|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
(Ky
ligj ka ndryshuar me ligjin nr.9297, datë21.10.2004, ligjin nr.9341,
datë 10.01.2005, ligjinnr.9371, datë 14.04.2005 dhe ligjin
nr.9676, datë 13.01.2007) |
|
|
|
Në mbështetje të
neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një
grupi deputetësh,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
PJESA
E PARË : PERKUFIZIME DHE PARIME |
|
|
|
Neni 1
Qëllimi i këtij Kodi
Ky Kod ka për qëllim përcaktimin e rregullave:
a) për votimin për zgjedhjet për Kuvendin, për organet
e qeverisjes vendore dhe në referendum;
b) për organizimin dhe funksionimin e komisioneve të zgjedhjeve;
c) për përgatitjen dhe rishikimin e listave të zgjedhësve;
ç) për caktimin e zonave zgjedhore;
d) për regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe financimin e tyre;
dh) për pasqyrimin e fushatave zgjedhore nga ana e mediave;
e) për zhvillimin dhe vlefshmërinë e referendumeve;
ë) për procedurat e votimit dhe të nxjerrjes së
rezultateve të zgjedhjeve;
f) për shkeljet penale dhe administrative të dispozitave të
këtij Kodi.
Neni 2
Përkufizime
Për qëllimet e këtij Kodi:
1. “Data e zgjedhjeve” është data e votimit e
caktuar me dekret të Presidentit të Republikës.
2. “Institucione të posaçme” janë burgjet,
vendet e paraburgimit, si dhe spitalet ose institucionet e tjera shëndetësore,
që pranojnë pacientë për më shumë se tri
ditë.
3. “Kandidat” është një shtetas shqiptar,
i regjistruar në komisionet e zgjedhjeve si kandidat për deputet
ose për kryetar bashkie a komune, ose për këshillin e
bashkisë a të komunës, në përputhje me këtë
Kod, për të cilin do të votohet në zgjedhje.
4. “Kandidat i pavarur” është një kandidat
për deputet ose për kryetar bashkie a komune, ose për
këshillin e bashkisë a të komunës, që nuk mbështetet
nga asnjë parti politike.
5. “Koalicion” është një grupim i dy ose
më shumë partive politike të regjistruara në KQZ,
të cilat paraqesin kandidat për deputet, kandidat për
kryetar bashkie ose komune ose një listë shumemërore
për zgjedhjet për Kuvendin ose këshillin e bashkisë
a komunës.
6. “KQV” është Komisioni i Qendrës së
Votimit.
7. “KQZ” është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,
i krijuar sipas nenit 154 të Kushtetutës.
8. “KZQV” është Komisioni i Zgjedhjeve për
Qeverisjen Vendore.
9. “KZZ” është Komisioni i Zonës Zgjedhore.
10. “Listat e zgjedhësve” janë dokumente zyrtare
të regjistrimit të zgjedhësve për çdo zonë
të qendrës së votimit, të parashikuara në përputhje
me këtë Kod.
11. “Listë shumemërore” është lista
e kandidatëve të një partie politike ose koalicioni,
e cila miratohet nga KQZ-ja dhe shërben për caktimin e deputetëve
nga mandatet plotësuese për Kuvendin ose për caktimin
e këshilltarëve në këshillat e njësive të
qeverisjes vendore.”
12. “Listë shumemërore e përbashkët”
është lista e kandidatëve të një koalicioni,
i cili paraqitet si një subjekt i vetëm në fletën
e votimit.
13. “Listë shumemërore e përbërë”
e një koalicioni është lista shumemërore që
përbëhet nga lista të veçanta të partive
të koalicionit, të cilat paraqiten veçmas në fletën
e votimit.
14. “Njësi zgjedhore” është një zonë
zgjedhore ose një bashki a komunë në rastin e zgjedhjeve
vendore.
15. “Parti politike” është një parti e regjistruar
në përputhje me ligjin nr. 8580, datë 17.2.2000 “Për
partitë politike”.
16. “Periudhë e zgjedhjeve” është periudha
nga 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve, deri në
shpalljen përfundimtare të rezultateve të votimit.
17. “Përfaqësues i subjektit zgjedhor” është
një person i autorizuar nga një kandidat ose parti politike
e regjistruar, për të përfaqësuar interesat e tyre
dhe për të marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve
zgjedhore, në emër dhe për llogari të kandidatit
ose të partisë.
18. “Qendër votimi” është mjedisi i caktuar
për zhvillimin e votimit, në përputhje me këtë
Kod.
19. “Referendum kushtetues” është referendumi,
që zhvillohet sipas pikës 4 ose 5 të nenit 177 të
Kushtetutës.
20. “Referendum i përgjithshëm” është
referendumi, që zhvillohet sipas nenit 150, 151 dhe 152 të
Kushtetutës.
21. “Referendum vendor” është referendumi, që
zhvillohet sipas pikës 4 të nenit 108 të Kushtetutës.
22. “Regjistri Kombëtar i Zgjedhësve” është
një agregat i listave të zgjedhësve, të hartuara
sipas rregullave përkatëse të këtij Kodi.
23. “Rishikimi i listave” është procesi i fshirjes
ose i shtimit të emrave apo i ndryshimit të të dhënave
në listat e zgjedhësve.
24. “Student” është çdo zgjedhës i
regjistruar si student me shkëputje nga puna në një program
arsimimi ose kualifikimi profesional në Shqipëri për
jo më pak se tre muaj, vendqëndrimi i të cilit, për
qëllimin e edukimit ose të kualifikimit, është i
ndryshëm nga vendbanimi i tij.
25. “Subjekte zgjedhore” janë partitë politike,
koalicionet e regjistruara në KQZ, kandidatët e tyre, si dhe
kandidatët e pavarur të regjistruar në KZZ ose KZQV.
26 (shfuqizohet)
27 (shfuqizohet)
28. “Zgjedhës” është çdo shtetas shqiptar
me të drejtë vote.
29. “Zgjedhës në Forcat e Armatosura ose në Forcat
e Rendit” janë të gjithë zgjedhësit, që
shërbejnë në Forcat e Armatosura ose në Forcat e
Rendit, me vendqëndrim në një repart ushtarak ose të
rendit.
30. “Zgjedhje” janë votimet për Kuvendin, për
organet përfaqësuese të qeverisjes vendore ose në
referendum.
31. “Zgjedhje të pjesshme” janë votimet për
të plotësuar vendin e kandidatit të pavarur të zgjedhur
në një zonë njëemërore ose vendin e kryetarit
të bashkisë a të komunës, si dhe për zgjedhjen
e një këshilli të ri vendor në rast shpërndarjeje.
32. “Zonë e qendrës së votimit” është
një zonë gjeografike brenda territorit të një bashkie,
komune ose zone zgjedhore, e përcaktuar në përputhje
me këtë Kod.
33. “Zonë zgjedhore” është një nga 100
ndarjet gjeografike të territorit të Republikës së
Shqipërisë, e përcaktuar në përputhje me Kushtetutën,
si dhe me rregullat e këtij Kodi, në të cilën votohet
për zgjedhjen e një deputeti.
34. “Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve” është
rezultati i shpallur nga KQZ-ja, në përputhje me pikën
4 të nenit 29 të këtij Kodi dhe përfshin:
a) rezultatin e votimit për kandidatët për deputetë
ose kryetarë bashkie dhe komune, të cilët janë zgjedhur
në mënyrë të drejtpërdrejtë në njësitë
zgjedhore përkatëse; dhe
b) numrin e vendeve të fituara nga çdo parti politike ose
koalicion, pas llogaritjeve të parashikuara në këtë
Kod; ose
c) rezultatin e votimit në referendum, sipas dispozitave të
Pjesës së Nëntë të këtij Kodi.
35. “Marrëdhënie krushqie e afërt” është
lidhja e krushqisë midis anëtarit të komisionit dhe kandidatit,
ku njëri prej tyre është prind i bashkëshortit ose
bashkëshortes së tjetrit apo motër ose vëlla i bashkëshortit
ose bashkëshortes, apo bashkëshort i motrës së bashkëshortes
ose të bashkëshortit apo bashkëshorte e vëllait
të bashkëshortes ose të bashkëshortit.
Neni 3
Parime të përgjithshme
1. Zgjedhjet bëhen me votim të lirë, të fshehtë
dhe të drejtpërdrejtë, sipas rregullave të parashikuara
në këtë Kod.
2. Çdo shtetas shqiptar, pa dallim race, etnie, gjinie, gjuhe,
bindjeje politike, besimi ose gjendjeje ekonomike, ka të drejtë
të zgjedhë dhe të zgjidhet në përputhje me
rregullat e parashikuara në këtë Kod.
3. Zgjedhësit ushtrojnë lirisht të drejtën e votës,
në përputhje me rregullat e parashikuara në këtë
Kod.
4. Zgjedhësit janë të barabartë në ushtrimin
e të drejtës për të zgjedhur dhe për t’u
zgjedhur.
5. Ndarja e zonave zgjedhore bëhet duke përfshirë në
secilën prej tyre një numër afërsisht të barabartë
zgjedhësish.
6. Çdo zgjedhës ka të drejtën vetëm të
një vote për zgjedhjen e një subjekti zgjedhor ose të
një alternative referendare, sipas rregullave të parashikuara
në këtë Kod.
7. Subjektet zgjedhore janë të lira të bëjnë
propagandë zgjedhore në çdo mënyrë të
ligjshme.
8. Komisionet zgjedhore, të parashikuara në këtë
Kod, i përmbushin funksionet e tyre në mënyrë të
paanshme dhe transparente.
9. Ministritë dhe institucionet e tjera të administratës
publike janë të detyruara të garantojnë moscenimin
e parimeve të përgjithshme të përcaktuara në
këtë nen, si dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme
me qëllim që të mos dëmtohet ose pengohet nga veprimtaria
e tyre administrimi dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira, të
drejta, demokratike dhe transparente.
Neni 4
Subjektet e parimit të moscenimit të zgjedhjeve
Parimi i moscenimit të zgjedhjeve zbatohet për të gjitha
nivelet e institucioneve të administratës publike në
nivel qendror dhe vendor. Këtij parimi i nënshtrohen të
gjithë nëpunësit ose funksionarët politikë
gjatë veprimtarisë së tyre, në emër dhe për
llogari të institucionit.
Neni 5
Ndalimi i përdorimit të burimeve në mbështetje të
kandidatëve, partive politike ose koalicioneve
1. Me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj,
nuk mund të përdoren ose të vihen në mbështetje
të kandidatëve, të partive politike ose të koalicioneve
në zgjedhje, burime të ministrive ose të institucioneve
të tjera të administratës publike në nivel qendror
ose vendor.
2. Në kuptim të këtij neni, “burime” quhen
asetet e luajtshme dhe të paluajtshme të parashikuara në
nenin 142 të Kodit Civil, si dhe çdo burim njerëzor
i institucionit. Me “burime njerëzore” kuptohet përdorimi
i administratës së institucionit brenda orarit të punës
për qëllime zgjedhore. Edhe marrja në punë, pushimi
nga puna, lirimi, lëvizja dhe transferimi në detyrë,
me përjashtim të rasteve të motivuara, konsiderohen veprimtari
të institucionit të administratës publike.
Neni 6
Emërimi dhe detyrat e nëpunësit ndërlidhës
1. Aparati i Këshillit të Ministrave dhe i Kryeministrisë,
të gjitha ministritë, prefekturat dhe bashkitë janë
të detyruara të caktojnë nëpunës ndërlidhës,
përgjegjës për shkëmbimin e informacionit me KQZ-në,
për veprimtaritë që kanë lidhje me administrimin
ose zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike,
jo më vonë se 24 orë pas caktimit të datës
së zgjedhjeve.
2. Për emërimin e nëpunësit ndërlidhës
i dërgohet njëkohësisht njoftim me shkrim KQZ-së,
në të cilin përfshihet emri i nëpunësit, detyra
ose titulli që mban, adresa e punës, si dhe numrat e telefonit
dhe faksit. Në rast se ndonjëri nga këto institucione
nuk cakton nëpunësin e vet ndërlidhës, në përputhje
me kërkesat dhe brenda afatit të përcaktuar në këtë
nen, atëherë titullari i institucionit përkatës
konsiderohet se ka marrë përsipër funksionin e nëpunësit
ndërlidhës.
3. Nëpunësi ndërlidhës ka për detyrë t’i
paraqesë KQZ-së informacion të plotë me shkrim për
urdhrat e titullarit për çdo veprimtari që mund të
ndikojë ose dëmtojë administrimin ose zhvillimin e zgjedhjeve
të lira, të drejta, demokratike dhe transparente. Ky informacion
i jepet me shkrim KQZ-së jo më vonë se 10 ditë përpara
datës së përcaktuar për fillimin e veprimtarisë.
4. Nëpunësit ndërlidhës i jepet aksesi i informacionit
në nivelet më të larta të institucionit të
vet, me qëllim shkëmbimin e informacionit me KQZ-në.
5. Në rast se KQZ-ja vlerëson se veprimtaria e institucionit
mund të dëmtojë ose të pengojë administrimin
ose zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të drejta, demokratike
dhe transparente, atëherë KQZ-ja informon me shkrim nëpunësin
ndërlidhës të institucionit përkatës jo më
vonë se 5 ditë përpara datës së përcaktuar
për fillimin e veprimtarisë.
Neni 7
Caktimi i datës së zgjedhjeve
1. Data e zgjedhjeve caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës,
sipas rregullave të parashikuara në nenet 65, 109, 115, 151
pika 3, 152 pika 3 dhe 170 pika 6 të Kushtetutës.
2. Për efekt të zbatimit të këtij Kodi, mandati
i Kuvendit mbaron në të njëjtën datë të
të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës
së mbledhjes së parë të tij. Mandati i organeve
të qeverisjes vendore mbaron në të njëjtën
datë të të njëjtit muaj të vitit të tretë
pas datës së shpalljes me vendim të KQZ-së në
shkallë vendi të rezultateve të zgjedhjeve për organet
e qeverisjes vendore.
3. “Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve
për Kuvendin jo më vonë se 75 ditë para mbarimit
të mandatit të Kuvendit. Me vendim të Kuvendit, mbyllja
e legjislaturës dhe shpërndarja e tij bëhen jo më
shpejt se 45 ditë para datës së caktuar për zgjedhjet
dhe jo më vonë se 3 ditë para kësaj date.
4. Në zbatim të nenit 87 të Kushtetutës, Presidenti
i Republikës cakton datën e zgjedhjeve jo më vonë
se 24 orë pas shpërndarjes së Kuvendit. Në zbatim
të nenit 65 të Kushtetutës zgjedhjet zhvillohen jo më
vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit. Datë
e shpërndarjes së Kuvendit është data e votimit
të pestë, sipas paragrafit 7 të nenit 87 të Kushtetutës,
kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Presidentin e ri.
5. Në zbatim të paragrafit 4 të nenit 96 të Kushtetutës,
kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, jo më
vonë se 24 orë pas votimit të parashikuar në pikën
3 të po atij neni, Presidenti i Republikës dekreton shpërndarjen
e Kuvendit dhe cakton datën e zgjedhjeve. Në zbatim të
nenit 65 të Kushtetutës zgjedhjet zhvillohen jo më vonë
se 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit.
6. Kur për shkaqe të tjera nga ato të përmendura
në pikat 3, 4 dhe 5 të këtij neni Kuvendi vetëshpërndahet,
atëherë Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve
jo më vonë se 24 orë pas shpërndarjes së tij.
Kuvendi shpërndahet në ditën e votimit të tij për
vetëshpërndarje. Në zbatim të nenit 65 të Kushtetutës
zgjedhjet zhvillohen jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes
së Kuvendit.”
7. Në çdo rast zgjedhjet për Kuvendin zhvillohen në
të dielën më të afërt me ditën e dyzet
e pestë pas datës së dekretit për caktimin e datës
së zgjedhjeve.
8. Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore zhvillohen 60 deri
30 ditë para mbarimit të mandatit të organeve vendore
ekzistuese ose jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes
ose shkarkimit të tyre. Në rast ankimi të organit të
shpërndarë ose të shkarkuar, Presidenti i Republikës
cakton datën e zgjedhjeve jo më vonë se 45 ditë
pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në rast të
mosushtrimit të së drejtës së ankimit nga organet
e qeverisjes vendore të shpërndarë ose të shkarkuar,
Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve jo më
vonë se 30 ditë pas mbarimit të afatit të ankimit,
të parashikuar në nenin 115 pika 3 të Kushtetutës.
