Korrik


 
 


DEKLARATE PER SHTYP


Tirane, me 28.07.2008

Komisioni Qendror i Zgjedhjve pershendet perfundimin me sukese te plote te procesit zgjedhor, ne zgjedhjet e pjesshme per kryetar, ne komunen e Kasharit. Do te deshiroja te vija ne dukje jo vetem klimen e qete e teper qytetare, qe shoqeroi kete proces jo vetem ne diten e votimit, procesit te numermit te votave por dhe gjate gjithe periudhes se fushates elektorale. Nje merite te veçante kane per kete fakt te gjithe faktoret dhe aktoret qe kishin dore ne kete proces, njesine vendore te Kasharit, kandidatet, subjektet politike, banoret e komunes Kashar, por ne veçanti do te vleresoja te gjithe anetaret e administrates zgjedhore, te cilet si rralle here treguan nje shkalle pergjegjesie maksimale, duke treguar nje nivel shume te larte serioziteti. Sigurisht qe nuk mund te le ne harrese dhe rolin mjaft determinant te KQZ-se dhe punonjesve te administrates se saj, per perkushtimin maksimal, dhe qe ne disa raste me nderhyrjen e tyre, nuk lejuan neglizhimin e disa aspekteve mjaft delikate te procesit zgjedhor.

Vullneti i duhur politik, bashkepunimi nderinstitucional, klima e besmit reciprok jane faktore thelbesore per realizimin e çdo procesi zgjedhor konform te gjitha standardeve. Per kete arsye, KQZ, pergezon te gjitha subjektet politike qe u angazhuan ne kete gare elektorale per qendrimin e tyre korrekt. Ky qendrim mundesoi zhvillimin e nje procesi zgjedhor krejtesisht normal, duke patur parasysh gjithmone rolin e madh qe ato kane ne zgjedhje. Procese te tilla model duhet te konsiderohen nga te gjithe si arritje, te cilat sherbejne si pika referimi per te ardhmen, ne permbushje te standardeve te njohura dhe te pranuara nderkombetare.

Por edhe nje here do te kerkoja nga subjektet politike te mos neglizhojne asnje aspekt te procesit (sikunder rasti i vonesave ne sjelljen e propozimeve per anetaret e KQV apo GNV), pasi afatet ligjore nuk jane thjesht kufizime kohore, por nje kohe fizike e domosdoshme per njohjen e administrates zgjedhore me te gjithe elementet ligjore e teknike, qe ndikojne drejtperdrejt ne mbarevajtjen e çdo procesi zgjedhor.

Nuk mund te mos pergezoj dhe per kete proces, gazetaret e mediave elektronike e te shkruara, per profesionalizmin, objektivitetin dhe interesin e treguar ne informimin me korrektesi te publikut.

 

Çlirim GJATA

KRYETAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

 

 

Mbi ecurine e procesit zgjedhore, per zgjedhjet e pjeseshme, per kryetar, Komuna Kashar

Pas dekretimit nga ana e Presidenti te Republikes, z. Bamir TOPI, te dates 27.07.2008, si diten e zgjedhjeve te pjesshme per kryetar te komunes Kashar (Nr. Dekretit 5772, me 24.06.2008), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u angazhua menjehere per realizimin e ketij raundi zgjedhor, konform te gjitha parametrave dhe standardeve te kerkuara.

Puna filloi me vendimet per afatet kohore qe duhet te respektoheshin nga subjektet politike per zhvillimin normal te ketij procesi, si edhe per subjektet politike qe gezonin te drejten per te propozuar anetare ne perberjen e KZQV-se Kashar.

Paralelisht, KQZ miratoi dhe strukturen e shpenzimeve buxhetore per zgjedhjet e pjesshme ne kete komune, e cila kapi shumen 3.045.40 leke, ose 227.7 leke per votues(1.6euro) komform listes se fundit te te zgjedhesve te miratuar nga drejtuesi i pushtetit vendor.

Ne perfundim te afatit ligjor kohor, ne KQZ u regjistruan 11 subjekte politike , Parti per te marre pjese ne zgjedhjet e pjesshme per kryetar, ne komunen Kashar dhe asnje koalicion.

Po ne kete kuader, KQZ pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur nga zv/kryetari komunes Kashar, me shkrese nr.1783, date 08.07.2008, konstatoi se strukturat vendore kishin propozuar ngritjen 18 QV, per 13.371 zgjedhes . Nga informacioni i ardhur nga zv/kryetari i Komunes Kashar, rezulton se nga keto 18 qendra votimi, 16 QV, jane krijuar ne ndertesa publike, ndersa 2 QV, jane krijuar ne ndertesa private. Caktimi i vendndodhjeve te Qendrave te Votimit ne ndertesa private plotesonte parametrat optimale per funksionimin e tyre, fakt i konstatuar dhe nga inspektimi ne vend i inspektoreve te KQZ-se, te caktuar me kete detyre.

