Historiku

  • pdf
  • Shtyp
  • Email

Në Nëntor të vitit 1998, nëpërmjet një referendumi kombëtar, populli shqiptar aprovoi Kushtetuten e re e cila në nenet 153 dhe 154 sanksionoi krijimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) si organ të përhershëm i përbërë nga shtatë anëtarë.

Me miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë të Ligjit Nr. 8609, datë 08/05/2000 "KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË", Komisioni mori formën e tij të plotë ligjore në nenet 16-31 të këtij kodi.

Qershori i vitit 2000 shënon fillimin e aktivitetit të KQZ-së me gjashtë anëtarë të emëruar sipas Kushtetutës, dy nga Presidenti i Republikës, tre nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe një nga Kuvendi. Një muaj më pas, dhe pikërisht në Korrik të vitit 2000, Kuvendi emëroi anëtarin e shtatë të KQZ-së.

Shtatë anëtarët e parë të KQZ-së të konstituuar ishin z. Fotaq NANO kryetar, znj. Mimoza ARBI zëvendëskryetar, z. Maksim SHIMANI anëtar, z. Klement ZGURI anëtar, z. Pandeli VARFI anëtar, z. Shahin BISTRI anëtar dhe z. Gasper KOKAJ anëtar.Zgjedhjet e para që u përgatitën nga ky Komision ishin ato të zhvilluara në Tetor të vitit 2000 për zgjedhjen e Organeve të Qeverisjes Vendore.

Disa muaj pas përfundimit të zgjedhjeve vendore të Tetorit 2000, kanë dhënë dorëheqjen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, z. Fotaq NANO, znj. Mimoza ARBI dhe z. Shahin BISTRI.

Më 10 Shkurt të vitit 2001 Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjodhi dy anëtarët e rinj të këtij Komisioni që ishin z. Ilirjan CELIBASHI dhe z. Igli TOSKA, dhe më 12 Shkurt të po këtij viti Kuvendi zgjodhi dhe z. Tomorr MALAJ si anëtar të këtij komisioni.

Gjatë vitit 2003 përfunduan mandatin e tyre si anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Igli TOSKA, z. Gaspër KOKAJ dhe z. Klement ZGURI. Këshilli i Lartë i Drejtësisë emëroi anëtarë të KQZ, znj. Dëshira SUBASHI, Presidenti i Republikës emëroi z. Klement ZGURI dhe Kuvendi vendosi z. Dodë PRENGA.

Në datë 25 Nëntor 2004, Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjodhi z.Çlirim GJATA si anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në vend të anëtarit, z. Maksim SHIMANI.

Gjatë vitit 2006 përfunduan mandatin e tyre si anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve z. Ilirjan CELIBASHI, z. Pandeli VARFI, z. Tomor MALAJ.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë emëroi anëtar z. Flamur ÇATO, Presidenti i Republikës z. Fatmir KUMBARO dhe Kuvendi z. Arben RISTANI.

Me Ligjin Nr.9675, datë 13.01.2007, ndryshoi Kushtetuta dhe KQZ nga shkurti 2007 përbëhet nga 9 anëtarë.

Kuvendi emëroi anëtarë z. Shkëlqim Hysi dhe z. Gent Shala.

Me Ligjin Nr.9904, date 21.04.2008, ndryshoi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe shfuqizoi nenet 153 e 154 ku sanksionohej krijimi i KQZ-së duke ja lënë këtë Kodit Zgjedhor.

Me Ligjin Nr.10019, date 29.12.2008, "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë" u saksionua krijimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si organi më i lartë shtetëror i përhershëm, i ngarkuar për administrimin e zgjedhjeve, me 7 anëtarë, me mandat 4 vjeçar.

Anëtarët dhe kryetari i KQZ-së zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë.Më datë 02.02.2009, Kuvendi zgjodhi kryetar të KQZ-së z.Arben RISTANI dhe anëtarë z. Artan LAZAJ, znj. Dëshira SUBASHI, z. Hysen OSMANAJ, z. Klemet ZGURI, z. Pandeli VARFI dhe znj. Vera SHTJEFNI.

Në bazë të ligjit Nr.74/2012, datë 19.07.2012, "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë"”, ndërpritet mandati i anëtarëve ekzistues të KQZ-së.

Kuvendi i Shqipërisë më datë 11.10.2012, zgjodhi kryetare të KQZ-se znj. Lefterije LLESHI (LUZI) dhe anetarë znj. Albana SHTYLLA, z. Denar BIBA, z. Hysen OSMANAJ, z. Ilirian MUHO, z. Jani JANI dhe znj. Vera SHTJEFNI.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me Vendim nr. 11, datë 26/10/2012, zgjodhi zëvendëskryetar të KQZ-së z. Denar BIBA.

 

rez1-1

SPOTE

FACEBBOOK1   TWITER1   YOUTUBE1

KONTAKT