Janar
Shkurt
Mars
Prill
Maj
Qershor
Korrik
Gusht
Shtator
Tetor
Nentor
Dhjetor

 
 


KQZ miraton strukturen e shpenzimeve buxhetore per zgjedhjet 2005

[ 22. 02. 2005 ] Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot vendimin per buxhetin e zgjedhjeve te ardhshme per Kuvendin e Shqiperise. Me vendimin numer 117, date 15.10.2004, KQZ kishte vendosur miratimin e struktures se shpenzimeve buxhetore per zgjedhjet e vitit 2005, por ndryshimet ne Kodin Zgjedhor kane sjelle edhe ndryshime ne buxhetin e zgjedhjeve, pasi jane shtuar procedura te reja, te cilat rrisin faturen financiare te administrimit te zgjedhjeve.

KQZ, duke konsideruar se ndryshimet ne Kodin Zgjedhor sjellin shpenzime te paparashikuara, ka pergatitur nje projekt-buxhet per strukturen e ndryshuar te shpenzimeve buxhetore per zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise se vitit 2005.

Shuma qe Kuvendi i Shqiperise ka vene ne dispozicion per administrimin e zgjedhjeve eshte 577 milione leke, por ndryshimet ne kuadrin ligjor te zgjedhjeve kerkojne te reflektohet nje shtese ne strukturen e shpenzimeve buxhetore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vleresoi se shtesa ne dokumentacioni zgjedhor, pagesa e grupeve te numerimit, blerja e kutive te reja te votimit, mjediset ku do te kryhet numerimi i votave, transporti i materialeve zgjedhore, kerkon nje buxhet shtese prej 359 milione lekesh.

Ne perfundim te mbledhjes, KQZ miratoi strukturen e shpenzimeve buxhetore per zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise te vitit 2005 ne shumen 936 milione leke.


KQZ vendos modelin e kutise se votimit per zgjedhjet kuvendore 2005


[ 17. 02. 2005 ] Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjate mbledhjes se sotme vendosi te miratoje modelin e kutise se votimit per zgjedhjet e ardhshme per Kuvendin e Shqiperise. KQZ vendosi te perdore modelin e kutise se votimit te ofruar nga kompania e specializuar kanadeze CODE Incorporated, pasi ky model ploteson parametrat e sigurise dhe karakteristikat teknike te nevojshme per procesin zgjedhor. Modeli i perzgjedhur i kutise se votimit mori edhe pelqimin e perfaqesuesve te partive politike ne KQZ. Sasia e kutive te votimit qe do te porositet menjehere eshte 10.500 cope.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi boja matrikuluese e zgjedhesve te jete e padukshme dhe e kontrollueshme me detektor ultraviolet duke ndjekur te njejten pervoje te zgjedhjeve te fundit vendore. KQZ gjithashtu percaktoi edhe modelin e dhomes se fshehtesise qe do te perdoret diten e zgjedhjeve te pergjithshme per Kuvend.


KQZ miraton strategjine e edukimit te zgjedhesve dhe projektin e trajnimit te KZZ-ve


[ 11. 02. 2005 ]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne vijim te masave pergatitore per zgjedhjet e ardhshme per Kuvendin e Shqiperise, ka miratuar strategjine e edukimit te zgjedhesve. Kjo strategji perfshin te gjithe kuadrin e nevojshem per sensibilizimin e shtetasve mbi zgjedhjet kuvendore te vitit 2005.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar gjithashtu edhe projektin e trajnimit te anetareve te komisioneve zgjedhore zonale (KZZ), i cili permban te gjitha hapat e procesit te dhenies se njohurive te administrimit te zgjedhjeve.



KQZ miraton Planin e Veprimit per Zgjedhjet per Kuvendin 2005


[ 04. 02. 2005 ] Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot Planin e Veprimit per zgjedhjet e ardhshme per Kuvendin e Shqiperise. Plani i veprimit permban te gjitha hapat organizative qe do te nderrmarre Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per administrimin e sakte te zgjedhjeve te pergjithshme 2005.

Plani i veprimit perfshin te gjitha vendimet, udhezimet dhe masat e parashikuara nga Komisioni Qendror te Zgjedhjeve per periudhen parazgjedhore.