Pas shtimit te 2-perqindeshit mbi numrin e zgjedhesve qe percakton Kodi Zgjedhor, KQZ vendosi se sasia e fleteve te votimit qe duhet te prodhohet eshte 13.638 cope.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, me propozimin e KZQV-se, Komuna Kashar, per vendndodhjen e Vendit te Numerimit te Votave, si dhe informacionin e inspektoreve te saj, ne prezence te perfaqesuesve te partive politike, bazuar dhe ne Vendimin nr.5, date 11.07.2008, vendosi qe si VNV te caktohet salla e mbledhjeve, ne katin e trete te shkolles publike “Sadik Stavaleci”, fshati Mezes, Komuna Kashar. Ambienti i propozuar ndodhet brenda territorit te Komunes Kashar, ka kushte te mira fizike, siperfaqe 100 m2, me ndriçim, eshte i pajisur me tavolina dhe karrige, ploteson me se miri parametrat per vendndodhjen dhe funksionimin si VNV.

Ne keto zgjedhje te pjesshme per kryetar ne komunen Kashar, prane KZQV-se Kashar, u regjistraun keta kandidate:

 

•  ALFRED PETRIT BAKALLI- LSI,PDS,AD

2. BESNIK ISLAM FUÇIA- Partia Demokratike

3. RUSTEM BILAL MURATI- I Pavarur

4. SINAN TAHIR EGRA-Partia Socialiste

 

Gjithashtu eshte mbajtur nje bashkepunim i ngushte dhe i perditshem me pushtetin vendor ne Komunen Kashar, zv/Kryetarin dhe sherbimin e gjendjes civile aty. U pergatiten ne kohe, ne bashkepunim edhe me Drejtorine e Pergjithshme te Gjendjes Civile, prane Ministrise se Brendeshme dhe komform ligjit, listat e zgjedhesve qe do te votojne me dt. 27 korrik per kryetarin e tyre. Keto lista u shpallen ne ambientet e komunes ne fjale, iu dorezuan KZQV-se Komuna Kashar te printuara dhe elektronikisht dhe u shpallen ne ambientet e KZQV-se, si dhe per cdo qender votimi, ne ambientet e ketyre te fundit.

Jane vendosur komunikime me Policine e Shtetit per identifikimin e te gjitha objekteve zgjedhore dhe ruajtjen e tyre nga Policia deri ne perfundiom te procesit.

Po keshtu, eshte vendosur komunikimi me drejtorine e pergjithshme te KESH. sh.a. per marrjen e masave dhe mosnderprejen e furnizimit me energji te objekteve zgjedhore gjate gjithe procesit.

Ne KQZ vazhdon puna per pergatitjen e bazes logjistike per zgjedhje brenda afateve dhe standarteve te kerkuara. Jemi ne ndjekje te fushates se subjekteve kandidate, e cila deri me tani po zhvillohet e qete dhe korrekte.

 

Njoftim subjekteve politike per afatet kohore dhe vendin e zhvillimit te programit te trainimit me anetaret e KQV-ve dhe GN-ve, per zgjedhjet e pjesshme per Kryetarin e Komunes Kashar, te dates 27.07.2008.

Për : Partinë Demokratike të Shqipërisë

Partinë Socialiste të Shqipërisë

Partinë Republikane Shqiptare

Partinë Socialdemokrate të Shqipërisë

Partinë Demokrate të Re

Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim

Partinë Demokristiane

Partinë Aleanca Demokratike

Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut

Partinë Agrare Ambjentaliste

Partinë Demokracia Sociale

 

Për dijeni: Prezencës së OSCE, Tiranë

Lënda: Njoftim për zhvillimin e programit të trajnimit me anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit, të Komunës Kashar, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar komune, datë 27 Korrik 2008

Të nderuar zotërinj:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim të kërkesave të Kodit Zgjedhor, ditën e Premte dhe të Shtunë, më datë 25 dhe 26 Korrik 2008, ora 10.00 , do të zhvillojë” , program trajnues me anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit të Komunës Kashar, në ambjentet e shkollës publike “Sadik Stavaleci”, fshati Mëzez, Komuna Kashar.

Program specifik trajnues do të zhvillohet në Vendin e Numërimit të Votave edhe me anëtarët e Grupeve të Numërimit të ngritura nga KZQV-ja, Komuna Kashar, para fillimit të procesit të numërimit të votave.

Ju sjellim në vëmendjen tuaj të njoftoni anëtarët dhe sekretarët e KQV-ve të propozuar nga Ju dhe të emëruar në këto komisione nga KZQV-ja Komuna Kashar, për pjesëmarrje në programin e trajnimit e përcaktuar edhe si detyrim ligjor, në nenin 29, pika 6, neni 45, pika 1, gërma “dh”, e Kodit Zgjedhor dhe për vetë rëndësinë e këtij programi.

 

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

 

  Çlirim GJATA

____________________

KRYETAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve