KQZ shpall kandidatin fitues te Bashkise se Vaut te Dejes
[ 04. 01. 2004 ] Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi te shpalle
fitues te zgjedhjeve per kryetar te Bashkise se Vaut te Dejes,
kandidatin Dede Dodani te mbeshtetur nga Partia Socialiste dhe
Aleanca Demokratike.
Pas zgjedhjeve te dates 25 Janar 2004, ne tri qendra votimit
te kesaj njesie zgjedhore, ne Mjede, Narac dhe Shelqet, komisioni
zgjedhor i qeverisjes vendore mori vendim ne lidhje me keto
zgjedhje dhe shpalli fitues kandidatin Dodani, por i takoi Komisionit
Qendror te Zgjedhjeve te shpallte vendimin perfundimtar ne baze
te rezultateve te te gjitha qendrave te votimit te Bashkise
Vau i Dejes.
Zhvillohen zgjedhjet per kryetar te Bashkise
ne tri Qendra votimi te Bashkise se Vaut te Dejes
[ 25. 01 .2004 ] Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
mori te gjitha masat e duhura per zhvillimin e zgjedhjeve te
perseritura ne tri qendra votimit te Bashkise se Vaut te Dejes,
ku rreth 1940 zgjedhes duhet te votonin per kryetarin e ri te
Bashkise.
Megjithe problematiken e ndodhur serish per hapjen e procesit
te votimit, Komisioni Zgjedhor i Qeverisjes Vendore i Vaut te
Dejes arriti te kaperceje mosmarreveshjet dhe nen asistencen
e drejtperdrejte te KQZ, beri te mundur zhvillimin normal te
procesit zgjedhor ne qendrat e votimit te Naracit, Mjedes dhe
Shelqetit.
Zgjedhjet per kryetar te Bashkise se Vaut te Dejes u vezhguan
nga afer nga nje ekip i inspektoreve te Komisionit Qendror te
Zgjedhjeve, si edhe nga nje numer i konsiderueshem vezhguesish
te OSBE.
Procesi zgjedhor rezultoi normal dhe pa probleme, duke i dhene
fund te gjithe zgjedhjeve per organet e qeverisjes vendore 2003.
KZQV VAU I DEJES SHTYN ZGJEDHJET SI PASOJE E FATKEQESISE
[ 12. 01. 2004 ] Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjate gjithe
dites se djeshme ka kerkuar zhvillimin e zgjedhjeve ne tri qendrat
e votimit ku duhet te perseritej procesi zgjedhor per zgjedhjen
e kryetarit te bashkise.
KZQV-ja e Bashkise Vau i Dejes ne kundershtim flagrant me dispozitat
e Kodit Zgjedhor, nuk mori vendim per emerimin e anetareve te
tre KQV-ve ne te cilat ishte vendosur te perseriten zgjedhjet
ne daten 11.01.2004. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i drejtoi
nje leter kater partive politike duke kerkuar zbatimin e ligjit
nga te propozuarit e tyre si anetare te KZQV se Vaut te Dejes.C.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka verejtur nje mungese te theksuar
pergjegjesie ligjore dhe politike nga partite te cilat kane
propozuar anetaret e KZQV-se Bashkia Vau i Dejes. Kjo mungese
pergjegjesie pasqyrohet ne veprimet e kundraligjshme te anetareve
te kesaj KZQV-je, te cilet po shkaktojne deshtimin e perseritur
te zgjedhjeve ne kete Bashki. KQZ i kerkon kater partive te
mesiperme politike te kontribuojne per te zgjidhur mosmarreveshjet
dhe konfliktet e verejtura ne KZQV-ne Bashkia Vau i Dejes..
Ne oret e para te mengjesit te dates 11.01.2003, KQZ vendosi
te emeroje komisioneret e qendrave te votimit, te cilet nuk
ishin emeruar nga KZQV-ja perkatese dhe urdheroi shperndarjen
e menjehershme te bazes materiale ne qendrat e votimit.
Megjithe insistimin e vazhdueshem ligjor te Komisionit Qendror
te Zgjedhjeve, KZQV-ja e Bashkise se Vaut te Dejes pas marrjes
se vendimeve nga KQZ, vendosi te pezulloje zgjedhjet si pasoje
te fatkeqesise se ndodhur ne det ne daten 09.01.2003.
KQZ shqyrton ceshtjen e shpalljes se rezultatit
per Keshillin Bashkiak te Tiranes
[ 07. 01. 2004 ] Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori ne shqyrtim
sot shpalljen e rezultatit te zgjedhjeve per Keshillin Bashkiak
te kryeqytetit. KZQV-ja e Bashkise Tirane nuk arriti te merrte
nje vendim perfundimtar mbi kete ceshtje pasi komisioneret vendore
nuk rane dakord per perfshirjen ne rezultat te 6 qendrave te
votimit ne te cilat u votua me 28 Dhjetor 2003.
Ne pranine e perfaqesuesve te partive politike, Komisioni Qendror
i Zgjedhjeve diskutoi gjeresisht mbi ceshtjen. Ne perfundim,
anetaret e KQZ votuan per shpalljen e vendimit perfundimtar
mbi Keshillin Bashkiak te Tiranes, por nuk u arrit kuorumi i
nevojshem i 5 votave pro per te mundesuar vendim-marrjen.
Si pasoje, e gjithe ceshtja do te shqyrtohet dhe vendoset perfundimisht
ne Kolegjin Zgjedhor prane Gjykates se Apelit Tirane brenda
7 ditesh.
Rezultatet e zgjedhjeve per Keshillin Bashkiak te Tiranes per
te cilat Kolegji Zgjedhor duhet te shprehet perfundimisht jane:
PS - 27 mandate,
PD – 21 mandate,
PSD – 2 mandate,
PR – 1 mandat,
PDS – 1 mandat,
PLL – 1 mandat,
AD – 1 mandat,
PDR –1 mandat
|