën e Kryetarit të KQV-së. Nëse nuk i kanë, jepjani komisionit për t'i vendosur ato, në mënyrë që fletët tuaja të votimit të jenë të vlefshme.

•  Kontrolloni fletën e votimit me të cilën votohet për kandidatin për Kryetar Bashkie/Komune;

•  Kontrolloni fletën e votimit me të cilën votohet për Këshillin Vendor, Bashkiak/Komunal .

6- Një anëtar i Komisionit do të timbrosë dorën e majtë me bojë të dukshme. Nëse nuk pranoni të timbroseni, ju nuk lejoheni të votoni.

Kujdes! Mos njollosni fletët e votimit me gishtin e lyer me bojë!

7- Shikoni edhe njëherë posterin informativ të vendosur brenda QV-së, para se të hyni në dhomën e fshehtësisë.

8- Hyni i vetëm në dhomën e fshehtësisë dhe votoni në secilën prej fletëve të votimit.

9- Votoni në të dy fletët e votimit. Bëni shenjën “X” ose “+” brenda kuadratit në krahun e djathtë të emrit të kandidatit apo partisë ose koalicionit për të cilin doni të votoni.

10- Palosini fletët e votimi dy herë, duke lënë në pjesën e dukshme vulat.

11- Hidheni secilën fletë votimi në kutinë përkatëse të votimit;

•  Fletën e votimit për kanditatët për Kryetar Bashkie apo Komune, hidheni në kutinë me etiketën me ngjyrë jeshile.

Fletën e votimit për Këshillat Bashkiakë/Komunalë hidheni në kutinë me etiketën me ngjyrë kafe.

 

I nderuar votues!

Për të votuar pa asnjë pengesë Ju duhet të dini se:

Mjeti i preferuar për vërtetimin e identitetit tuaj në ditën e zgjedhjeve është Pasaporta e vlefshme dhe Letërnjoftimi

Kur votoni me certifikatë duhet të dini se:

1. Në rast se votoni me çertifikatë lindjeje me fotografi të lëshuar nga çasti i krijimit të Regjistrit të Posaçëm të Gjendjes Civile (pas datës 1 nëntor 2006) deri një ditë përpara datës së zgjedhjeve, lejohet të votoni vetëm nëse çertifikata është regjistruar në një Regjistër të Posaçëm, i cili mbahet nga nëpunësi përkatës i gjendjes civile.

2. Në rast se votoni me certifikatë lindjeje, me fotografi, të lëshuar në periudhën përpara krijimit të Regjistrit të Posaçëm të Gjendjes Civile (para datës 1 nëntor 2006), duhet të keni me vete në ditën e votimit detyrimisht dy nga dokumentet origjinale të mëposhtme:

a) Pasaportë me fotografi të padëmtuar, por që i ka skaduar afati ligjor i përdorimit

b) Leje e dixhitalizuar për drejtim automjeti

c) Diplomë origjinale të shkollës së lartë, me fotografi të padëmtuar

ç) Diplomë origjinale të shkollës së mesme, me fotografi të padëmtuar

d) Dokument të lëshuar nga një zyrë noteriale në bashkinë përkatëse mbi pasuri të patundshme

dh) Librezë notash e studentëve aktualë

e) Licencë të ushtrimit të profesionit privat, me fotografi, e lëshuar nga viti 2000 e në vazhdim, nga organi tatimor i njësisë vendore ku zgjedhësi ka emrin në listën përfundimtare të zgjedhësve

ë) Certifikatë tatimore, e lëshuar nga viti 2000 e në vazhdim, e pajisur me fotografi, e lëshuar nga organi tatimor i njësisë vendore ku zgjedhësi ka emrin në listën përfundimtare të zgjedhësve.

Ju i dorëzoni në KQV certifikatën e përdorur dhe fotokopjet e dokumenteve origjinale mbështetëse dhe shënoni emrin e mbiemrin e më pas nënshkruani.

3) Në rast se nuk mundeni të siguroni dy nga dokumentat e mësipërme, ju duhet të pajiseni detyrimisht me certifikatë të re, për qëllime zgjedhore, e cila lëshohet nga zyra e gjendjes civile pa pagesë

 

Duhet të dini se:

Më 18 shkurt 2007, zhvillohen zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore. Shtetasit shqiptarë votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Bashki, Komunë, si dhe anëtarët e këshillave bashkiakë/komunalë

Kush voton?

Në këto zgjedhje votojnë të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilët më datë 18 shkurt 2007 kanë mbushur ose mbushin moshën 18 vjeç dhe janë të regjistruar në listën përfundimtare të zgjedhësve. Lista përfundimtare e zgjedhësve do të jetë e afishuar në hyrje të çdo qendre votimi.

Orari i votimit

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07.00 deri në orën 18.00

Ndalohet përdorimi i telefonave celularë në Qendrat e Votimt

KUJDES!

• Çdo zgjedhës ka të drejtë të votojë vetëm një herë gjatë ditës së votimit.

• Ju duhet të votoni në fletë votimi të vulosura me dy vula në vendin e përcaktuar në pjesën e pasme të tyre.

• Ndalohet votimi në emër të familjes apo personave të tjerë.

• Mos bëni shënime të tepërta në fletën e votimit.

• Ruani fshehtësinë e votimit. Vota është informacion personal.

• Respektoni rregullin në qendrat e votimit dhe jashtë tyre.

• Në rast se, për shkak të aftësive të kufizuara fizike ju nuk mund të votoni kërkoni ndihmë pranë komisionit të Qendres suaj të Votimit. Komisioni i Qendrës së Votimit do t’ju japë informacionin dhe ndihmën e nevojshme për të votuar.

• Lejoni të votojnë më parë personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit.

• Respektoni rradhën.

A e dini se !

Në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore 18 shkurt 2007, konstatohen këto të dhëna:

VOTUES               2.887.940

KZQV  384X 14 = 5367      ANËTARË (TOTAL)

QV      4721X 14 = 66094  ANËTARË (TOTAL)

GNV    785X 14 = 10990    ANËTARË (TOTAL)

Qendra votimi në rang vendi : 4721

82.451 PERSONA, është armata e cila menaxhon këto zgjedhje në nivele të dyta dhe të treta.

Në Shqipëri ka 384 njësi administrative nga të cilat :

BASHKI NË RANG VENDI          67

KOMUNA RANG VENDI              317

Në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 18 shkurt 2007, u rregjistruan :

KANDIDATË TË REGJISTRUAR NË RANG VENDI   1073

KANDIDATË TË REGJISTURAR PËR BASHKI         228

KANDIDATË TË REGJISTRUAR PËR KOMUNA        855

Nga 1073 kandidaët e rregjistruar në këto zgjedhje vetëm 33 prej tyre janë femra. 

I nderuar votues!

Pjesëmarrja në zgjedhje është një e drejtë e njohur nga Kushtetuta dhe ligji. KQZ ju fton të merrni pjesë në votimet e datës 18 SHKURT 2007 për të zgjedhur drejtëpërdrejt me votën tuaj përfaqesuesit në organet e pushtetit vendor. Ushtrojeni këtë të drejtë. KQZ ju bën thirrje të respektoni rregullat e votimit e të tregoni qytetari në këtë proçes të rëndësishëm. Respektimi i ligjit është detyrim për të gjithë!

 

rez1_1_eng

Rezultatet_en

Lista_e_zgjedhesve_en

kodi_zgjedhor_en

kushtetuta_en

SPOTS

FACEBBOOK1   TWITER1   YOUTUBE1