Afatet e tjera zbatohen për analogji.
9. Dekreti i Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve
përmban datën dhe llojin e zgjedhjeve.
Neni 8
Orari i votimit
1. Kur data e zgjedhjeve caktohet ndërmjet 31 marsit dhe 15 tetorit,
qendrat e votimit hapen në orën 700 dhe mbyllen në orën
1900.
2. Kur data e zgjedhjeve caktohet ndërmjet 16 tetorit dhe 30 marsit,
qendrat e votimit hapen në orën 700 dhe mbyllen në orën
1800.
3. Askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes
të qendrave të votimit, me përjashtim të zgjedhësve
që presin për të votuar në kohën e mbylljes.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
PJESA E DYTË: ZGJEDHESIT, SUBJEKTET ZGJEDHORE
DHE VEZHGUESIT. |
|
|
|
|
|
|
|
|
| KREU
I: ZGJEDHESIT |
|
|
|
|
|
|
|
|
| Neni
9
Kushtet për të qenë zgjedhës
1. Çdo shtetas shqiptar që ka mbushur moshën 18 vjeç
në datën e zgjedhjeve ose para saj dhe që plotëson
kushtet e parashikuara në këtë Kod, ka të drejtë
të votojë për zgjedhjet për Kuvendin, për organet
e qeverisjes vendore dhe në referendume.
2. Përjashtohen nga e drejta për të zgjedhur shtetasit
e shpallur me vendim gjyqësor të formës së prerë,
si të pazotë për të vepruar për shkak të
paaftësisë mendore.
Neni 10
Vendi i votimit të zgjedhësve
Zgjedhësit votojnë në qendrën e votimit në
zonën e së cilës ata janë regjistruar në listën
e zgjedhësve.
Neni 11
Zgjedhësit që banojnë në një shtet tjetër
Zgjedhësit që banojnë në një shtet tjetër
kanë të drejtë të votojnë vetëm në
territorin e Republikës së Shqipërisë, sipas procedurave
të parashikuara në këtë Kod.
Neni 12
Zgjedhësit që ndodhen në vende të posaçme
Zgjedhësit, që në datën e zgjedhjeve ndodhen në
institucione të posaçme ose në reparte ushtarake apo
të rendit, si dhe studentët, votojnë sipas rregullave
të parashikuara në këtë Kod.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| KREU
II: KANDIDATET
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| Neni
13
Kushtet për të qenë kandidat
1. Kandidati për deputet, përveç kushteve për
të qenë zgjedhës, duhet të plotësojë edhe
kushtet e pikës 3 të nenit 45 dhe nenit 69 të Kushtetutës.
2. Kandidati për organet e qeverisjes vendore, përveç
kushteve të parashikuara në nenin 45 të Kushtetutës,
duhet të jetë shtetas me vendbanim në njësinë
përkatëse të qeverisjes vendore. Kandidati për organet
e qeverisjes vendore nuk mund të jetë deputet në Kuvend
ose kandidat për deputet.
3. Kandidatët e listave të partive, të depozituara në
komisionet e zgjedhjeve, duhet të plotësojnë kushtet
e parashikuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni.
Neni 14
Plotësimi i vendeve vakante në organet e zgjedhura
1. Kur vendi i deputetit në Kuvend mbetet vakant, ai plotësohet
me një anëtar të ri.
2. Kur mandati i një deputeti të zgjedhur nga lista shumemërore
e një subjekti zgjedhor mbaron në mënyrë të
parakohshme, vendi i tij plotësohet nga kandidati i radhës
në listë.
3.Kur mandati i një deputeti të zgjedhur në një
zonë zgjedhore mbaron në mënyrë të parakohshme,
vendi i tij plotësohet nga një deputet i ri i zgjedhur nga
zgjedhësit e së njëjtës zonë zgjedhore. Presidenti
i Republikës, mbi bazën e njoftimit të menjëhershëm
të Kryetarit të Kuvendit, cakton me dekret datën e zgjedhjeve
të pjesshme në atë zonë, jo më vonë se
45 ditë nga marrja e njoftimit. Deputeti i zgjedhur për plotësimin
e vendit vakant qëndron deri në fund të mandatit të
deputetit të larguar.
Kur mandati i një deputeti të zgjedhur në një zonë
zgjedhore mbaron në mënyrë të parakohshme gjatë
6 muajve të fundit të mandatit të Kuvendit, vendi i tij
plotësohet nga kandidati i radhës i listës shumemërore
të subjektit zgjedhor përkatës. Në rast se gjatë
kësaj periudhe mbaron mandati i një deputeti të pavarur,
ai nuk zëvendësohet.”
4. Kur vendi i kryetarit të bashkisë ose komunës mbetet
vakant, brenda dy javëve Këshilli i Ministrave njofton Presidentin
e Republikës. Presidenti i Republikës cakton datën e
zgjedhjeve të pjesshme për zgjedhjen e kryetarit të ri
të bashkisë ose komunës, brenda 45 ditëve nga data
e njoftimit. Kur vendi i këshilltarit në këshillat e
bashkisë ose të komunës mbetet vakant, ai plotësohet
nga kandidati i radhës së listës shumemërore përkatëse.
5. Në qoftë se vendi i kryetarit të bashkisë ose
komunës mbetet vakant gjatë 6 muajve të fundit të
mandatit të tij, këshilli përkatës zgjedh nga radhët
e veta një kryetar të ri, i cili qëndron në detyrë
deri në fund të mandatit.
6. Zgjedhjet e pjesshme zhvillohen sipas së njëjtës procedurë
si zgjedhjet e përgjithshme.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| KREU
III: PARTITE POLITIKE |
|
|
|
|
|
|
|
|
| Neni 15
Regjistrimi i partive politike
1. Çdo parti politike që paraqet kandidatë për
deputetë, kandidatë për kryetarë bashkie ose komune
apo për këshilltarë në këshillin e bashkisë
ose të komunës, në përputhje me procedurat e parashikuara
në këtë Kod, regjistrohet në KQZ si subjekt zgjedhor
jo më vonë se 40 ditë para datës së zgjedhjeve.
Partitë politike ose koalicionet, partitë anëtare të
të cilave kanë fituar së bashku më shumë se
20 për qind të votave në zgjedhjet e përgjithshme
pararendëse janë të detyruara të paraqesin kandidatë
në 100 zonat zgjedhore.
2. Për t’u regjistruar pranë KQZ-së, një parti
politike duhet të paraqesë:
a) vërtetimin që partia është regjistruar në
Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
b) emrin, mbiemrin dhe adresën e kryetarit të partisë,
i cili është personi i autorizuar për të paraqitur
kandidatët;
c) emrin zyrtar, shkronjat nistore dhe adresën e partisë;
ç) kopjen e vulës së partisë;
d) emrin dhe adresën e financierit të partisë;
dh) emrin dhe adresën e personit përgjegjës për
komunikimin me KQZ-në.
Neni 16
Koalicionet zgjedhore
1. Dy ose më shumë parti politike të regjistruara në
KQZ, sipas nenit 15 të këtij Kodi, mund të regjistrohen
në KQZ si koalicion zgjedhor, duke paraqitur, 35 ditë përpara
datës së zgjedhjeve, marrëveshjen përkatëse
të koalicionit. Marrëveshja duhet të përcaktojë
nëse partitë përbërëse të koalicionit
do të paraqiten në votimin proporcional veçmas në
fletët e votimit, ose nëse koalicioni do të paraqitet
si subjekt i vetëm.
2. Brenda afatit të parashikuar në nenin 78 të këtij
Kodi, koalicionet e regjistruara depozitojnë në KQZ listat
shumemërore, në përputhje me nenet 84 dhe 85 të
këtij Kodi.
3. Marrëveshjet e koalicionit zbatohen drejtpërdrejt nga KQZ-ja
kur ato përmbajnë:
a) datën e krijimit, të dhënat mbi përbërjen
dhe emërtimin e koalicionit;
b) listën shumemërore të përbërë kur partitë
e koalicionit paraqiten veçmas në fletën e votimit,
ose listën shumemërore të përbashkët kur koalicioni
paraqitet si subjekt i vetëm.
4. KQZ-ja nuk mund të pranojë dhe të zbatojë marrëveshje
për formulat e shpërndarjes së votave midis partive anëtare
të një koalicioni.
5. Partitë politike nuk mund të marrin pjesë në
më shumë se një koalicion.”
Neni 17
Identifikimi i subjekteve zgjedhore
Nëse dy parti politike ose koalicione kanë emër, shkronja
nistore ose emblemë të njëjtë apo të ngjashme
në atë masë saqë mund të shkaktojë konfuzion
ose lajthim të votuesve, atëherë KQZ-ja vendos cila parti
ose cili koalicion ka të drejtë të përdorë
emrin, shkronjën nistore ose emblemën përkatëse
për qëllime zgjedhore, duke marrë në konsideratë
datën e themelimit ligjor të partive ose datën e regjistrimit
të parë të koalicionit në KQZ. Për të
përcaktuar datën e parë të regjistrimit të
koalicioneve, KQZ-ja i referohet edhe zgjedhjeve të mëparshme.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| KREU
IV: VEZHGUESIT |
|
|
|
|
|
|
|
|
| Neni
18
E drejta për të caktuar vëzhgues
1. Organizatat joqeveritare shqiptare dhe të huaja, si dhe organizatat
ndërkombëtare të specializuara ose të angazhuara
për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfaqësuesit
e shteteve të huaja dhe të medias kanë të drejtë
të dërgojnë vëzhgues në zgjedhje.
2. Çdo parti politike e regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor
ka të drejtë të caktojë nga një vëzhgues
në KZZ, KZQV, KQV dhe në Vendin e Numërimit të Votave
pas regjistrimit të një kandidati për njësinë
zgjedhore përkatëse ose pasi ka paraqitur listë shumemërore.
Në rast se partitë politike paraqiten në zgjedhje si
koalicion, të drejtën për të caktuar vëzhgues
e ka vetëm koalicioni. Kandidatët e partive politike dhe koalicioneve
nuk kanë të drejtë të caktojnë vëzhgues.
3. Kandidatët e pavarur në zonat e tyre përkatëse
kanë të drejtë të caktojnë nga një vëzhgues
në KZZ, KZQV, KQV dhe në Vendin e Numërimit të Votave.
4. Akreditimi i vëzhguesve pranë komisioneve zgjedhore bëhet
mbi bazën e të dhënave vetjake të çdo vëzhguesi.
Akreditimi mund të përfshijë një ose më shumë
qendra votimi, ose një apo më shumë njësi zgjedhore.
Një organizatë joqeveritare shqiptare, parti politike, koalicion
ose kandidat i pavarur nuk mund të ketë në të njëjtën
kohë më shumë se dy vëzhgues të pranishëm
në një qendër votimi. Organizatat joqeveritare të
huaja, si dhe organizatat ndërkombëtare nuk mund të kenë
në të njëjtën kohë më shumë se dy
vëzhgues të huaj në një qendër votimi.
5. Kërkesat e vëzhguesve shqiptarë për akreditim
i paraqiten KQZ-së jo më herët se 45 ditë dhe jo
më vonë se 15 ditë para datës së zgjedhjeve.
KQZ-ja miraton kërkesat jo më vonë se 5 ditë nga
paraqitja e tyre. Ndaj refuzimit ose mosdhënies së akreditimit
mund të bëhet ankim, sipas procedurave të këtij
Kodi. Kërkesat e vëzhguesve të huaj paraqiten jo më
vonë se 72 orë para datës së zgjedhjeve.
6. KQZ-ja ka të drejtë, me udhëzim të veçantë,
t’u delegojë KZZ-ve ose, sipas rastit, KZQV-ve, kompetencën
e akreditimit të vëzhguesve, sipas pikave 2 dhe 3 të
këtij neni.”
Neni 19
Të drejtat dhe detyrat e vëzhguesve
1. Gjatë kryerjes së detyrave të tyre, vëzhguesit
kanë këto të drejta:
a) të vëzhgojnë pa pengesë të gjitha aspektet
e përgatitjes dhe zhvillimit të zgjedhjeve;
b) të paraqesin vërejtje me shkrim para komisioneve të
zgjedhjeve për çdo lloj parregullsie që vërejnë;
c) të shohin ose të këqyrin dokumentacionin ose materialet
e procesit zgjedhor.
2. Vëzhguesit kanë këto detyra:
a) të respektojnë kërkesat e këtij Kodi dhe udhëzimet
e KQZ-së për vëzhgimin e zgjedhjeve;
b) të veprojnë në mënyrë të paanshme dhe
të mos bëjnë propagandë për asnjë kandidat,
parti, koalicion ose alternativë referendare në qendrat e
votimit ose në vende të tjera të ndaluara sipas këtij
Kodi;
c) të paraqiten para komisioneve të zgjedhjeve me autorizimin
e lëshuar nga KQZ-ja, si dhe me një dokument identifikimi
të pranuar nga KQZ-ja;
ç) të mos mbajnë shenja dalluese që shërbejnë
si mjete propagande ose që mund të ndikojnë mbi vullnetin
e zgjedhësit;
d) të mos dhunojnë të drejtën e votuesit për
të votuar në fshehtësi dhe të mos pengojnë
procesin e votimit dhe administrimit të zgjedhjeve.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| PJESA
TRETE: ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I KQZ-SË |
|
|
|
|
|
|
|
|
| KREU
I : KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE (KQZ) |
|
|
|
|
|
|
|
|
Neni
20
Kriteret për anëtarë të KQZ-së
1. Anëtar i KQZ-së mund të zgjidhet çdo shtetas
shqiptar me të drejtë vote dhe që plotëson kërkesat
e këtij neni.
2. Anëtari i KQZ-së duhet të plotësojë këto
kushte:
a) të ketë arsimin e lartë;
b) të mos jetë dënuar me vendim penal të formës
së prerë;
c) të mos ketë qenë anëtar i organeve drejtuese
të ndonjë partie politike, në nivel qendror dhe vendor
gjatë 5 viteve të fundit;
ç) të mos ketë qenë punonjës i Shërbimit
Informativ Shtetëror ose i Policisë së Shtetit në
5 vitet e fundit;
d) të mos jetë larguar nga administrata publike për shkelje
të ligjit.
3. Anëtari i KQZ-së duhet të ketë përvojë
pune jo më pak se 5 vjet në të paktën njërën
nga fushat e mëposhtme:
a) në fushën e së drejtës;
b) në administratën publike ose zgjedhore;
c) në shoqata dhe organizata jofitimprurëse që veprojnë
në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut;
ç) në fushën e marrëdhënieve publike;
d) në fushën e statistikave;
dh) në fushën e shkencave politike.
Neni 21
Parime të përgjithshme për zgjedhjen e anëtarëve
të KQZ-së
1. Anëtarët e KQZ-së zgjidhen sipas nenit 154 të
Kushtetutës. Anëtarët e KQZ-së kolegjialisht duhet
të përmbushin në çdo kohë kërkesat e
nenit 20 të këtij Kodi.
2. Anëtarët e KQZ-së kanë mandat 7-vjeçar
dhe mund të rizgjidhen vetëm një herë.
3. Fillimi dhe mbarimi i mandatit të anëtarit të KQZ-së
përcaktohet në këtë Kod.
4. Anëtarësia në KQZ nuk pajtohet me asnjë veprimtari
tjetër shtetërore ose politike.
5. Përpara fillimit të detyrës anëtari i zgjedhur
i KQZ-së kryen betimin para Presidentit të Republikës
në një ceremoni publike. Teksti i betimit është:
“Betohem në nderin tim se do të angazhohem me të
gjitha forcat e mia për realizimin e zgjedhjeve të drejta,
të lira dhe demokratike në Republikën e Shqipërisë,
do të siguroj dhe do të mbroj integritetin dhe fshehtësinë
e votës, do të ruaj paanësinë në kryerjen e
detyrës si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
dhe do të tregoj profesionalizëm në kryerjen e saj.
Neni 22
Zgjedhja e anëtarëve të KQZ-së
1. Kuvendi i Shqipërisë zgjedh katër anëtarë
të KQZ-së në bazë të propozimeve respektive
të njëkohëshme nga spektri i majtë dhe i djathtë
i përbërjes politike të tij, përjashtuar partinë
më të madhe të secilit spektër politik. Numri i
kandidaturave që i paraqiten Kuvendit të Shqipërisë
nuk është më i madh se dy për secilin vend vakant.
