English version...

   
   
 Mbledhje te KQZ online
Brenda KQZ Jashte KQZ
Kuvendi
Kryeministria
Kodi zgjedhor
Kushtetuta
Rregullore e KQZ-se
   
OSCE - ODIHR
IFES
ACEEEO
IDEA International
 

           
         
 
 
Sugjerime
na kontaktoni
                    
                    
                   
                     
Veprimtaria
  Aktivitete, lajme mbledhje, seanca publike, trainime seminare
 
 
Historiku
Në Nëntor të vitit 1998, nëpërmjet një referendumi kombëtar, populli shqiptar aprovoi Kushtetuten e re e cila në nenet 153 dhe 154 sanksionoi krijimin e Komisionit Qëndror të Zhgjedhjeve (KQZ) si organ të përhershëm i përbëre nga shtate anëtarë.

Me miratimin nga Kuvendi i Shqiperisë të Ligjit Nr. 8609, datë 08/05/2000 "KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISE", Komisioni mori formën e tij të plotë ligjore në nenet 16-31 të këtij kodi.

Qershori i vitit 2000 shënon fillimin e aktivitetit te KQZ-së me gjashtë anëtarë të emëruar sipas Kushtetutës, dy nga Presidenti i Republikes, tre nga Këshilli i Larte i Drejtësisë dhe një nga Kuvendi. Një muaj më pas, dhe pikërisht në Korrik të vitit 2000, Kuvendi emëroi anëtarin e shtatë të KQZ-së.

Shtatë anëtarët e parë të KQZ-së të kostituar ishin z. Fotaq NANO kryetar, znj. Mimoza ARBI zëvendëskryetar, z. Maksim SHIMANI anëtar, z. Klement ZGURI anëtar, z. Pandeli VARFI anëtar, z. Shahin BISTRI anëtar dhe z. Gasper KOKAJ anëtar.

Zgjedhjet e para që u përgatiten nga ky Komision ishin ato të zhvilluara në Tetor të vitit 2000 për zgjedhjen e Organeve te Qeverisjes Vendore.

Disa muaj pas perfundimit të zgjedhjeve vendore të Tetorit 2000, kanë dhënë dorëheqjen nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve Fotaq Nano, Mimoza Arbi dhe Shahin Bistri.

Më 10 Shkurt të vitit 2001 Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjodhi dy anëtarët e rinj të këtij Komisioni që ishin z. Ilirjan CELIBASHI dhe z. Igli TOSKA, dhe më 12 Shkurt të po këtij viti Kuvendi zgjodhi dhe z.Tomorr MALAJ si anëtar të këtij komisioni.

Gjate vitit 2003 perfunduan mandatin e tyre si anetare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Igli Toska, Gasper Kokaj dhe Klement Zguri. Keshilli i Larte i Drejtesise emeroi anetare te KQZ, znj. Deshira Subashi, Presidenti i Republikes emeroi z. Klement Zguri dhe Kuvendi vendosi z. Dode Prenga.

Ne date 25 Nentor 2004, Keshilli i Larte i Drejtesise zgjodhi z. Clirim Gjata si anetar te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ne vend te anetarit Maksim Shimani.

Gjatë vitit 2006 perfunduan mandatin e tyre si anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve z. Ilirjan CELIBASHIi, z. Pandeli VARFI, z. Tomor MALAJ. Këshilli i Lartë i Drejtësisë emëroi anëtar z. Flamur ÇATO, Presidenti i Republikës z. Fatmir KUMBARO dhe Kuvendi z. Arben RISTANI.

Me Ligjin Nr.9675, datë 13.01.2007 ndryshoi Kushtetuta dhe KQZ nga shkurti 2007 përbëhet nga 9 anëtarë. Kuvendi emëroi anëtarë z. Shkëlqim Hysi dhe z. Gent Shala.

Me Ligjin Nr.9904, date 21.04.2008 ndryshoi Kushtetuta e Republikes se Shqiperise dhe shfuqizoi nenet 153 e 154 ku saksionohej krijimi i KQZ-se duke ja lene kete Kodit Zgjedhor.

Me Ligjin Nr.10019, date 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise" u saksionua krijimi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve si organi me i larte shteteror i perhershem, i ngarkua me administrimin e zgjedhjeve, me 7 anetare, me mandat 4 vjeçar. Anetaret dhe kryetari i KQZ-se zgjidhen nga Kuvendi i Shqiperise.

Me date 02.02.2009 Kuvendi zgjodhi kryetar te KQZ-se z.Arben Ristani dhe anetare z.Artan Lazaj, znj.Deshira Subashi, z.Hysen Osmanaj, z.Klemet Zguri, z.Pandeli Varfi dhe znj.Vera Shtjefni.