KQZ percakton partite politike qe kane te drejte te propozojne
anetare te KZZ-ve per zgjedhjet parlamentare te vitit 2005
[26.01.2005] Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
gjate mbledhjes se sotme, diskutoi mbi percaktimin e partive
politike qe kane te drejte te propozojne anetaret e Komisioneve
Zgjedhore Zonale (KZZ) per zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise
te vitit 2005.
Ne baze te dispozitave te Kodit Zgjedhor, Komisioni Qendror
i Zgjedhjeve vendosi qe Partia Socialiste e Shqiperise, Partia
Demokratike, Partia SocialDemokrate, Partia Bashkimi per te
Drejtat e Njeriut, Partia Demokrate e Re dhe Partia Republikane
kane te drejte te paraqesin secila propozimin per nje anetar
te KZZ-ve.
Anetari i shtate i komisioneve zgjedhore zonale do te percaktohet
me short te hedhur ne KQZ sipas dispozitave te Kodit Zgjedhor.
|