Kandidaturat brenda grupimeve përzgjidhen me konsensus ose sipas
numrit të votave mbështetëse të deputetëve
që i përkasin të njëjtit spektër të propozuesit,
përjashtuar partinë më të madhe të spektrit
përkatës. Një deputet nuk duhet të mbështesë
më shumë se një listë kandidaturash. Kandidaturat
e propozuara i paraqiten Kuvendit nga Kryetari i tij dhe votohen njëkohësisht
nga Kuvendi.
2. Presidenti i Republikës emëron dy anëtarë të
KQZ-së. Një anëtar propozohet nga partia e parë
e spektrit të majtë dhe një anëtar nga partia e
parë e spektrit të djathtë. Numri i kandidaturave të
propozuara nuk është më i madh se dy për secilin
vend vakant të KQZ-së.
3. Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjedh tre anëtarë
të KQZ-së, sipas kësaj procedure:
a) dy anëtarë të KQZ-së miratohen me nga dy kandidatura
të propozuara respektivisht nga dy partitë më të
mëdha;
b) për kandidatin e tretë Këshilli i Lartë i Drejtësisë
ndjek këtë procedurë: Dy grupet më të mëdha
parlamentare propozojnë nga katër kandidatura me profesionin
jurist. Secili prej grupeve parlamentare përzgjedh dy nga katër
kandidaturat e grupit tjetër. Katër kandidaturat e përzgjedhura
i paraqiten Këshillit të Lartë të Drejtësisë
për votim jo më vonë se 48 orë nga depozitimi i
tyre.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos me dy të
tretat e votave të të gjithë anëtarëve të
tij.
Nëse asnjë kandidat nuk arrin shumicën e kërkuar,
zhvillohet raundi i dytë në të njëjtën ditë
midis dy kandidatëve që marrin më shumë vota në
raundin e parë.
Nëse edhe në raundin e dytë asnjë kandidat nuk merr
dy të tretat e votave të të gjithë anëtarëve
të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
zhvillohet raundi i tretë në të njëtën ditë
midis dy kandidatëve të raundit të dytë. Në
raundin e tretë fiton kandidati që merr 50 përqind plus
1 të votave të të gjithë anëtarëve të
Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Neni 23
Imuniteti, të drejtat dhe detyrat e anëtarit të KQZ-së
1. Anëtari i KQZ-së mund të ndiqet penalisht vetëm
me miratimin e Kuvendit.
2. Anëtari i KQZ-së mund të ndalohet ose arrestohet vetëm
në qoftë se kapet në kryerje e sipër të një
krimi ose menjëherë pas kryerjes së tij. Organi kompetent
njofton menjëherë Gjykatën Kushtetuese. Kur Gjykata Kushtetuese
nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve për dërgimin në
gjykatë të anëtarit të KQZ-së të arrestuar,
organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë.
3. Paga dhe privilegjet e anëtarit të KQZ-së janë
të njëjta me pagën dhe privilegjet e gjyqtarit të
Gjykatës së Lartë. Paga e Kryetarit dhe e Zëvendëskryetarit
është 10 për qind më e lartë se paga e anëtarit
të KQZ-së.
4. Anëtari i KQZ-së ushtron funksionin në mënyrë
të pavarur. Ai voton në përputhje me ligjin.
5. Anëtari i KQZ-së nuk merr pjesë në shqyrtimin
dhe votimin e një çështjeje kur:
a) ka marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri
në shkallë të katërt me ndonjë nga kandidatët
që kanë paraqitur ankim në KQZ; ose
b) ka një nga pengesat e parashikuara në nenin 37 të
Kodit të Procedurave Administrative.
Tërheqja nga shqyrtimi dhe votimi i çështjes deklarohet
me shkrim nga anëtari i KQZ-së ose mund të kërkohet
nga çdo përfaqësues i subjekteve zgjedhore apo nga
anëtarët e tjerë të KQZ-së. Tërheqja nga
shqyrtimi dhe votimi i çështjes ose vendimi i KQZ-së
për përjashtimin e anëtarit nga shqyrtimi dhe rezultati
i votimit regjistrohet në procesverbal.
Neni 24
Shkarkimi i anëtarit të KQZ-së
1. Anëtari i KQZ-së shkarkohet kur:
a) kryen veprimtari shtetërore ose politike, njëkohësisht
me detyrën e anëtarit të KQZ-së;
b) me veprim ose mosveprim cenon veprimtarinë e KQZ-së për
përgatitjen, mbikëqyrjen, drejtimin dhe verifikimin e të
gjitha aspekteve që kanë të bëjnë me zgjedhjet
dhe referendumet, si dhe me shpalljen e rezultateve të tyre.
2. Shkarkimi i anëtarit të KQZ-së mund të propozohet
nga 33 deputetë ose nga KQZ-ja.
3. Anëtari i KQZ-së shkarkohet nga Kuvendi me dy të tretat
e votave të të gjithë anëtarëve të tij.
4. Kundër vendimit të shkarkimit mund të bëhet ankim
në Gjykatën Kushtetuese brenda 5 ditëve nga marrja e
vendimit nga Kuvendi. Gjykata Kushtetuese merr vendim jo më vonë
se 10 ditë nga paraqitja e ankimit.
Neni 25
(shfuqizohet)
Neni 26
Përtëritja e përbërjes dhe zëvendësimi
i anëtarëve të KQZ-së
1. Përbërja e KQZ-së përtërihet në dy
faza, sipas modaliteteve dhe procedurave të parashikuara në
nenin 22 të këtij Kodi.
2. Në fazën e parë përtërihen 5 anëtarë
të KQZ-së:
a) dy anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi, një për
secilin spektër propozues;
b) një anëtar i zgjedhur nga Presidenti i Republikës;
c) dy anëtarë të zgjedhur nga Këshilli i Lartë
i Drejtësisë.
3. Në fazën e dytë përtërihen 4 anëtarë
të KQZ-së:
a) dy anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi, një për
secilin spektër propozues;
b) një anëtar i zgjedhur nga Presidenti i Republikës;
c) një anëtar i zgjedhur nga Këshilli i Lartë i
Drejtësisë.
4. Anëtarët e rinj të KQZ-së zgjidhen jo më
vonë se 30 ditë para datës së mbarimit të mandatit
të anëtarëve që largohen. Anëtarët e rinj
fillojnë detyrën në datën e nesërme pas mbarimit
të mandatit të anëtarëve që largohen.
5. Në rast të mbarimit të parakohshëm të mandatit
të anëtarit të KQZ-së, organi që e ka zgjedhur
anëtarin që largohet, emëron një anëtar zëvendësues
brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të vakancës. Anëtari
zëvendësues fillon detyrën datën e nesërme
pas zgjedhjes së tij dhe qëndron në detyrë deri
në mbarimin e afatit të mandatit kushtetues dhe ligjor që
gëzonte sipas aktit të zgjedhjes anëtari i larguar para
kohe.
6. Në rast se mandati i një anëtari të KQZ-së
përfundon para kohe gjatë periudhës së zgjedhjeve,
ai zëvendësohet nga organi përkatës sa më shpejt
që të jetë e mundur, por jo më vonë se 48 orë
nga krijimi i vakancës.
Neni 27
Kryetari dhe Zëvendëskryetari i KQZ-së
1. Kryetari zgjidhet me votim të fshehtë nga KQZ-ja, sipas
kësaj procedure:
a) në 9 fletë votimi shkruhen emrat e të nëntë
anëtarëve të KQZ-së;
b) secili prej anëtarëve voton, duke bërë shënimin
përkatës, për një nga emrat që janë në
fletëvotim;
c) anëtari që ka marrë 6 vota konsiderohet i zgjedhur
Kryetar;
ç) në rast se asnjë prej anëtarëve nuk ka
fituar numrin e kërkuar të votave, bëhet një votim
i dytë midis dy kandidatëve që kanë marrë më
shumë vota;
d) në rast se edhe në votimin e dytë asnjë prej
kandidatëve nuk merr 6 vota, atëherë anëtari që
ka marrë më shumë vota do të kryejë funksionet
e Kryetarit për një periudhë jo më të gjatë
se 6 muaj;
dh) në përfundim të kësaj periudhe bëhet një
votim i ri. Në këtë votim anëtari i KQZ-së
i zgjedhur si Kryetar duhet të marrë 6 vota. Në rast
se asnjë prej kandidatëve nuk merr numrin e kërkuar të
votave, bëhet një raund i dytë votimi ndërmjet anëtarëve
që kanë marrë më shumë vota. Në raundin
e dytë zgjidhet kryetar anëtari që ka marrë më
shumë vota.
2. Kryetari i KQZ-së zgjidhet për një periudhë 3,5
vjet, me të drejtë rizgjedhjeje dhe përfshihet në
mandatin si anëtar.
3. Zëvendëskryetari i KQZ-së zgjidhet me votim të
fshehtë nga anëtarët e KQZ-së, të propozuar
nga spektri i kundërt politik i Kryetarit dhe sipas kësaj
procedure:
a) në një fletë votimi shkruhen emrat e anëtarëve,
sipas pikës 3 të këtij neni;
b) secili prej anëtarëve voton, duke bërë shënimin
përkatës, për një nga emrat që janë në
fletëvotim;
c) anëtari që ka marrë shumicën e votave të
të gjithë anëtarëve zgjidhet Zëvendëskryetar
i KQZ-së;
ç) në rast se asnjë prej anëtarëve nuk ka
marrë shumicën e kërkuar, bëhet një raund i
dytë votimi ndërmjet dy anëtarëve që kanë
marrë më shumë vota. Anëtari që merr më
shumë vota në raundin e dytë zgjidhet Zëvendëskryetar
i KQZ-së.
4. Zëvendëskryetari zgjidhet për një periudhë
prej 3,5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje dhe përfshihet
në mandatin si anëtar.
5. Mbledhja për zgjedhjen e Kryetarit kur mungon Zëvendëskryetari
drejtohet nga anëtari më i vjetër në moshë
i KQZ-së dhe procedura e zgjedhjes zhvillohet në prani të
një noteri.
6 (shfuqizohet)
Neni 28
Të drejtat dhe detyrat e Kryetarit dhe
Zëvendëskryetarit të KQZ-së
1. Kryetari i KQZ-së ka këto kompetenca:
a) drejton mbledhjet e KQZ-së dhe përfaqëson KQZ-në
në marrëdhënie me institucionet e tjera;
b) kryen funksionet e drejtuesit ekzekutiv të institucionit. Në
zbatim të kompetencave, sipas kësaj shkronje, Kryetari i KQZ-së
nxjerr urdhra të brendshëm në bazë dhe për
zbatim të vendimeve të KQZ-së;
2. Zëvendëskryetari i KQZ-së kryen detyrat e Kryetarit
në mungesë të tij.
3. Kryetari i ushtron kompetencat në bazë të shkonjës
“a” të pikës 1 të këtij neni së
bashku me Zëvendëskryetarin. Të gjitha aktet e nxjerra
në bazë të shkonjës “b” të pikës
1 të këtij neni nënshkruhen edhe nga Zëvendëskryetari.
Neni 29
Kompetencat e KQZ-së
KQZ-ja kryen këto detyra:
1. Nxjerr, në bazë dhe për zbatim të ligjit dhe
brenda sferës së juridiksionit të saj, vendime dhe udhëzime
me fuqi juridike të përgjithshme në të gjithë
territorin e Republikës së Shqipërisë.
2. Merr vendime për njësimin e praktikave zgjedhore.
3. Drejton dhe kontrollon, nëpërmjet anëtarëve dhe
strukturave të saj, procesin parazgjedhor dhe atë zgjedhor.
4. Shpall me vendim rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve
në shkallë vendi, në bazë të rezultateve të
shpalluara nga KZZ-ja, ose sipas rastit KZQV-ja, dhe pas përfundimit
të shqyrtimit të ankimeve në gjykatë. Shpallja bëhet
jo më vonë se tri ditë nga data kur KQZ-ja merr të
gjitha të dhënat zyrtare nga komisionet zgjedhore dhe vendimet
gjyqësore, sipas këtij Kodi. Vendimi botohet në Fletoren
Zyrtare jo më vonë se tri ditë nga data e marrjes së
tij.
5. Shpall kandidatët fitues nga listat shumemërore për
deputetë.
6. Kryen, me shpenzimet e veta, kurse trajnimi jo më vonë
se 30 ditë pas emërimit të anëtarëve të
KZZ-ve ose KZQV-ve dhe në përfundim të tyre, pas kryerjes
së testimeve, u jep atyre dëshminë përkatëse.
Për anëtarët e KQV-ve kryen, me shpenzimet e veta, sesione
kualifikimi për legjislacionin zgjedhor. KQZ-ja merr masa dhe organizon
edhe programe për edukimin zgjedhor të shtetasve.
7. Emëron dhe shkarkon, në përputhje me këtë
Kod, anëtarët e KZZ-së ose KZQV-së dhe i mbikëqyr
ata në përmbushjen e detyrave të tyre.
8. Boton buletinin e zgjedhjeve, i cili përmban rezultatet e zgjedhjeve
për çdo njësi zgjedhore dhe qendër votimi, raportin
për shpenzimet zgjedhore, si dhe publikon raportet, sipas nenit
145/1 të këtij Kodi.
9. Paraqet në Kuvend, brenda muajit shkurt të çdo viti,
raportin vjetor për veprimtarinë e vitit të kaluar.
10. Përgatit projektbuxhetin vjetor, sipas ligjit përkatës,
për funksionimin e institucionit dhe, pas miratimit me ligj të
buxhetit, përcakton në mënyrë të përgjithshme
strukturën e shpenzimeve buxhetore.
11. Përgatit projektbuxhetin për zgjedhjet e pritshme dhe
administron fondet e vëna në dispozicion nga Buxheti i Shtetit
dhe nga burime të tjera të ligjshme në shërbim të
zgjedhjeve, duke marrë vendim për strukturën e shpenzimeve
buxhetore dhe donacioneve të ndryshme për zgjedhjet.
12. Shqyrton dhe zgjidh ankesat e subjekteve zgjedhore për zhvillimin
e procesit zgjedhor, në përputhje me rregullat e këtij
Kodi.
13. Harton dhe shpërndan modelet për ankimet zgjedhore, në
përputhje me rregullat e këtij Kodi.
14. Cakton masën e shpërblimit për anëtarët
e komisioneve zgjedhore dhe anëtarët e grupeve të numërimit.
15. Vendos sanksione administrative kundër personave që kryejnë
kundërvajtje administrative në lidhje me zgjedhjet, si dhe
bën kallëzim penal për vepra penale në lidhje me
zgjedhjet.
16. Miraton strukturën, organikën dhe strukturën e pagave
të administratës së KQZ-së.
17. Emëron nëpunësit civilë të administratës
së KQZ-së, në përputhje me ligjin “Për
statusin e nëpunësit civil”. Në periudha të
caktuara, KQZ-ja vendos të marrë përkohësisht dhe
jo me kohë të plotë pune punonjës të niveleve
të ndryshme.
18. Miraton Rregulloren e Organizimit dhe Funksionimit të KQZ-së,
duke përfshirë edhe mënyrën e zhvillimit të
mbledhjeve, të paktën 6 muaj para mbarimit të mandatit
të Kuvendit.
19. Kryen detyra të tjera, që burojnë nga ky Kod ose
nga ligje të tjera.
Neni 30
Mbledhjet dhe vendimmarrja në KQZ
1. Mbledhjet e KQZ-së thirren nga Kryetari dhe Zëvendëskryetari
ose të paktën nga dy anëtarë të KQZ-së.
Në çdo rast thirrja duhet të përmbajë rendin
e ditës së mbledhjes.
2. Gjatë periudhës nga caktimi i datës së zgjedhjeve
deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve,
KQZ-ja mblidhet rregullisht çdo ditë. Mbledhjet e KQZ-së
mbyllen me caktimin e rendit të ditës për mbledhjen pasardhëse.
3. Njoftimi për mbledhjen së bashku me rendin e ditës
shpallet publikisht në hyrje të selisë së KQZ-së
dhe, sipas rastit, pranë selive të KZZ-ve ose KZQV-ve të
interesuara për çështjen të paktën 24 orë
para orës së caktuar për fillimin e mbledhjes.
