Në
zbatim të nenit 29 të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja
kryen këto detyra kryesore:
1. Nxjerr, në zbatim të ligjit dhe brenda
sferës së juridiksionit të saj, vendime
dhe udhëzime me fuqi juridike të përgjithshme
në të gjithë territorin e Repulikës.
2. Merr vendime
për njësimin e praktikave zgjedhore.
3. Drejton dhe kontrollon, nëpërmjet anetareve dhe strukturave te saj, proçesin parazgjedhor
dhe atë zgjedhor.
4. Shpall
me vendim rezultatet përfundimtare të
zgjedhjeve në shkallë vendi, në bazë
të rezultateve të shpallura nga KZZ-ja,
ose sipas rastit KZQV-ja, dhe pas perfundimit te shqyrtimit te ankimeve ne gjykate.
5. Shpall
kandidatët fitues nga listat shumemërore
për deputet.
6. Zbaton
progame për edukimin zgjedhor të shtetasve
dhe për trajnimin e avëtarëve të
komisioneve të zgjedhjeve.
7. Emëron
dhe shkarkon, në përputhje me këtë
Kod, anëtarët e KZZ-së, KZQV-së
dhe të komisioneve zgjedhore të qarqeve
dhe i mbikëqyr ato në përmbushjen
e detyrave të tyre.
8. Boton
buletinin e zgjedhjeve, I cili përmban rezultatet
e zgjedhjeve për çdo njësi zgjedhdore
dhe qendër votimi, si dhe një raport mbi
shpenzimet zgjedhore.
9. Paraqet
në Kuvend, brenda muajit shkurt të çdo
vit, një raport vjetor mbi veprimtartë
e vitit të kaluar.
10. Përgatit
projektbuxhetin vjetor, sipas ligjit perkates, per funksionimin e institucionit dhe, pas miratimit me ligj te buxhetit, percakton ne menyre te pergjithshme strukturen e shpenzimeve buxhetore.
11. Përgatit projektbuxhetin per zgedhjet e pritshme dhe administron fondet e vëna në dispozicion nga buxheti
i shtetit dhe nga burime të tjera të ligjshme
në shërbim të zgjedhjeve, duke marre vendim per strukturen e shpenzimeve buxhetore dhe donacioneve te ndryshme per zgjedhjet.
12. Shqyrton
dhe zgjidh ankesat e
subjekteve zgjedhore për zhvillimin e proçesit
zgjedhor, në përputhje me rregullat e
këtij Kodi.
14. Cakton
masën e shpërblimit për anëtarët
dhe përfaqësuesit pa të drejtë
vote të komisioneve zgjedhore.
15. Vendos
sanksione administrative kundër personave që
kryejnë kundërvajtje administrative në
lidhje me zgjedhjet, si dhe bën kallëzim
penal për vepra penale në lidhje me zgjedhjet.
16. Kryen
detyra të tjera që burojnë nga ky
Kod ose nga ligje të tjerë.
|