KQZ shpall rezultatin përfundimtar
të zgjedhjeve për Kryetarin e Komunës Fajzë,
Qarku Kukës, të datës 19.03.2006
Në datë 19.03.2006, në Komunën Fajzë
të Qarkut Kukës, u zhvilluan zgjedhjet për Kryetarin
e Komunës. Partia Socialiste e Shqipërisë i kërkoi
KQZ-së shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në
dy qendra votimi të kësaj njësie zgjedhore. KQZ
me vendimin nr. 44, datë 31.03.2006 vendosi rrëzimin
e kësaj kërkese.
Vendimi i KQZ-së u ankimua nga Partia Socialiste e Shqipërisë
në Kolegjin Zgjedhore në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Kolegji Zgjedhor në Gjykatën e Apelit Tiranë
vendosi në datë 11.04.2006 mospranimin e kërkesës
së Partisë Socialiste të Shqipërisë
dhe lënien në fuqi të Vendimit nr. 44, datë
31.03.2006 të KQZ-së.
Komisioni i Zgjedhjeve për Qeverisjen Vendore të
Komunës Fajzë ka vendosur të miratojë rezultatin
e zgjedhjeve për kandidat për kryetar të Komunës
Fajzë dhe të shpall fitues z. Jakup Xhem Sefolli kandidat
i mbështetur nga Partia Demokratike.
Pas përfundimit të gjithë procedurave ligjore
të lidhura me zgjedhjet në Komunën Fajza, Komisioni
Qendror i Zgjedhjeve më datën 13.04.2006 shpalli rezultatin
përfundimtar të zgjedhjeve sipas rezultatit të
nxjerrë nga KZQV e Komunës Fajza, Qarku Kukës
KQZ miraton Raportin Vjetor për vitin 2005
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar Raportin Vjetor
të veprimtarisë së institucionit për vitin
2005. Raporti do të paraqitet në Kuvendin e Shqipërisë,
në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor.
Në këtë Raport të KQZ-së për
vitin 2005, paraqitur Kuvendit të Shqipërisë,
pasqyrohet veprimtaria e këtij institutcioni lidhur me
përgatitjen, zhvillimin, administrimin dhe shpalljen e
rezultatit të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë
të datës 3 Korrik 2005.
Të konsideruara si një proçes rezultati i
të cilit, do të kishte peshën kryesore në
proçesin për nënshkrimin e Marrveshjes së
Stabilizim Asocimit dhe progresit në përgjithësi
të shoqërisë shqiptare, ai pati gjithë vëmendjen
dhe angazhimin e plotë profesional dhe qytetar të
KQZ-së.
KQZ duke respektuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor bëri
të gjitha përpjekjet që këto zgjedhje të
ishin jo vetëm një progres i radhës sikurse kanë
qënë të tilla nga viti 2000 e vazhdim, por edhe
të arrinin standartet e zgjedhjeve të vendeve me demokraci
të zhvilluar dhe të konsoliduar prej vitesh.
Zgjedhjet e 3 Korrikut 2005 edhe pse arritën për
herë të parë disa standarte për zgjedhje
sipas përcaktimeve në dokumentet e OSBE-së dhe
KE-së, treguan edhe një herë se interesi politiko-elektoral
dominon shpesh jo vetëm interesin por edhe detyrimin për
të respektuar rregullat dhe normat kushtetuese dhe ligjore
që garantojnë një proçes të lirë
dhe të drejtë.
|