4. Në fillim të çdo mbledhjeje çdo subjekt zgjedhor
i regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje
ose persona të tjerë të interesuar, vetëm një
herë dhe për një kohë jo më të gjatë
se 7 minuta kanë të drejtë të flasin për çështje
që nuk janë përfshirë në rendin e ditës.
5. Mbledhjet e KQZ-së janë të vlefshme kur marrin pjesë
jo më pak se 5 anëtarë të saj, me përjashtim
të rasteve kur kërkohet shumicë e cilësuar për
marrjen e vendimit, sipas pikës 6 të këtij neni.
6. Miratohen kur votojnë pro jo më pak se 6 anëtarë
të KQZ-së, vendimet lidhur me:
a. shpalljen e rezultatit të votimit për listat shumemërore
për Kuvendin;
b. vendimet lidhur me ankimet kundër vendimeve të KZZ-ve ose
KZQV-ve për rezultatin e zgjedhjeve;
c. vendimet për kërkesat për deklarimin e pavlefshëm
të zgjedhjeve.
Vendimet e tjera miratohen me shumicën e votave të të
gjithë anëtarëve të KQZ-së.
7. Vendimet e KQZ-së nënshkruhen nga të gjithë anëtarët
që kanë marrë pjesë në votim. Secili prej anëtarëve
të KQZ-së, krahas nënshkrimit të tij në vendim,
deklaron votën pro ose kundër. Mendimi në pakicë
është pjesë e vendimit të KQZ-së dhe zbardhet
së bashku me të. Anëtarët në pakicë, jo
më vonë se 24 orë nga marrja e vendimit, duhet të
depozitojnë me shkrim arsyetimin e mendimit të tyre në
pakicë.
8. Çdo mbledhje e KQZ-së fillon sipas përcaktimit të
bërë në pikën 4 të këtij neni. Në
mbledhjet e KQZ-së kanë të drejtë të diskutojnë
dhe të japin mendime vetëm anëtarët e KQZ-së,
përfaqësuesit e subjekteve zgjedhore, sipas nenit 33 të
këtij Kodi dhe me leje të KQZ-së, edhe personat që
lidhen me përgatitjen dhe administrimin e zgjedhjeve.
9. Mbledhjet e KQZ-së janë të hapura
Neni 31
Aktet e KQZ-së dhe hyrja në fuqi e tyre
1. KQZ-ja, në bazë dhe për zbatim të ligjit, mund
të nxjerrë vetëm këto akte:
a) vendime;
b) udhëzime.
2. Çdo akt normativ i KQZ-së votohet tri herë, sipas
radhës së mëposhtme:
a) votohet në parim;
b) votohet nen për nen ose sipas rastit pjesë për pjesë;
c) në fund votohet në tërësi.
3. Çdo vendim i KQZ-së zbardhet brenda 24 orëve nga
marrja e tij. Kopja origjinale e vendimit mbahet në arkivin e KQZ-së,
duke shënuar datën, kohën dhe marrjen në dorëzim
të vendimit të KQZ-së kundrejt nënshkrimit.”
4. Sekretari i KQZ-së, kundrejt kërkesës se çdo
personi, jep pa pagesë, brenda 24 orëve nga paraqitja e kërkesës,
kopje të vërtetuara të vendimeve të KQZ-së.
5. Aktet e KQZ-së me karakter normativ hyjnë në fuqi
pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndërsa aktet e tjera hyjnë
në fuqi menjëherë.
Neni 32
Sekretari dhe administrata e KQZ-së
1. Për funksionimin dhe përmbushjen e detyrave, që burojnë
nga Kushtetuta dhe ky Kod, KQZ-ja ka administratën e vet të
përbërë me nëpunës të shërbimit civil.
Procedurat e rekrutimit, transferimit, ngritjes në detyrë,
lëvizjes paralele dhe shkarkimit nga detyra bëhen në
përputhje me përcaktimet e bëra për institucionet
e pavarura në ligjin “Statusi i nëpunësit civil”.
2. Sekretari i KQZ-së është nëpunësi më
i lartë civil në administratën e KQZ-së dhe emërohet
me vendim të KQZ-së.
3. Sekretari i KQZ-së duhet të ketë përvojë
pune jo më pak se 5 vjet në fushën e të drejtës
ose të administratës publike.
4. Sekretari i KQZ-së kryen këto detyra:
a) merr masa për organizimin e mbledhjeve të KQZ-së,
përgatit materialet e mbledhjes, si dhe bën njoftimet përkatëse;
b) merr masa për botimin e akteve të KQZ-së dhe bërjen
publike të tyre;
c) merr masa për plotësimin e kushteve të punës
së anëtarëve të KQZ-së, sipas kërkesave
të tyre, në zbatim të këtij ligji dhe të akteve
nënligjore të nxjerra nga KQZ-ja;
ç) është përgjegjës, drejton dhe organizon
punën për zbatimin e urdhrave të brendshëm të
Kryetarit të KQZ-së, sipas nenit 28 të këtij Kodi;
d) ndjek zbatimin e buxhetit dhe merr masat përkatëse për
të;
dh) propozon për miratim në KQZ Rregulloren e Brendshme të
Organizimit dhe Funksionimit të Administratës së KQZ-së;
e) kryen detyra të tjera të përcaktuara nga ky Kod.
Neni 33
Përfaqësuesit e subjekteve zgjedhore në KQZ
1. Çdo parti politike mund të caktojë një përfaqësues
pranë KQZ-së. Koalicionet përfaqësohen nga përfaqësuesit
e partive përbërëse të koalicionit.
2. Përfaqësuesit e partive parlamentare janë me status
të përhershëm pranë KQZ-së. Ata kanë të
drejtë të marrin pjesë në të gjitha mbledhjet,
që zhvillon KQZ-ja edhe jashtë periudhës zgjedhore. Përfaqësuesit
e partive të tjera e fitojnë këtë status nga çasti
i regjistrimit si subjekt zgjedhor pranë KQZ-së dhe e ushtrojnë
atë deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të
zgjedhjeve. Autorizimi për përfaqësim jepet nga kryetari
i partisë.
3. Përfaqësuesit në KQZ, sipas pikave 1 dhe 2 të
këtij neni, nuk kanë të drejtë të votojnë.
Ata kanë të drejtë të marrin pjesë në
mbledhjet e KQZ-së, të diskutojnë dhe të paraqesin
propozime e kërkesa, sipas rregullave të përcaktuara
në këtë Kod dhe në Rregulloren e Organizimit dhe
Funksionimit të KQZ-së, të marrin kopje të akteve
të KQZ-së, të kërkojnë informacion rreth të
gjitha aspekteve të veprimtarisë së KQZ-së dhe t’i
vëzhgojnë ato.
4. Përfaqësuesit janë të detyruar të respektojnë
Rregulloren e KQZ-së, si dhe etikën e mbledhjeve dhe të
komunikimit.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
KREU II: KOMISIONET E ZONAVE ZGJEDHORE
(KZZ) |
|
|
|
|
|
|
|
|
| Neni
34
Përbërja e KZZ-së
1. KZZ-ja përbëhet nga 13 anëtarë dhe sekretari,
të cilët emërohen nga KQZ-ja, sipas procedurës së
mëposhtme:
a) një anëtar propozohet nga partia kryesore e shumicës
parlamentare, një anëtar propozohet nga partia kryesore e
opozitës parlamentare, pesë anëtarë propozohen nga
partia e dytë, e tretë, e katërt, e pestë dhe e
gjashtë e shumicës parlamentare dhe pesë anëtarë
propozohen nga partia e dytë, e tretë, e katërt, e pestë
dhe e gjashtë e opozitës parlamentare. Në rast se nuk
arrihet barazpeshimi politik sipas kësaj shkronje, grupi përkatës
kompensohet me kandidaturat e partisë kryesore deri në barazpeshimin
politik shumicë-opozitë.
b) anëtari i 13-të propozohet në gjysmën e KZQV-ve
nga partia e parë e shumicës parlamentare, kurse gjysma tjetër
nga partia e parë e opozitës parlamentare, sipas kritereve
objektive të bazuara në:
i) përzgjedhjen rastësore;
ii) shpërndarjen e barabartë në territorin zgjedhor.
c) sekretari i KZZ-së duhet të jetë jurist dhe propozohet
nga partia e cila propozon zëvendëskryetarin e kësaj
KZZ-je.
2. Kryetari dhe zëvendëskryetari i KZZ-së zgjidhen nga
KQZ-ja me propozim të KZZ-së. Në KZZ-të, ku anëtari
i trembëdhjetë i përket partisë kryesore të
shumicës parlamentare, kryetar zgjidhet njëri nga anëtarët
e KZZ-së, përfaqësues i partisë kryesore të
shumicës parlamentare, kurse në gjysmën tjetër,
zgjidhet njëri nga anëtarët e KZZ-së, përfaqësues
i partisë kryesore të opozitës parlamentare. Zëvendëskryetari
është i përkatësisë politike të kundërt
me kryetarin.
3. Anëtarët e KZZ-së nuk punojnë me kohë të
plotë. KQZ-ja përcakton orarin e punës së KZZ-së
gjatë periudhës së zgjedhjeve dhe jashtë saj. Për
punën e kryer anëtarët përfitojnë shpërblim
në masën e përcaktuar me vendim të KQZ-së.
4. KZZ-ja ngrihet në përputhje me rezultatet përfundimtare
të zgjedhjeve të fundit për Kuvendin jo më herët
se 8 muaj dhe jo më vonë se 6 muaj para përfundimit të
mandatit të Kuvendit. Renditja e partive për efekt të
ndarjes së vendeve në KZZ, sipas përcaktimeve të
këtij neni, bëhet mbi bazën e numrit të votave që
ka marrë secila parti në votimin proporcional.
Në rast se dy ose më shumë parti kanë marrë
pjesë në zgjedhjet e fundit për Kuvendin si koalicion
zgjedhor me listë shumemërore të përbashkët,
për efekt të ngritjes së KZZ-së, renditja e këtyre
partive bëhet mbi bazën e numrit të votave që ato
kanë marrë në shkallë vendi në zgjedhjet që
i paraprijnë ngritjes së KZZ-së, pavarësisht nga
lloji i tyre. Në rast se dy parti kanë marrë të
njëjtin numër votash, atëherë renditja përcaktohet
duke i dhënë përparësi votave për Kuvendin.
Në rast se përsëri nuk është e mundur të
bëhet renditja, atëherë hidhet shorti.
5. KQZ-ja emëron anëtarët e KZZ-ve jo më vonë
se 15 ditë nga paraqitja e propozimeve, kur konstaton se propozimi
është në përputhje me kërkesat e neneve 34/1
dhe 34/2 të këtij Kodi.
6. Nëse partitë politike të shumicës parlamentare
dhe të opozitës parlamentare, që kanë të drejtë
të paraqesin kandidatura për KZZ-të, nuk e ushtrojnë
këtë të drejtë në afatin e përcaktuar
në pikën 1 të këtij neni, kjo e drejtë u kalon
automatikisht partive që vijnë në radhë me numër
vendesh në Kuvend pas të parave, brenda grupimit përkatës.
Kur kjo nuk është e mundur, propozimet bëhen sipas pikës
2 të këtij neni.
7. Në rastet e zgjedhjeve të pjesshme ose të parakohshme,
KZZ-ja ngrihet jo më vonë se 10 ditë nga data e nxjerrjes
së dekretit të Presidentit për caktimin e datës
së zgjedhjeve.
8. Kur vendi i një anëtari të KZZ-së mbetet vakant,
ai plotësohet në përputhje me rregullat e parashikuara
në këtë nen brenda 30 ditëve nga data e krijimit
të vakancës. Gjatë periudhës së zgjedhjeve,
vendet vakante plotësohen brenda 3 ditëve.
Neni 34/1
Papajtueshmëritë me detyrën e anëtarit dhe të
sekretarit të KZZ-së
Anëtari dhe sekretari i KZZ-së nuk mund të jenë:
a) deputetë ose kandidatë për deputetë në Kuvend;
b) kryetarë të bashkive ose komunave;
c) ushtarakë, punonjës të strukturave të Policisë
së Shtetit ose të Shërbimit Informativ Shtetëror;
ose
ç) anëtarë ose sekretarë të një komisioni
tjetër zgjedhor.
Neni 34/2
Kushtet për emërimin e anëtarit dhe të sekretarit
të KZZ-së
Anëtar dhe sekretar i KZZ-së mund të emërohet çdo
person që plotëson kushtet e mëposhtme:
a) gëzon të drejtën për të qenë zgjedhës;
b) ka arsim të lartë dhe në rastin e sekretarit të
jetë jurist;
c) është me vendbanim brenda zonës zgjedhore përkatëse;
ç) nuk është dënuar me vendim gjyqësor të
formës së prerë për kryerjen e një krimi.
Neni 35
Shkarkimi dhe lirimi i anëtarëve dhe i sekretarit të
KZZ-së
1. Anëtari dhe sekretari i KZZ-së shkarkohen nga detyra me
vendim të KQZ-së kur:
a) shkelin dispozitat e këtij Kodi ose të akteve nënligjore
në zbatim të tij lidhur me detyrat e KZZ-së;
b) nuk plotësojnë më kushtet për të qenë
zgjedhës;
c) nuk kanë më vendbanimin e tyre në zonën zgjedhore;
ç) dënohen me vendim gjyqësor të formës së
prerë për kryerjen e një krimi ose janë të
ndaluar për kryerjen e tij;
d) mungojnë pa shkaqe të arsyeshme për më shumë
se tri mbledhje rresht të KZZ-së, ose në periudhën
zgjedhore nuk paraqiten në detyrë pa shkaqe të arsyeshme
për më shumë se 2 ditë rresht; ose
dh) nuk marrin pjesë në trajnimet ose nuk kalojnë testimet
e organizuara nga KQZ-ja.
2. Anëtarët dhe sekretari i KZZ-së lirohen nga detyra
me vendim të KQZ-së edhe kur:
a) kanë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie
deri në shkallë të katërt me ndonjërin nga
kandidatët që konkurrojnë në zonë;
b) janë në marrëdhënie pune me ndonjërin nga
kandidatët që konkurrojnë në zonë; ose
c) subjekti zgjedhor që i ka propozuar kërkon zëvendësimin
e tyre.
Neni 36
Detyrat e KZZ-së
KZZ-ja përgjigjet për zhvillimin e zgjedhjeve për Kuvendin
në zonën zgjedhore përkatëse dhe kryen këto
detyra:
1. Përgjigjet për administrimin e zgjedhjeve ose të referendumeve
në zonë, sipas dispozitave të këtij Kodi dhe akteve
nënligjore të nxjerra nga KQZ-ja.
2. Emëron kryetarin, zëvendëskryetarin, anëtarët
dhe sekretarët e KQV-ve, sipas këtij Kodi.
3. Verifikon dokumentacionin e kandidatëve.
4. Regjistron në Librin e Protokollit të Mbledhjeve dhe, sipas
rastit, verifikon informacionet ose pretendimet e subjekteve zgjedhore
në zonë.
5. Afishon në një vend të dukshëm listat përfundimtare
të zgjedhësve, dekretin për caktimin e datës së
zgjedhjeve dhe të dhëna të tjera, që lidhen me zhvillimin
e zgjedhjeve në zonë.
6. Administron buxhetin e caktuar nga KQZ-ja për zgjedhjet në
zonë.
7. Garanton shpërndarjen në kohë të materialeve
të votimit.
8. Merr në dorëzim nga KQV-të materialet e votimit dhe
kutitë e votimit.
9. Përgatit tabelën e rezultateve të zgjedhjeve në
zonë dhe ia dërgon atë KQZ-së, së bashku me
materialet e tjera të nevojshme, në përputhje me nenin
109/7 të këtij Kodi.
10. Shpall rezultatet e zgjedhjeve në zonë, sipas përcaktimeve
të nenit 109/7 të këtij Kodi dhe kandidatin fitues në
zonë.
