KQZ takim me Drejtorin e ODIHR Ambasadorin
Christian Strohal
[ 13. 04. 2005 ] Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi
sot nje takim pune me Drejtorin e ODIHR, Ambasadorin Christian
Strohal mbi pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme per Kuvendin
e Shqiperise.
Ambasadori Strohal, se bashku me z. Nikolai Vulchanov, u njoh nga afer me veprimtarine e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe me hapat e ndermarre nga ky institucion per mbarevajtjen e Zgjedhjeve 2005.
Anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve shprehen gatishmerine e KQZ per te zbatuar ligjin zgjedhor, si edhe per te punuar me te gjithe faktoret e procesit ne menyre qe te garantohe zgjedhje ne perputhje me standartet e kerkuara
Drejtori i ODIHR, Ambasadori Strohal deklaroi se rendesia e
ketij procesi zgjedhor pasqyrohet ne ndarjen e pergjegjesive
mes partive politike, qeverise, dhe administrates se zgjedhjeve.
"Ne vleresojme menyren profesionale me te cilen po pergatitet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve" - deklaroi zoti Strohal.
Zyrat Rajonale Zgjedhore te KQZ nisin sot funksionimin
[ 02. 04. 2005 ] Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
zhvilloi sot trajnimin perfundimtar te inspektoreve te 12 Zyrave
Rajonale Zgjedhore, te cilat do te funksionojne ne te gjitha
prefekturat e vendit. Ngritja e Zyrave Rajonale Zgjedhore eshte
nje projekt i ri i KQZ dhe sjell formimin per here te pare te
strukturave te tilla per procesin e ardhshem zgjedhor.
Zyrat Rajonale Zgjedhore do te kryejne detyra te karakterit
ekzekutiv dhe organizativ dhe do te mundesojne percjelljen e
menjehershme te vendimeve dhe udhezimeve te Komisionit Qendror
te Zgjedhjeve per komisionet e zonave zgjedhore. Gjithashtu,
keto struktura do te japin ndihmese ne organizimin e trajnimeve
te komisionereve zgjedhore, sigurimin e bazes logjistike dhe
do te mbajne kontakte te vazhdueshme me subjektet zgjedhore
vendore.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlereson se ngritja dhe funksionimi
i Zyrave Rajonale Zgjedhore do te jete nje mundesi me shume
per administrimin e zgjedhjeve te ardhshme per Kuvendin e Shqiperise.
|