Janar
Shkurt
Mars
Prill
Maj
Qershor
Korrik
Gusht
Shtator
Tetor
Nentor
Dhjetor

 
     
 

 

Zhvillohen normalisht zgjedhjet per kryetarin e Komunes Markat

[ 21. 03. 2004 ] Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se zgjedhjet per kryetarin e Komunes Markat, Sarande, Qarku Vlore jane mbajtur ne menyre te qete dhe pa asnje problem gjate gjithe dites se votimit. Procesi i votimi eshte hapur dhe mbyllur ne menyre korrekte ne te 6 qendrat e votimit te kesaj komune.

Pas perfundimit te votimit, ka nisur procesi i numerimit te votave ne te gjitha qendrat e votimit dhe me pas tabelat e rezultateve dhe i gjithe materiali zgjedhor jane dorezuar ne komisionin zgjedhor te qeverisjes vendore te Komunes Markat.

Diferenca e votave te fituara ndermjet dy kandidateve te pare eshte vetem dy vota dhe KZQV e Komunes Markat ka vendosur qe sipas dispozitave te Kodit Zgjedhor te zhvilloje procesin e rinumerimit te votave ne daten 25 Mars 2004.




KQZ- Gati per zhvillimin e zgjedhjeve per kryetar te Komunes Markat, Qarku Vlore

[ 18. 03. 2004 ] Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marre te gjitha masat e nevojshme per mbajtjen e zgjedhjeve per Kryetar te Komunes Markat, Sarande, Qarku Vlore pas dekretit te Presidentit te Republikes qe caktoi daten 21 Mars 2004 si daten e zgjedhjeve.

KQZ ka marre te gjitha vendimet perkatese per mbarevajtjen e ketij procesi zgjedhor, duke miratuar anetaret e KZQV Markat, buxhetin e zgjedhjeve, modelet e kandidimit, afatet e regjistrimit te partive dhe kandidateve, materialet e trajnimit te komisionereve vendore, si edhe modelin e fletes se votimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shperndare bazen materiale zgjedhore dhe flete e votimit dhe gjithcka eshte gati per mbajtjen e zgjedhjeve ne daten 21 Mars 2004.



ODIHR takon anetaret e KQZ mbi raportin e Zgjedhjeve Vendore 2003

[ 10. 03. 2004 ] Shefi i Sektorit te Zgjedhjeve te ODIHR, z.Gerald Mitchell dhe zevendes shefi i ketij sektori z. Nikolai Vulchanov, te shoqeruar nga eksperte dhe perfaqesues te Prezences se OSBE ne Tirane zhvilluan nje takim te gjate pune me anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Qellimi i vizites ne Shqiperi te delegacionit te perfaqesuesve te larte te ODIHR eshte te njihen me vleresimet mbi raportin e Misionit te Vezhgimit te Zgjedhjeve Vendore 2003. Takimi i pare ne Tirane, fillimisht u zhvillua me Kryetarin e KQZ, z. Ilirjan Celibashi dhe me pas me te gjithe anetaret e Komisionit.

Ne emer te KQZ, kryetari Celibashi i beri te njohur shefit te Sektorit te Zgjedhjeve te ODIHR, Gerald Mitchell vleresimin qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndaj raportit te zgjedhjeve vendore 2003, te cilesuar si mjaft realist dhe pozitiv.

Z. Mitchell vleresoi edhe nje here rolin mjaft te rendesishem qe ndermori KQZ ne mbarevajtjen e zgjedhjeve te 12 tetorit dhe administrimin profesional qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i beri ketij procesi zgjedhor.

Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe anetaret e tjere te KQZ deklaruan se institucioni eshte teresisht i angazhuar per te permbushur rekomandimet e ODIHR ne konkluzionet e raportit 2003. “Por angazhimit te KQZ, duhet t’i shtohen edhe vullnetet e bashkuara te faktorit politik shqiptar, te cilat duhet te bejne te mundur ate reforme zgjedhore, e cila theksohet gjate raportit te ODIHR” – theksoi kryetari i KQZ.

Perfaqesuesit e larte te ODIHR, Gerald Mitchell, Nikolai Vulchanov dhe anetaret e KQZ ndane te njejtin mendim qe ndryshimet ne kuadrin legjislativ te zgjedhjeve duhet te behen sa me shpejt te jete e mundur me qellim qe gjithcka te jete gati ne prag te procesit te ardhshem zgjedhor.


 


KQZ zgjedh Ilirjan Celibashin kryetar te Komisionit

[ 01. 03. 2004 ] Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi sot per zgjedhjen e Kryetarit te KQZ pas perfundimit te mandatit te z. Celibashi. Pas dy seancave te shtyra te Komisionit, si rezultatit i mospjesemarrjes te anetareve Prenga dhe Zguri, KQZ vendosi sot qe z.Celibashi te jete kryetari i ri i Komisionit. Para procedures se votimit, anetaret Prenga dhe Zguri u larguan nga mbledhja e Komisionit.

Me 4 vota pro dhe nje abstenim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi qe z.Ilirjan Celibashi te ushtroje funksionet e Kryetarit te KQZ. Sipas Kodit Zgjedhor, z. Celibashi do te jete Kryetar i KQZ fillimisht per nje periudhe 6-mujore dhe me pas do te zhvillohet nje seance rivotimi per te arritur shumicen e cilesuar te votave dhe me pas, kryetar i KQZ do te jete anetari qe merr shumicen e thjeshte te votave.