Neni 37
Detyrat e sekretarit të KZZ-së
Sekretari i KZZ-së kryen këto detyra:
a) përgjigjet për administrimin teknik dhe kushtet e punës
së KZZ-së;
b) protokollon kërkesat, ankesat dhe njoftimet drejtuar KZZ-së;
c) mban dokumentacionin zgjedhor të arkivuar;
ç) përgatit, në përputhje me udhëzimet e
kryetarit, materialet për mbledhjen e KZZ-së dhe ua shpërndan
ato anëtarëve;
d) mban procesverbalet e mbledhjeve të KZZ-së;
dh) kryen zbardhjen e vendimeve të marra nga KZZ-ja dhe i vulos
ato;
e) regjistron në protokoll vendimet e KZZ-së dhe ua përcjell
ato menjëherë subjekteve të interesuara;
ë) u jep subjekteve zgjedhore ose personave të tretë,
pa pagesë dhe brenda 24 orëve nga paraqitja e kërkesës,
kopje të vërtetuara të vendimeve të KZZ-së
ose procesverbaleve të mbledhjeve të tyre;
f) regjistron në protokoll marrjen në dorëzim të
materialeve zgjedhore nga KQZ-ja, sipas nenit 93 të këtij
Kodi dhe përgjigjet për administrimin dhe ruajtjen e tyre,
në përputhje me kërkesat e këtij Kodi;
g) me kërkesë të zgjedhësve, lëshon vërtetime
nëse emri i zgjedhësit gjendet ose jo në listat përfundimtare
të zgjedhësve në zonën zgjedhore përkatëse;
gj) regjistron në protokoll vërejtjet që vëzhguesit
i paraqesin komisionit.
Neni 38
Mbledhjet dhe vendimet e KZZ-së
1. Mbledhjet e KZZ-së janë publike.
2. Mbledhjet e KZZ-së janë të vlefshme kur në to
marrin pjesë më shumë se gjysma e të gjithë
anëtarëve të KZZ-së. Vendimet e KZZ-së merren
me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve
të KZZ-së. Sekretari nuk ka të drejtë vote.
3. Vendimet e KZZ-së nënshkruhen nga të gjithë anëtarët
që kanë marrë pjesë në votim. Secili prej anëtarëve
të komisionit, krahas nënshkrimit të tij në vendim,
deklaron votën pro ose kundër, si dhe arsyetimin përkatës.
4. Vota e anëtarëve që janë në kushtet e konfliktit
të interesit, të parashikuar në nenin 35 pika 2 të
këtij Kodi dhe nuk janë liruar nga detyra, sipas atij neni,
është e pavlefshme dhe nuk llogaritet në kuorum.
5. Në rast se KZZ-ja nuk arrin të marrë vendim brenda
afatit përkatës, çështja i dërgohet brenda
24 orëve për shqyrtim KQZ-së nga kryetari i KZZ-së
ose të paktën nga dy anëtarë, ose mund të ankimohet
në KQZ nga subjekti zgjedhor i interesuar. Vendimi i KQZ-së
zbatohet nga KZZ-ja. Në rast se çështja është
dërguar nga kryetari i KZZ-së, ose nga të paktën
2 anëtarë të KZZ-së, KQZ-ja merr vendim në
përputhje me nenin 30 pikat 5 dhe 6 të këtij Kodi, ndërsa
në rast ankimi nga subjekti i interesuar, KQZ-ja vendos sipas dispozitave
të Kreut I të Pjesës së Dymbëdhjetë të
këtij Kodi.
Neni 39
(shfuqizohet)
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| KREU
III: KOMISIONI I ZGJEDHJEVE PER QEVERISJEN VENDORE (KZQV) |
|
|
|
|
|
|
|
|
Neni 40
Përbërja e KZQV-së
1. KZQV-ja përbëhet nga 13 anëtarë dhe sekretari,
të cilët emërohen nga KQZ-ja, sipas procedurës së
mëposhtme:
a) një anëtar propozohet nga partia kryesore e shumicës
parlamentare, një anëtar propozohet nga partia kryesore e
opozitës parlamentare, pesë anëtarë propozohen përkatësisht
nga partia e dytë, e tretë, e katërt, e pestë dhe
e gjashtë e shumicës parlamentare dhe pesë anëtarë
propozohen përkatësisht nga partia e dytë, e tretë,
e katërt, e pestë dhe e gjashtë e opozitës parlamentare.
Në rast se nuk arrihet barazpeshimi politik sipas kësaj shkronje,
grupi përkatës kompensohet me kandidaturat e partisë
kryesore deri në barazpeshimin politik shumicë-opozitë.
b) anëtari i 13-të propozohet në gjysmën e KZQV-ve
nga partia e parë e shumicës parlamentare, kurse gjysma tjetër
nga partia e parë e opozitës parlamentare, sipas kritereve
objektive të bazuara në:
i) përzgjedhjen rastësore;
ii) shpërndarjen e barabartë në territorin zgjedhor;
c) sekretari i KZQV-së, si regull duhet të jetë me arsim
të lartë dhe propozohet nga partia, e cila propozon zëvendëskryetarin
e kësaj KZQV-je.
2. Kryetari dhe zëvendëskryetari i KZQV-së zgjidhen nga
KQZ-ja me propozim të KZQV-së. Në KZQV-të, ku anëtari
i trembëdhjetë i përket partisë kryesore të
shumicës parlamentare, kryetar zgjidhet njëri nga anëtarët
e KZQV-së përfaqësues i partisë kryesore të
shumicës parlamentare, kurse në gjysmën tjetër zgjidhet
njëri nga anëtarët e KZQV-së përfaqësues
i partisë kryesore të opozitës parlamentare. Zëvendëskryetari
është i përkatësisë politike të kundërt
me kryetarin.
3. Anëtarët e KZQV-së nuk punojnë me kohë të
plotë. KQZ-ja përcakton orarin e punës së KZQV-së
gjatë periudhës së zgjedhjeve dhe jashtë saj. Për
punën e kryer, anëtarët përfitojnë shpërblim
në masën e përcaktuar me vendim të KQZ-së.
4. KZQV-ja ngrihet në përputhje me rezultatet përfundimtare
të zgjedhjeve të fundit për Kuvendin jo më herët
se 8 muaj dhe jo më vonë se 6 muaj para përfundimit të
mandatit të organeve të qeverisjes vendore.
5. KQZ-ja emëron anëtarët e KZQV-ve jo më vonë
se 15 ditë nga paraqitja e propozimeve, kur konstaton se propozimi
është në përputhje me kërkesat e neneve 40/1
dhe 40/2 të këtij Kodi.
6. Nëse partitë politike të shumicës parlamentare
dhe të opozitës parlamentare, që kanë të drejtë
të paraqesin kandidatura për KZQV-të, nuk e ushtrojnë
këtë të drejtë në afatin e përcaktuar
në këtë nen, kjo e drejtë u kalon automatikisht
partive, që vijnë në radhë me numër vendesh
në Kuvend pas të parave, brenda grupimit përkatës.
Kur kjo nuk është e mundur, propozimet bëhen sipas pikës
2 të këtij neni.
6/1. Për Tiranën ngrihen sipas këtij neni KZQV-të
e njësive bashkiake dhe KZQV-ja për Bashkinë e Tiranës.
7. Në rastet e zgjedhjeve të pjesshme ose të parakohshme,
KZQV-ja ngrihet jo më vonë se 10 ditë nga data e nxjerrjes
se dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve për
organet e qeverisjes vendore.
8. Kur vendi i një anëtari të KZQV-së mbetet vakant,
ai plotësohet në përputhje me rregullat e parashikuara
në këtë nen brenda 30 ditëve nga data e krijimit
të vakancës. Gjatë periudhës së zgjedhjeve,
vendet vakante plotësohen brenda 3 ditëve.
Neni 40/1
Papajtueshmëritë me detyrën e anëtarit dhe sekretarit
të KZQV-së
Anëtari dhe sekretari i KZQV-së nuk mund të jenë:
a) deputetë në Kuvend;
bkandidatë ose të zgjedhur në organet e zgjedhura të
qeverisjes vendore;
c) ushtarakë, punonjës të strukturave të Policisë
së Shtetit ose të Shërbimit Informativ Shtetëror;
ose
ç) anëtarë ose sekretarë të një komisioni
tjetër zgjedhor.
Neni 40/2
Kushtet për emërimin e anëtarit dhe sekretarit të
KZQV-së
Anëtar dhe sekretar i KZQV-së mund të emërohet
çdo person që plotëson kushtet e mëposhtme:
a) gëzon të drejtën për të qenë zgjedhës;
b) si regull ka arsim të lartë dhe në rastin e sekretarit,
kur është e mundur, të jetë jurist;
c) është me vendbanim brenda zonës zgjedhore përkatëse;
dhe
ç) nuk është dënuar me vendim gjyqësor të
formës së prerë për kryerjen e një krimi.”
Neni 41
Shkarkimi dhe lirimi i anëtarëve dhe sekretarit të KZQV-së
1. Anëtari dhe sekretari i KZQV-së shkarkohen nga detyra
me vendim të KQZ-së kur:
a) shkelin dispozitat e këtij Kodi ose të akteve nënligjore
në zbatim të tij lidhur me detyrat e KZQV-së;
b) nuk plotësojnë më kushtet për të qenë
zgjedhës;
c) nuk kanë më vendbanimin e tyre në njësinë
zgjedhore;
ç) dënohen me vendim gjyqësor të formës së
prerë për kryerjen e një krimi ose janë të
ndaluar për kryerjen e tij;
d) mungojnë pa shkaqe të arsyeshme për më shumë
se tri mbledhje rresht të KZQV-së, ose në periudhën
zgjedhore nuk paraqiten në detyrë pa shkaqe të arsyeshme
për më shumë se 2 ditë rresht;
dh) nuk marrin pjesë në trajnimet ose nuk kalojnë testimet
e organizuara nga KQZ-ja .
2. Anëtarët dhe sekretari i KZQV-së lirohen nga detyra
me vendim të KQZ-së edhe kur:
a) kanë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie
deri në shkallë të katërt me ndonjërin nga
kandidatët që konkurrojnë në zonë;
b) janë në marrëdhënie pune me ndonjërin nga
kandidatët që konkurrojnë në zonë; ose
c) subjekti zgjedhor që i ka propozuar kërkon zëvendësimin
e tyre.
Neni 42
Detyrat e KZQV-së
KZQV-ja përgjigjet për zhvillimin e zgjedhjeve për organet
e qeverisjes vendore brenda territorit të njësisë së
qeverisjes vendore përkatëse dhe kryen këto detyra:
1. Përgjigjet për administrimin e zgjedhjeve në njësinë
e qeverisjes vendore, sipas dispozitave të këtij Kodi dhe
akteve nënligjore të nxjerra nga KQZ-ja.
2. Emëron kryetarin, zëvendëskryetarin, anëtarët
dhe sekretarët e KQV-ve, sipas këtij Kodi.
3. Verifikon dokumentacionin e kandidatëve.
4. Regjistron në Librin e Protokollit të Mbledhjeve dhe, sipas
rastit, verifikon informacionet ose pretendimet e subjekteve zgjedhore
në njësinë zgjedhore.
5. Afishon në një vend të dukshëm listat përfundimtare
të zgjedhësve, dekretin për caktimin e datës së
zgjedhjeve dhe të dhëna të tjera, që lidhen me zhvillimin
e zgjedhjeve në njësinë e qeverisjes vendore.
6. Administron buxhetin e caktuar nga KQZ-ja për zgjedhjet në
njësinë e qeverisjes vendore.
7. Garanton shpërndarjen në kohë të materialeve
të votimit.
8. Merr në dorëzim nga KQV-të materialet e votimit dhe
kutitë e votimit.
9. Përgatit tabelën e rezultateve të zgjedhjeve në
njësinë e qeverisjes vendore dhe ia dërgon atë KQZ-së,
së bashku me materialet e tjera të nevojshme, në përputhje
me nenin 109/7 të këtij Kodi.
10. Shpall rezultatet e zgjedhjeve në njësinë e qeverisjes
vendore, sipas përcaktimeve të nenit 109/7 të këtij
Kodi, lidhur me kandidatin fitues për kryetar të bashkisë
ose komunës dhe anëtarët e këshillit të bashkisë
ose komunës.
Neni 43
Detyrat e sekretarit të KZQV-së
Sekretari i KZQV-së kryen këto detyra:
a) përgjigjet për administrimin teknik dhe kushtet e punës
së KZQV-së;
b) protokollon kërkesat, ankesat dhe njoftimet drejtuar KZQV-së;
c) mban dokumentacionin zgjedhor të arkivuar;
ç) përgatit, në përputhje me udhëzimet e
kryetarit, materialet për mbledhjen e KZQV-së dhe ua shpërndan
ato anëtarëve;
d) mban procesverbalet e mbledhjeve të KZQV-së;
dh) kryen zbardhjen e vendimeve të marra nga KZQV-ja dhe i vulos
ato;
e) regjistron në Librin e Protokollit të Mbledhjeve vendimet
e KZQV-së dhe ua përcjell ato menjëherë subjekteve
të interesuara;
ë) u jep subjekteve zgjedhore ose personave të tretë,
pa pagesë dhe brenda 24 orëve nga paraqitja e kërkesës,
kopje të vërtetuara të vendimeve të KZQV-së
dhe të procesverbaleve të mbledhjeve të tyre;
f) regjistron në Librin e Protokollit të Mbledhjeve marrjen
në dorëzim nga KQZ-ja të materialeve zgjedhore, sipas
nenit 93 të këtij Kodi dhe përgjigjet për administrimin
dhe ruajtjen e tyre, në përputhje me kërkesat e këtij
Kodi;
g) me kërkesë të zgjedhësve, lëshon vërtetime
nëse emri i zgjedhësit gjendet ose jo në listat përfundimtare
të zgjedhësve të njësisë së qeverisjes
vendore përkatëse;
gj) regjistron në protokoll vërejtjet që vëzhguesit
i paraqesin komisionit.
Neni 44
Mbledhjet dhe vendimet e KZQV-së
1. Mbledhjet e KZQV-së janë publike.
2. Mbledhjet e KZQV-së janë të vlefshme kur në to
marrin pjesë më shumë se gjysma e të gjithë
anëtarëve me të drejtë vote të KZQV-së.
Vendimet e KZQV-së merren me shumicën e votave të të
gjithë anëtarëve të KZQV-së. Sekretari nuk
ka të drejtë vote.
3. Vendimet e KZQV-së nënshkruhen nga të gjithë
anëtarët që kanë marrë pjesë në votim.
Secili prej anëtarëve të komisionit, krahas nënshkrimit
të tij në vendim, deklaron votën pro ose kundër,
si dhe arsyetimin përkatës.
4. Vota e anëtarëve që janë në kushtet e konfliktit
të interesit, të parashikuar në nenin 41 pika 2 të
këtij Kodi dhe nuk janë liruar nga detyra, sipas atij neni,
është e pavlefshme dhe nuk llogaritet në kuorum.
5. Në rast se KZQV-ja nuk arrin të marrë vendim brenda
afatit përkatës, çështja i dërgohet brenda
24 orëve për shqyrtim KQZ-së nga kryetari i KZQV-së
ose nga të paktën 2 anëtarë, ose mund të ankimohet
në KQZ nga subjekti zgjedhor i interesuar. Vendimi i KQZ-së
zbatohet nga KZQV-ja. Në rast se çështja është
dërguar nga kryetari i KZQV-së ose nga të paktën
2 anëtarë të KZQV-së, KQZ-ja merr vendim në
përputhje me nenin 30 pikat 5 dhe 6 të këtij Kodi, ndërsa
në rast ankimi nga subjekti i interesuar, KQZ-ja vendos sipas dispozitave
të Kreut I të Pjesës së Dymbëdhjetë të
këtij Kodi.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| KREU
IV: KOMISIONI I QENDRES SE VOTIMIT (KQV) |
|
|
|
|
|
|
|
|
Neni 45
Përbërja e KQV-së
1. Në zgjedhjet për Kuvendin KQV-ja formohet sipas mënyrës
dhe kritereve të nenit 34 të këtij Kodi. Në zgjedhjet
për organet e qeverisjes vendore KQV-ja formohet sipas mënyrës
dhe kritereve të nenit 40 të këtij Kodi.
2. Anëtarët dhe sekretari i KQV-së emërohen vetëm
për periudhën e zgjedhjeve. Propozimet për anëtarë
dhe sekretar të KQV-së bëhen jo më vonë se
35 ditë para ditës së zgjedhjeve. KZZ-ja ose, sipas rastit,
KZQV-ja emëron anëtarët e KQV-ve jo më vonë
se 5 ditë nga paraqitja e propozimeve, kur konstaton se propozimi
është në përputhje me kërkesat e neneve 45/1
dhe 45/2 të këtij Kodi. Në çdo rast emërimi
i tyre bëhet jo më vonë se 10 ditë para datës
së zgjedhjeve.
3. Në rastet e zgjedhjeve të pjesshme ose të parakohshme,
KQV-ja ngrihet jo më vonë se 15 ditë nga data e nxjerrjes
së dekretit të Presidentit për caktimin e datës
së zgjedhjeve.
4. Kur vendi i një anëtari ose sekretarit të KQV-së
mbetet vakant, ai plotësohet brenda tri ditëve, por jo më
vonë se 24 orë para hapjes së procesit të votimit.
Zëvendësimi i anëtarëve të larguar në
ditën e zgjedhjeve bëhet jo më vonë se 2 orë
nga njoftimi i largimit.
5. Zëvendësimi i anëtarëve dhe sekretarit të
KQV-së bëhet, si rregull, me persona, të cilët kanë
trajnim për legjislacionin zgjedhor.
Neni 45/1
Papajtueshmëritë me detyrën e anëtarit dhe sekretarit
të KQV-së
Anëtari dhe sekretari i KQV-së nuk mund të jenë:
a) deputetë ose kandidatë për deputetë në Kuvend;
b) Kandidatë ose të zgjedhur në organet e zgjedhura të
qeverisjes vendore;
c) ushtarakë, punonjës të strukturave të Policisë
së Shtetit ose të Shërbimit Informativ Shtetëror;
ose
ç) anëtarë a sekretarë të një komisioni
tjetër zgjedhor.
Neni 45/2
Kushtet për emërimin e anëtarit dhe sekretarit të
KQV-së
Anëtar ose sekretar i KQV-së mund të emërohet çdo
person që plotëson kushtet e mëposhtme:
a)gëzon të drejtën për të qenë zgjedhës;
b) si rregull ka arsimin e mesëm ose të lartë;
c) është me vendbanim brenda njësisë zgjedhore përkatëse;
ç) nuk është dënuar me vendim gjyqësor të
formës së prerë për kryerjen e një krimi.
Neni 45/3
Shkarkimi dhe lirimi i anëtarëve dhe sekretarit të KQV-së
1. Anëtari dhe sekretari i KQV-së shkarkohen nga detyra me
vendim të KZZ-së apo, sipas rastit, të KZQV-së kur:
a) shkelin dispozitat e këtij Kodi ose të akteve nënligjore
në zbatim të tij lidhur me detyrat e KQV-së;
b) nuk plotësojnë më kushtet për të qenë
zgjedhës;
c) nuk kanë më vendbanimin e tyre në zonën zgjedhore;
ç) dënohen me vendim gjyqësor të formës së
prerë për kryerjen e një krimi ose janë të
ndaluar për kryerjen e tij;
d) nuk paraqiten në detyrë pa shkaqe të arsyeshme për
më shumë se 2 ditë rresht; ose
dh) nuk marrin pjesë në trajnimet ose nuk kalojnë testimet
e organizuara nga KQZ-ja.
2. Anëtarët dhe sekretari i KQV-së lirohen nga detyra
me vendim të KZZ-së ose, sipas rastit, të KZQV-së
kur:
a) kanë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie
deri në shkallë të dytë me ndonjërin nga kandidatët
që konkurrojnë në zonë;
b) janë në marrëdhënie pune me ndonjërin nga
kandidatët që konkurrojnë në zonë; ose
c) subjekti zgjedhor që i ka propozuar kërkon zëvendësimin
e tyre.
Neni 46
Detyrat e KQV-së
1. KQV-të ngrihen dhe funksionojnë për të gjitha
llojet e zgjedhjeve.
2. Anëtarët e KQV-së përgjigjen për zhvillimin
e zgjedhjeve në qendrën e votimit, duke zbatuar detyrat e
parashikuara në këtë Kod dhe aktet nënligjore të
nxjerra në bazë dhe për zbatim të tij.
Neni 47
Detyrat e sekretarit të KQV-së
Sekretari i KQV-së kryen këto detyra:
a) përgjigjet për administrimin teknik dhe kushtet e punës
së KQV-së;
b) protokollon kërkesat, ankesat dhe njoftimet drejtuar KQV-së;
c) mban dokumentacionin zgjedhor të arkivuar;
ç) përgatit, në përputhje me udhëzimet e
kryetarit, materialet për mbledhjen e KQV-së dhe ua shpërndan
ato anëtarëve;
d) mban procesverbalet e mbledhjeve të KQV-së;
dh) kryen zbardhjen e vendimeve të marra nga KQV-ja dhe i vulos
ato;
e) regjistron në Librin e Protokollit të Mbledhjeve vendimet
e KQV-së dhe ua përcjell ato menjëherë subjekteve
të interesuara;
ë) u jep subjekteve zgjedhore ose personave të tretë,
pa pagesë dhe brenda 24 orëve nga paraqitja e kërkesës,
kopje të vërtetuara të vendimeve të KQV-së
dhe të procesverbaleve të mbledhjeve të tyre;
f) regjistron në protokoll marrjen në dorëzim të
materialeve zgjedhore, sipas nenit 93/1 të këtij Kodi, nga
KZZ-ja apo, sipas rastit, nga KZQV-ja dhe përgjigjet për administrimin
dhe ruajtjen e tyre, në përputhje me kërkesat e këtij
Kodi;
g) regjistron në protokoll vërejtjet që vëzhguesit
i paraqesin KQV-së;
gj) përgjigjet për vendosjen e materialeve zgjedhore në
Kutinë e Materialeve të Votimit dhe vulosjen e saj me vulat
me kodet e sigurisë.
Neni 48
Mbledhjet dhe vendimet e KQV-së
1. Mbledhjet e KQV-së janë publike.
2. Mbledhjet e KQV-së janë të vlefshme kur në to
marrin pjesë më shumë se gjysma e të gjithë
anëtarëve të KQV-së. Vendimet e KQV-së merren
me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve
të KQV-së. Sekretari nuk ka të drejtë vote.
3. Vendimet e KQV-së nënshkruhen nga të gjithë anëtarët
që kanë marrë pjesë në votim. Secili prej anëtarëve
të komisionit, krahas nënshkrimit të tij në vendim,
deklaron në vendim votën pro ose kundër, si dhe arsyetimin
përkatës.
4. KQV-ja merr vendim për:
a) hapjen e votimit;
b) pezullimin e votimit;
c) kërkimin e ndihmës nga Policia e Shtetit për rivendosjen
e rendit në qendrën e votimit;
ç) largimin e forcave të policisë pas rivendosjes së
rendit në qendrën e votimit;
d) largimin e personave të caktuar nga mjediset e qendrës
së votimit, sipas nenit 105 të këtij Kodi;
dh) mbylljen e votimit.
5. Në rast se KQV-ja nuk arrin të marrë vendim brenda
afatit përkatës, çështja i dërgohet menjëherë
për shqyrtim KZZ-së ose, sipas rastit, KZQV-së nga kryetari
ose nga dy anëtarë të KQV-së, apo mund të ankimohet
në KZZ ose, sipas rastit, në KZQV nga subjekti i interesuar.
Vendimi i KZZ-së apo, sipas rastit, KZQV-së zbatohet nga KQV-ja.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| KREU
V: KQV-të E POSAÇME |
|
|
|
|
|
|
|
|
Neni 49
Përbërja dhe përgjegjësitë e KQV-ve të
posaçme
KZZ-ja ose, sipas rastit, KZQV-ja krijon, në përputhje me
këtë Kod dhe udhëzimet e KQZ-së, KQV të posaçme
në institucionet e posaçme. Këto komisione kanë
të njëjtën përbërje dhe të njëjtat
përgjegjësi, si edhe KQV-ja.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
PJESA E KATERT: LISTAT E ZGJEDHËSVE |
|
|
|
|
|
|
|
|
| KREU
I: LISTAT E ZGJEDHËSVE, PËRMBAJTJA, HARTIMI DHE MIRATIMI I
TYRE |
|
|
|
|
|
|
|
|
Neni 50
Regjistrimi i zgjedhësve në listat e zgjedhësve
1. Lista e zgjedhësve hartohet për çdo zonë qendre
votimi. Lista e zgjedhësve përmban të gjithë zgjedhësit
që kanë vendbanimin në zonën e qendrës së
votimit të njësisë së qeverisjes vendore, mbështetur
në të dhënat e regjistrit themeltar me vendbanim të
shtetasve dhe zgjedhësit, sipas neneve 63, 64 dhe 64/1 të
këtij Kodi.
2. Zgjedhësi regjistrohet vetëm në një listë
zgjedhësish. Përfshirja në listën e zgjedhësve
si zgjedhës, sipas neneve 63, 64 dhe 64/1 të këtij Kodi,
sjell si pasojë heqjen e zgjedhësit nga lista e zgjedhësve
që hartohet në bazë të regjistrit themeltar me vendbanim
të shtetasve.
Neni 51
Përmbajtja e listës së zgjedhësve
1. Në listën e zgjedhësve shënohet njësia
e qeverisjes vendore që ka hartuar dhe miratuar listën e zgjedhësve,
numri ose emri i njësisë zgjedhore, lloji dhe data e zgjedhjeve
ose e referendumeve, si dhe numri i qendrës së votimit.
2. Në listën e zgjedhësve, për çdo zgjedhës,
shënohen: numri rendor në listën e zgjedhësve të
qendrës përkatëse të votimit, adresa shifrore zgjedhore,
emri, atësia, mbiemri dhe datëlindja. Renditja në listën
e zgjedhësve bëhet sipas mbiemrit.
Neni 52
Organi që harton dhe miraton listat
1. Listat e zgjedhësve hartohen dhe miratohen nga kryetari i njësisë
së qeverisjes vendore përkatëse.
2. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore përgjigjet
për hartimin dhe saktësinë e të dhënave të
listave dhe i firmos ato, në përputhje me dispozitat e këtij
Kodi dhe aktet nënligjore të dala në bazë dhe për
zbatim të tij.
3. Ndryshimet në listat e zgjedhësve bëhen vetëm
me miratimin e kryetarit të njësisë përkatëse
të qeverisjes vendore.
Neni 53
Përbërësit zgjedhorë të regjistrit themeltar
të shtetasve dhe administrimi i tyre
1. Emri, atësia, mbiemri, datëlindja, shtetësia shqiptare
dhe numri i zonës së qendrës të votimit formojnë
përbërësit zgjedhorë të regjistrit themeltar.
Sistemet e administrimit të regjistrit themeltar duhet të
kryejnë përditësimin automatik të përbërësve
zgjedhorë sa herë që ndryshojnë përbërësit
e regjistrit themeltar, si dhe nxjerrjen e tyre nga baza e të dhënave
në çdo kohë.
2. Shfuqizohet
3. Ministri që mbulon pushtetin vendor nxjerr akte nënligjore
lidhur me administrimin dhe përditësimin e përbërësve
zgjedhorë në regjistrin themeltar të shtetasve me vendbanim.
Neni 54
Regjistri Kombëtar i Zgjedhësve
(shfuqizohet)
.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| KREU
II: PROCESI I PËRGATITJES SË LISTËS SË ZGJEDHËSVE
DHE KRIJIMIT TË ZONAVE TË QENDRAVE TË VOTIMIT |
|
|
|
|
|
|
|
|
| Neni 55
Përgatitja e listave paraprake të zgjedhësve
Lista paraprake e zgjedhësve përgatitet si më poshtë:
1. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile në Ministrinë
që mbulon pushtetin vendor, jo më vonë se nëntë
muaj para mbarimit të mandatit të organeve për të
cilat zhvillohen zgjedhjet, u dërgon kryetarëve të njësive
të qeverisjes vendore listat e zgjedhësve të përditësuara,
sipas zonave të qendrave të votimit të përfshira
në njësitë përkatëse, të nxjerra nga Regjistri
Kombëtar i Gjendjes Civile.
2. Brenda dy muajve nga çasti i marrjes së listës,
zyrat e gjendjes civile, nën autoritetin e kryetarit të njësisë
së qeverisjes vendore dhe në zbatim të udhëzimeve
të Ministrit që mbulon pushtetin vendor, mbështetur në
regjistrat themeltarë të gjendjes civile të njësisë
përkatëse, kryejnë përditësimin e listës
si më poshtë:
a) regjistrojnë të gjithë shtetasit që kanë
mbushur moshën 18 vjeç pas datës së zgjedhjeve
të fundit, duke përfshirë edhe ata që mbushin moshën
18 vjeç deri në datën e fundit për zhvillimin
e zgjedhjeve;
b) evidentojnë dhe çregjistrojnë zgjedhësit, që
nuk figurojnë më në regjistrin themeltar të zyrave
të gjendjes civile, për arsye se kanë vdekur ose kanë
lënë shtetësinë shqiptare pas zgjedhjeve të
fundit;
c) kontrollojnë të dhënat për zgjedhësit e
tjerë, duke bërë korrigjimet e nevojshme.
3. Brenda 30 ditëve nga përditësimi i listave të
zgjedhësve, sipas pikës 2 të këtij neni, kryetari
i njësisë së qeverisjes vendore bën ndarjen e zgjedhësve,
sipas zonave të qendrave të votimit të zgjedhjeve të
fundit dhe u cakton atyre numrin e qendrave përkatëse të
votimit. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore cakton
vendndodhjen e saktë, adresën e plotë të qendrave
të votimit, përgatit hartën e njësisë së
qeverisjes vendore, në të cilën janë vendosur edhe
kufijtë e zonave të qendrave të votimit dhe e shpall
atë në mjedise publike, me hyrje të lirë, brenda
njësisë së qeverisjes vendore. Kryetari i njësisë
përkatëse mban të pandryshuar vendndodhjen dhe adresën
ekzistuese të qendrave të votimit, me përjashtim të
rastit kur kjo është e pamundur. Ai nuk mund të ndryshojë
vendndodhjen e qendrës së votimit në 10 ditët e
fundit para datës së zgjedhjeve, përveçse në
rastet e forcave madhore.
4. Listat paraprake shpallen nga kryetari i njësisë së
qeverisjes vendore jo më vonë se gjashtë muaj përpara
datës së përfundimit të mandatit të organit
për të cilin zhvillohen zgjedhjet, pranë zyrave të
njësisë përkatëse dhe çdo qendre votimi,
duke u vendosur në mjedise publike me hyrje të lirë për
shtetasit. Një kopje e këtyre listave u dërgohet zyrave
të gjendjes civile përkatëse, të cilat përditësojnë
në regjistrin themeltar të gjendjes civile numrin e zonës
së qendrës së votimit për çdo zgjedhës.
Një kopje e tyre i dërgohet në format elektronik Drejtorisë
së Përgjithshme të Gjendjes Civile.
Neni 56
Njoftimi me shkrim i zgjedhësve
1. Brenda 30 ditëve nga shpallja e listave paraprake të zgjedhësve,
kryetari i njësisë së qeverisjes vendore kryen lajmërimin
me shkrim për çdo zgjedhës të përfshirë
në listat paraprake të qendrave të votimit në njësinë
përkatëse të qeverisjes vendore.
2. Lajmërimi me shkrim përmban qendrën e votimit, vendndodhjen
dhe adresën e saj, si dhe numrin rendor të zgjedhësit
në listën e zgjedhësve të qendrës së tij
të votimit.
3. Për kryerjen e njoftimit, kryetari i njësisë së
qeverisjes vendore ngarkon administratorët e lagjeve ose, sipas
rastit, kryetarët e fshatrave që përfshihen në njësinë
përkatëse të qeverisjes vendore dhe, nëse është
e nevojshme, edhe persona të tjerë nga administrata e njësisë
së qeverisjes vendore.
4. Personat e ngarkuar me njoftimin e zgjedhësve i dorëzojnë
njoftimin zgjedhësit personalisht ose, në mungesë të
zgjedhësit, një anëtari madhor të familjes së
tij, që gjendet në banesën e zgjedhësit, i cili
firmos për marrjen e njoftimit.
Neni 57
Shkaqet për ndryshime në listat paraprake
1. Listat paraprake ndryshohen në rastet kur një zgjedhës:
a) vdes;
b) ka humbur të drejtën për të zgjedhur;
c) është regjistruar në më shumë se një
listë;
ç) ka transferuar gjendjen civile;
d) provon se të dhënat e tij vetjake nuk janë të
sakta;
dh) është regjistruar në qendrën e gabuar të
votimit;
e) nuk është në listën paraprake të asnjë
qendre votimi;
ë) nuk përmbush kriterin e moshës për të qenë
zgjedhës në datën e zgjedhjeve; ose
f) nuk përmbush kriterin e shtetësisë.
2. Lista paraprake e zgjedhësve ndryshohet edhe për shkaqet
e procedurat e parashikuara në nenet 63, 64 dhe 64/1 të këtij
Kodi.
Neni 58
Procedura e rishikimit dhe e ndryshimit të listave paraprake
1. Me përjashtim të kërkesave për ndryshime në
listën paraprake të zgjedhësve që vijnë nga
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, kërkesat për
ndryshime në listën paraprake të zgjedhësve nuk
mund të paraqiten më vonë se katër muaj përpara
mbarimit të mandatit.
2. Kërkesa për ndryshime në listën paraprake bëhet
nga vetë zgjedhësi ose, në mungesë të tij,
nga një pjesëtar i trungut të tij familjar, me përjashtim
të rastit të parashikuar në pikat 1/a dhe 1/b të
nenit 57 të këtij Kodi, kur kërkesa mund paraqitet nga
çdo person i tretë. Në rastin e shkronjave “ç”,
“ë” dhe “f” të nenit 57 të këtij
Kodi ndryshimi në listën paraprake të zgjedhësve
bëhet edhe nga kryetari i njësisë së qeverisjes
vendore, kryesisht mbi bazën e informacionit të marrë
nga zyra e gjendjes civile.
3. Kërkesa për ndryshimin e listës paraprake i paraqitet
me shkrim kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore
dhe përmban:
a) emrin e plotë të subjektit kërkues dhe adresën
e tij;
b) shkakun për të cilin kërkohet ndryshimi në listë;
dhe
c) dokumentet që provojnë shkakun për të cilin kërkohet
ndryshimi.
4. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore vendos për
kërkesën brenda 5 ditëve nga depozitimi i saj. Vendimi
hartohet në jo më pak se tri kopje, nga të cilat njëra
i dërgohet kërkuesit jo më vonë se 3 ditë nga
data e marrjes së vendimit, njëra Drejtorisë së
Përgjithshme të Gjendjes Civile në Ministrinë që
mbulon pushtetin vendor në përfundim të periudhës
së rishikimit dhe kopja e tretë ruhet pranë organit vendimmarrës.
5. Kundër vendimit të kryetarit të bashkisë, komunës
ose njësisë bashkiake ose në rastin kur ai nuk merr vendim,
mund të bëhet ankim nga kërkuesi në gjykatën
e rrethit gjyqësor ku ndodhet njësia e qeverisjes vendore
jo më vonë se 5 ditë nga marrja dijeni për vendimin
ose nga kalimi i afatit për marrjen e vendimit.
6. Gjykata shqyrton çështjen dhe merr vendim brenda 5 ditëve
nga çasti i paraqitjes së kërkesëpadisë.
Në rast se paditësi ose përfaqësuesi i tij ligjor
nuk paraqitet në gjykim, gjykata pushon gjykimin. Në rast
se i padituri nuk paraqitet në gjykim, gjykimi zhvillohet në
mungesë. Gjykata duhet t’i njoftojë vendimin palës
në mungesë, sipas dispozitave përkatëse të
Kodit të Procedurës Civile, brenda 24 orëve nga data
e shpalljes së vendimit. Kryetari i njësisë përkatëse
të qeverisjes vendore është i detyruar të zbatojë
vendimin e gjykatës brenda 5 ditëve nga marrja dijeni, pa
qenë nevoja që paditësi të kërkojë lëshimin
e urdhrit të ekzekutimit. Në çdo rast, gjykata duhet
të vërë në dispozicion të palëve vendimin
e saj të arsyetuar me shkrim në të njëjtën
datë me shpalljen e vendimit.
Neni 58/1
Ndryshimi në listën paraprake me kërkesë të
Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile
Ndryshimet në listën paraprake, sipas nenit 57 të këtij
Kodi, bëhen me kërkesë të Drejtorisë së
Përgjithshme të Gjendjes Civile në rastet kur:
a) në bazë të verifikimit të kryer nga Drejtoria
e Përgjithshme e Gjendjes Civile rezulton se të njëjtët
zgjedhës janë përfshirë si në listën e
zgjedhësve të vendbanimit të tyre, ashtu dhe në
listën e zgjedhësve të vendbanimit të origjinës.
Në këtë rast, jo më vonë se 25 ditë para
datës së zgjedhjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes
Civile i kërkon kryetarit të njësisë së qeverisjes
vendore të vendbanimit të origjinës, ta heqë atë
nga lista e zgjedhësve;
b) zgjedhësit janë përfshirë në listat e zgjedhësve
të institucioneve të posaçme dhe, në përputhje
me nenin 63 të këtij Kodi, është kërkuar heqja
e tyre nga lista e zgjedhësve të vendbanimit;
c) zgjedhësit janë përfshirë në listat e zgjedhësve
në repartet e Forcave të Armatosura dhe Forcat e Rendit dhe,
në përputhje me nenin 64 të këtij Kodi, është
kërkuar heqja e tyre nga lista e zgjedhësve të vendbanimit;
ç) zgjedhësit janë përfshirë në listat
e zgjedhësve si studentë dhe, në përputhje me nenin
64/1 të këtij Kodi, është kërkuar heqja e tyre
nga lista e zgjedhësve të vendbanimit.
Neni 59
Përgatitja e listës përfundimtare të zgjedhësve
1 .Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, pasi pasqyron
vendimet administrative dhe të gjykatave për ndryshime në
listën paraprake, pasi heq nga lista paraprake personat e vdekur
dhe personat që nuk mbushin moshën 18 vjeç deri në
datën e zgjedhjeve, si dhe zgjedhësit që kanë lënë
shtetësinë shqiptare, miraton listën përfundimtare
të zgjedhësve për çdo qendër votimi.
2. Lista përfundimtare e zgjedhësve i dërgohet e printuar,
jo më vonë se 25 ditë përpara datës së
zgjedhjeve, KZZ-së ose, sipas rastit, KZQV-së në tre
formate, si më poshtë:
a) listë zgjedhësish e ndarë sipas qendrave të votimit
për t'u shpallur pranë çdo qendre votimi në një
vend publik me hyrje të lirë, jo më vonë se 20 ditë
përpara datës së zgjedhjeve. Një kopje tjetër
e kësaj liste i dërgohet Drejtorisë së Përgjithshme
të Gjendjes Civile në Ministrinë që mbulon pushtetit
vendor. . Jo më vonë se 30 ditë pas përfundimit
të procesit zgjedhor, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes
Civile i dërgon një kopje të printuar të të
gjitha listave të zgjedhësve Arkivit Qendror të Shtetit
për ruajtje;
b) listë zgjedhësish e ndarë sipas qendrave të votimit,
e cila i dorëzohet KQV-së përkatëse bashkë
me materialet e tjera të votimit nga KZZ-ja ose, sipas rastit,
KZQV-ja për t’u përdorur nga kjo e fundit në datën
e zgjedhjeve. Ky format përmban edhe vendin për nënshkrimin
e zgjedhësit, si dhe vendin e vendosjes së numrit të
serisë së dokumentit të identifikimit;
c) listë zgjedhësish në nivel zone zgjedhore ose, sipas
rastit, njësie të qeverisjes vendore, e renditur sipas rendit
alfabetik të mbiemrit të zgjedhësve. Ky format mbahet
nga KZZ-ja ose, sipas rastit, KZQV-ja dhe shërben për informim
të zgjedhësve. Për zgjedhjet për pushtetin vendor
për Bashkinë e Tiranës, kryetarët e njësive
bashkiake i dërgojnë një kopje të listës në
nivel njësie bashkiake edhe KZQV-së së Bashkisë
së Tiranës.
Neni 60
Ndryshimi i listës pas shpalljes së listës përfundimtare
1. Kur zgjedhësi vëren se nuk është i regjistruar
në listën përfundimtare të zgjedhësve të
zonës së qendrës së votimit të vendbanimit
të tij, ai ka të drejtë të paraqesë një
kërkesë në gjykatën e rrethit gjyqësor përkatës
deri 24 orë përpara datës së zgjedhjeve.
2. Gjykatat e rretheve gjyqësore shqyrtojnë dhe vendosin në
lidhje me kërkesat, sipas pikës 1 të këtij neni,
si në ditën e fundit para zgjedhjeve, edhe në ditën
e zgjedhjeve, por jo më vonë se 6 orë përpara mbylljes
së votimit. Vendimi që pranon kërkesën përmban
lejimin e kërkuesit për të votuar në zgjedhjet përkatëse,
si dhe numrin e qendrës së votimit ku lejohet të votojë
zgjedhësi që ka paraqitur kërkesën.
3. Emri i zgjedhësit që paraqitet për të votuar
me vendim gjykate shënohet nga KQV–ja në një regjistër
të posaçëm, të cilit i bashkëngjitet vendimi
i gjykatës dhe një certifikatë personale e zgjedhësit
me fotografi, e lëshuar nga zyra e gjendjes civile.
Neni 60/1
Zgjedhjet e pjesshme ose të parakohshme
1. Në rastin e zgjedhjeve të pjesshme ose të parakohshme,
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile u dërgon listat
e zgjedhësve zyrave të gjendjes civile për përditësim,
sipas përcaktimeve të nenit 55 të këtij Kodi, jo
më vonë se pesë ditë nga nxjerrja e dekretit për
caktimin e datës së zgjedhjeve. Në burgjet dhe vendet
e paraburgimit, në repartet e Forcave të Armatosura dhe të
Rendit dhe në institucionet arsimore, listat e zgjedhësve
përgatiten dhe u dërgohen kryetarëve të njësive
përkatëse të qeverisjes vendore brenda 10 ditëve
nga nxjerrja e dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve.
2. Zyrat e gjendjes civile kryejnë përditësimin e listave
të zgjedhësve brenda 10 ditëve nga marrja e tyre. Brenda
24 orëve nga përfundimi i përditësimit, kryetarët
e njësive të qeverisjes vendore miratojnë dhe shpallin
listat përfundimtare të zgjedhësve, në përputhje
me nenin 59 të këtij Kodi.
3. Njoftimi me shkrim i zgjedhësve, i parashikuar nga neni 56 i
këtij Kodi, organizohet dhe kryhet pas shpalljes së listës
përfundimtare, por jo më vonë se 10 ditë nga data
e zgjedhjeve.
4. Ndryshimet në listën përfundimtare bëhen në
përputhje me nenin 60 të këtij Kodi.
Neni 61
Vënia e listave të zgjedhësve në dispozicion të
subjekteve zgjedhore
1. Listat e zgjedhësve vihen në dispozicion të subjekteve
zgjedhore, me kërkesën e tyre dhe pa pagesë, nga kryetari
i njësisë së qeverisjes vendore përkatëse.
2. Subjektet zgjedhore të regjistruara në KQZ, me kërkesën
e tyre dhe pa pagesë, mund të marrin nga Drejtoria e Përgjithshme
e Gjendjes Civile një kopje të listave të zgjedhësve
në shkallë vendi.
3. Subjekteve të mësipërme zgjedhore u vihen në
dispozicion listat e zgjedhësve jo më vonë se 3 ditë
nga data e paraqitjes së kërkesës.
4. Në rast se subjektet zgjedhore kërkojnë më shumë
se një kopje të listave të zgjedhësve, ato vihen
në dispozicion kundrejt pagesës. Në këtë rast,
pagesat për listat e zgjedhësve duhet të mbulojnë
vetëm shpenzimet administrative të riprodhimit të tyre.
Neni 62
Zgjedhësit e veçantë
Anëtarët dhe sekretarët e KQV-ve votojnë në
qendrën e votimit ku janë caktuar komisionerë, pavarësisht
nëse e kanë ose jo emrin në listën e zgjedhësve
të asaj qendre votimi. Kur nuk e kanë emrin në listë,
emri i tyre shënohet në regjistrin e posaçëm që
mbahet sipas nenit 60 pika 3 të këtij Kodi.
Neni 63
Institucionet e posaçme
1. Institucionet e posaçme përbëjnë zonë
të veçantë qendre votimi. Qendra e votimit në
këto institucione ngrihet edhe kur në to ndodhen nga 15 deri
në 100 zgjedhës.
2. Në burgjet dhe në vendet e paraburgimit, për zgjedhjet
dhe referendumet e përgjithshme, 40 ditë para datës së
votimit, drejtuesi i institucionit përgatit listën e zgjedhësve
dhe ia dorëzon atë kryetarit të njësisë së
qeverisjes vendore në territorin e së cilës ndodhet institucioni
i posaçëm.
3. Në burgjet dhe në vendet e paraburgimit, për zgjedhjet
dhe referendumet vendore, 40 ditë para datës së votimit,
drejtuesi i institucionit përgatit listën e zgjedhësve
me vendbanim në njësinë zgjedhore, ku ndodhet institucioni
dhe ia dorëzon atë kryetarit të njësisë së
qeverisjes vendore përkatëse.
4. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, brenda 5
ditëve nga marrja e listës, sipas pikës 2 ose 3 të
këtij neni, përfshin emrat e zgjedhësve të burgjeve
dhe të vendeve të paraburgimit në listën e zgjedhësve
të njësisë së tij dhe ia dërgon ato Drejtorisë
së Përgjithshme të Gjendjes Civile, e cila, brenda 5
ditëve nga marrja e tyre, njofton njësitë përkatëse
të qeverisjes vendore të vendbanimit të këtyre zgjedhësve
t'i heqin ata nga lista e zgjedhësve të vendbanimit të
tyre.
5. Në spitalet dhe në institucionet e tjera shëndetësore,
që pranojnë pacientë për më shumë se tri
ditë, procedurat e parashikuara në pikat 2 dhe 3 të këtij
neni kryhen dy javë përpara datës së zgjedhjeve.
Neni 64
Zgjedhësit në Forcat e Armatosura dhe në Forcat e Rendit
1. Jo më vonë se katër muaj para mbarimit të mandatit
për Kuvendin, Ministri i Mbrojtjes dhe institucionet e tjera qendrore
kompetente, me kërkesë të Ministrit që mbulon pushtetin
vendor, urdhërojnë komandantët e reparteve përkatëse
të përgatisin listën e zgjedhësve që do të
ndodhen në ato reparte në periudhën nga 60 deri në
30 ditë nga data e përfundimit të mandatit të Kuvendit.
Komandantët e reparteve duhet të specifikojnë praninë
e zgjedhësve në repartet përkatëse, sipas ditëve
të diela që përfshihen në periudhën e mësipërme,
si dhe njësinë e qeverisjes vendore ku zgjedhësit kanë
vendbanimin. Lista i dërgohet jo më vonë se 15 ditë
nga marrja e urdhrit, kryetarit të njësisë së qeverisjes
vendore, në territorin e së cilës ndodhet reparti.
2. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore i përfshin
këta zgjedhës në listën përfundimtare të
qendrës së votimit, në territorin e së cilës
ndodhet reparti. Renditja e tyre në listë bëhet mbi bazën
e rregullave të përgjithshme për hartimin e listës
së zgjedhësve.
3. Brenda 5 ditëve nga marrja e listës nga komandanti i repartit
përkatës, kryetari i njësisë së qeverisjes
vendore i dërgon një kopje të listës Drejtorisë
së Përgjithshme të Gjendjes Civile, e cila jo më
vonë se pesë ditë nga marrja e listës, u kërkon
njësive përkatëse të qeverisjes vendore të
vendbanimit të këtyre zgjedhësve t’i heqin ata
nga lista e zgjedhësve të vendbanimit të tyre, në
përputhje me procedurat dhe afatin e caktuar nga KQZ-ja.
Neni 64/1
Studentët
1. Studentët kanë të drejtë të votojnë
në vendqëndrimin e tyre. Kërkesa për t’u regjistruar
sipas vendqëndrimit dorëzohet në dekanatin e fakultetit
ku studenti është i regjistruar.
2. Jo më vonë se 5 muaj para mbarimit të mandatit të
Kuvendit, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, me kërkesë
të Ministrit që mbulon pushtetin vendor, u kërkon rektorateve
të universiteteve të përgatisin listën e zgjedhësve
që duan të votojnë sipas vendqëndrimit të tyre
dhe që ndodhen aty në periudhën nga 60 deri në 30
ditë nga data e përfundimit të mandatit të Kuvendit.
Rektorët njoftojnë jo më vonë se 5 ditë nga
marrja e kërkesës, dekanatet e fakulteteve nën juridiksionin
e tyre, të cilët shpallin menjëherë fillimin e procedurave
të regjistrimit në listë.
3. Brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit, dekanët dorëzojnë
në rektoratin përkatës listën e studentëve
që kanë bërë kërkesë për të
votuar me vendqëndrim. Në listën e përgatitur nga
dekanati përfshihen vetëm studentët e regjistruar pranë
fakultetit përkatës. Dekanët duhet të specifikojnë
njësinë e qeverisjes vendore ku zgjedhësit kanë
vendbanimin.
4. Rektori ia dërgon listën, jo më vonë se 5 ditë
nga marrja e saj, kryetarit të njësisë së qeverisjes
vendore, në territorin e së cilës ndodhet universiteti.
5. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore i përfshin
këta zgjedhës në listën përfundimtare të
qendrës së votimit të caktuar për këtë
rast. Renditja e tyre në listë bëhet mbi bazën e
rregullave të përgjithshme për hartimin e listës
së zgjedhësve.
6. Brenda 5 ditëve nga marrja e listës nga rektori i universitetit
përkatës, kryetari i njësisë së qeverisjes
vendore i dërgon një kopje të listës Drejtorisë
së Përgjithshme të Gjendjes Civile, e cila, jo më
vonë se 5 ditë nga marrja e listës, u kërkon njësive
përkatëse të qeverisjes vendore të vendbanimit të
këtyre zgjedhësve t’i heqin ata nga lista e zgjedhësve
të vendbanimit të tyre, në përputhje me procedurat
e caktuara nga KQZ-ja.
Neni 64/2
Dispozitë kalimtare për zgjedhjet për Kuvendin të
vitit 2005
SHFUQIZOHET
Neni 64/3
Të drejtat dhe detyrat e përcaktuara në nenet 52, 55,
56, 58, 61, 63, 64, 64/1 dhe 64/2 të këtij Kodi, për
Bashkinë e Tiranës ushtrohen nga kryetarët e njësive
bashkiake.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| PJESA
E PESTE: SISTEMI I ZGJEDHJEVE |
|
|
|
|
|
|
|
|
| KREU
I: SISTEMI I ZGJEDHJEVE PER KUVENDIN |
|
|
|
|
|
|
|
|
Neni 65
Përbërja e Kuvendit
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë përbëhet
nga 140 deputetë, nga të cilët 100 zgjidhen drejtpërdrejt
nga zgjedhësit në zonat zgjedhore njëemërore dhe
40 zgjidhen sipas përqindjes proporcionale të votave të
fituara nga listat shumemërore të subjekteve zgjedhore të
depozituara në KQZ.
Neni 66
Zgjedhja e deputetit në zonat njëemërore
1. Quhet i zgjedhur deputet në Kuvend në zonën njëemërore
kandidati që fiton numrin me të madh të votave të
vlefshme të zgjedhësve që kanë marrë pjesë
në votim në atë zonë.
2. Në rastin kur dy ose më shumë kandidatë marrin
numër të barabartë votash, atëherë ndërmjet
kandidatëve përkatës organizohet hedhja e shortit. Shorti
organizohet nga KQZ-ja në një seancë publike me pjesëmarrjen
edhe të kandidatëve. KQZ-ja përcakton rrregullat e organizimit
të shortit.
Neni 67
Ndarja e mandateve plotësuese
Dyzet mandatet plotësuese ndahen midis partive dhe koalicioneve
të partive në përputhje me rezultatin e dalë vetëm
nga votimi i zhvilluar në datën e zgjedhjeve dhe sipas rregullave
të mëposhtme:
a) partitë që fitojnë më pak se 2,5 për qind
dhe koalicionet e partive që fitojnë më pak se 4 për
qind të votave të vlefshme në të gjithë vendin
nuk përfitojnë nga mandatet plotësuese. Për të
përcaktuar përqindjen e koalicionit që paraqet listë
të përbërë, totali i numrit të votave të
vlefshme të koalicionit formohet duke mbledhur votat që ka
marrë veçmas secila parti ose koalicion në pjesën
e votimit proporcional të fletës së votimit;
b) numri i votave të vlefshme të fituara nga çdo parti
ose koalicion, që kalon pragun përkatës, pjesëtohet
me shumën e votave të vlefshme, të fituara prej tyre
në shkallë vendi dhe rezultati shumëzohet me 140. Secilës
prej këtyre partive ose koalicioneve i caktohet fillimisht një
numër i përgjithshëm mandatesh, i barabartë me numrin
e plotë që del nga llogaritja e mësipërme. Mandatet
që mbeten u caktohen partive ose koalicioneve me mbetjet dhjetore
më të mëdha. Në rast se mbetjet dhjetore për
mandatin e fundit janë të barabarta, mandati caktohet me short;
c) për të përcaktuar numrin e mandateve plotësuese,
që përfiton çdo parti ose koalicion, nga numri i mandateve
të caktuara sipas shkronjës “b” të këtij
neni, zbritet numri i mandateve të fituara nga çdo parti
ose koalicion në zonat njëemërore. Në rast se diferenca
është negative ose zero, partia ose koalicioni përkatës
mban vetëm mandatet e fituara në zonat njëemërore;
ç) pavarësisht nga shkronja “b”, në rast
se:
i) në një ose më shumë zona njëemërore
fitojnë kandidatët e pavarur;
ii) në një ose më shumë zona njëemërore
fitojnë kandidatët e partive ose të koalicioneve që
nuk e kalojnë pragun përkatës; ose
iii) partitë ose koalicionet që kalojnë pragun përkatës
fitojnë më shumë mandate në zonat njëemërore
sesa do t’u takonin në bazë të shkronjës “b”;
ndarja e mandateve plotësuese mes partive dhe koalicioneve, për
të cilat diferenca e parashikuar në shkronjën “c”
është pozitive, bëhet në bazë të formulës
së mëposhtme:
N = (A – B) [40/(40 + C)], ku N është numri i mandateve
plotësuese që përfiton partia ose koalicioni; A është
numri i mandateve që i caktohet partisë ose koalicionit sipas
shkronjës “b”; B është numri i mandateve
të fituara prej tyre në zonat njëemërore dhe C është
shuma e mandateve të fituara, sipas pikave “i”, “ii”
dhe “iii” të kësaj shkronje (në rastin e
pikës “iii”, mblidhet vetëm teprica). Secilës
prej këtyre partive ose koalicioneve i caktohet fillimisht një
numër mandatesh plotësuese, i barabartë me numrin e plotë
që del nga llogaritja e mësipërme. Mandatet që mbeten
u caktohen partive ose koalicioneve me mbetjet dhjetore më të
mëdha. Në rast se mbetjet dhjetore për mandatin e fundit
janë të barabarta, ai caktohet me short;
d) deputetët zgjidhen nga listat shumemërore të partive
ose koalicioneve, sipas renditjes në to;
dh) në rast se numri i kandidatëve në listën shumemërore
të një partie politike ose koalicioni është më
i vogël se numri i vendeve që i takojnë asaj partie ose
koalicioni, sipas këtij neni, vendet e paplotësuara ndahen
midis partive dhe koalicioneve të tjera të partive që
kalojnë pragun përkatës, në përputhje me formulën
e mëposhtme:
Numri i votave të vlefshme, të fituara nga secila nga partitë
ose koalicionet e mësipërme, pjesëtohet me shumën
e votave të vlefshme të fituara prej tyre dhe rezultati shumëzohet
me numrin e vendeve të paplotësura. Secilës prej këtyre
partive ose koalicioneve fillimisht i caktohet një numër vendesh
shtesë i barabartë me numrin e plotë që del nga
llogaritja e mësipërme. Vendet që mbeten u caktohen partive
ose koalicioneve me mbetje dhjetore më të mëdha. Në
rast se mbetjet dhjetore për vendin e fundit janë të
barabarta, ai caktohet me short.
Neni 68
Ndarja e mandateve plotësuese partive të koalicionit me listë
shumemërore të përbërë
Pasi llogaritet, sipas nenit 67 të këtij Kodi, numri i mandateve
plotësuese që fiton koalicioni me listë shumemërore
të përbërë, ndarja e mandateve plotësuese për
çdo parti pjesëmarrëse në koalicion bëhet
si më poshtë::
a) numri i votave të vlefshme të partive pjesëmarrëse
në koalicion pjesëtohet me shumën e votave të vlefshme
të fituara në shkallë vendi nga partitë dhe koalicionet
që kalojnë pragun përkatës dhe rezultati shumëzohet
me 140. Rezultati shumëzohet me raportin e numrit të madateve
të fituara, sipas llogaritjes së parashikuar në nenin
67 nga koalicioni, me numrin e mandateve që mund të fitonte
koalicioni, sipas llogaritjes së parashikuar në nenin 67 pika
1 shkronja “b”. Secilës nga partitë pjesëmarrëse
në koalicion i caktohet fillimisht një numër i përgjithshëm
mandatesh i barabartë me numrin e plotë që del nga llogaritja
e mësipërme. Mandatet që mbeten, deri në numrin
e mandateve të fituara nga koalicioni, u caktohen partive pjesëmarrëse
me mbetjet dhjetore më të mëdha. Në rast se mbetjet
dhjetore për mandatin e fundit janë të barabarta, ai
caktohet me short;
b) për të caktuar numrin e mandateve plotësuese të
fituara nga çdo parti e koalicionit, nga numri i mandateve të
fituara, sipas shkronjës “a” të këtij neni,
zbritet numri i mandateve të fituara nga secila prej këtyre
partive në zonat njëemërore. Në rast se diferenca
është negative ose zero, partia përkatëse nuk fiton
nga ndarja e mandateve plotësuese;
c) kur një ose më shumë parti kanë fituar më
shumë mandate në zonat njëemërore sesa do t’u
takonin në bazë të shkronjës “a”, ndarja
e mandateve plotësuese për partitë e koalicionit, për
të cilat diferenca e parashikuar në shkronjën “b”
është pozitive, bëhet sipas formulës:
N= (A-B) K/D; ku:
N është numri i mandateve plotësuese që përfiton
partia; A është numri i mandateve që i caktohen partisë
sipas shkronjës “a”; B është numri i mandateve
të fituara prej tyre në zonat njëemërore; K është
numri i mandateve plotësuese që përfiton koalicioni sipas
nenit 67; D është shuma e diferencave pozitive të llogaritura
sipas shkronjës “b”;
ç) secilës prej këtyre partive i caktohet fillimisht
një numër mandatesh plotësuese i barabartë me numrin
e plotë që del nga llogaritja e mësipërme. Mandatet
që mbeten, deri në plotësimin e numrit të mandateve
të fituara nga koalicioni, gjatë ndarjes së mandateve
plotësuese, u caktohen këtyre partive me mbetjet dhjetore
më të mëdha. Në rast se mbetjet dhjetore për
mandatin e fundit janë të barabarta, ai caktohet me short.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| KREU
II: ZONAT ZGJEDHORE |
|
|
|
|
|
|
|
|
Neni 69
Zonat zgjedhore njëemërore
1.. Për efekt të zgjedhjeve për Kuvendin, territori
i Republikës së Shqipërisë ndahet në 100 zona
zgjedhore njëemërore me numër përafërsisht
të barabartë zgjedhësish.
2. Kufijtë e zonave zgjedhore nuk mund të ndryshohen gjatë
6 muajve të fundit të mandatit të Kuvendit.
Neni 70
Komisioni i Kufijve të Zonave Zgjedhore
(shfuqizohet)
Neni 71
Procedurat për caktimin e zonave zgjedhore
(shfuqizohet)
Neni 72
Raportet e Komisionit
(shfuqizohet)
Neni 73
Kriteret për caktimin e kufijve të zonave
(shfuqizohet)
Neni 74
Shqyrtimi i raportit përfundimtar
(shfuqizohet)
.
Neni 75
Hyrja në fuqi e kufijve të rinj të zonave
(shfuqizohet)
.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| KREU
III: SISTEMI I ZGJEDHJEVE VENDORE |
|
|
|
|
|
|
|
|
| Neni 76
Sistemi i zgjedhjeve vendore
1. Kryetarët e bashkive ose të komunave, si dhe anëtarët
e këshillave të bashkive ose komunave zgjidhen me votim të
drejtpërdrejtë nga zgjedhësit me vendbanim në territorin
e bashkisë ose të komunës.
2. Anëtarët e këshillave të bashkisë dhe të
komunave zgjidhen në bazë të listave shumemërore
të paraqitura nga partitë politike dhe koalicionet, si dhe
në bazë të kandidaturave të pavarura individuale.
3. Partitë politike të regjistruara në KQZ kanë
të drejtë të paraqesin kandidatë të përbashkët
për kryetar bashkie ose komune, si dhe lista të përbashkëta
shumemërore për këshillat vendorë.
Neni 77
Zgjedhja e organeve të qeverisjes vendore
1. Kryetar bashkie ose komune zgjidhet kandidati që fiton numrin
më të madh të votave të vlefshme të zgjedhësve
që kanë votuar në njësinë vendore përkatëse.
2. Në rastin kur dy ose më shumë kandidatë marrin
numër të barabartë votash, atëherë ndërmjet
kandidatëve përkatës hidhet short. Shorti organizohet
nga KQZ-ja në një seancë publike me pjesëmarrjen
dhe të kandidatëve. KQZ-ja përcakton rregullat e organizimit
të shortit.
3. Mandatet e këshillave vendorë ndahen nga KZQV-ja në
bazë të sistemit proporcional të mëposhtëm:
a) numri i votave të vlefshme, të fituara nga çdo kandidat
i pavarur, pjesëtohet me numrin e përgjithshëm të
votave të vlefshme dhe shumëzohet me numrin e vendeve në
këshill. Në rast se rezultati është 1 ose më
i madh se 1, kandidati i pavarur fiton një vend në këshill;
b) numri i votave të vlefshme, të fituara nga çdo parti
ose koalicion, si dhe nga çdo kandidat i pavarur që nuk
ka fituar një vend në këshill, sipas shkronjës “a”
të kësaj pike të këtij neni, pjesëtohet me
shumën e votave të vlefshme të fituara prej tyre dhe
rezultati shumëzohet me numrin e vendeve që mbeten pasi zbatohet
shkronja “a” e kësaj pike. Secili prej këtyre
subjekteve zgjedhore përfiton një numër vendesh të
barabartë me numrin e plotë që rezulton nga llogaritja
e mësipërme. Në rast se për kandidatin e pavarur
rezultati është 1 ose më i madh se 1, kandidati i pavarur
fiton vetëm 1 vend. Vendet që mbeten u jepen subjekteve zgjedhore
me mbetjet dhjetore më të mëdha. Në rast se mbetjet
dhjetore për mandatin e fundit janë të barabarta, ai
caktohet me short;
c) kandidatët e partive ose të koalicioneve zgjidhen në
këshillat vendorë sipas radhës në listat shumemërore
përkatëse;
ç) në rast se numri i kandidatëve në listën
shumemërore të një partie ose koalicioni është
më i vogël se numri i vendeve që i takojnë asaj
partie ose koalicioni sipas këtij neni, vendet e paplotësuara
ndahen midis partive dhe koalicioneve të tjera të partive
që kanë paraqitur listë shumemërore, në përputhje
me formulën e mëposhtme:
Numri i votave të vlefshme, të fituara nga secila nga partitë
ose koalicionet e mësipërme pjesëtohet me shumën
e votave të vlefshme të fituara prej tyre dhe rezultati shumëzohet
me numrin e vendeve të paplotësuara. Secilës prej këtyre
partive ose koalicioneve fillimisht i caktohet një numër vendesh
shtesë, i barabartë me numrin e plotë që del nga
llogaritja e mësipërme. Vendet që mbeten u caktohen partive
ose koalicioneve me mbetje dhjetore më të mëdha. Në
rast se mbetjet dhjetore për vendin e fundit janë të
barabarta, ai caktohet me short.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| PJESA
E GJASHTE: PARAQITJA E KANDIDATEVE |
|
|
|
|
|
|
|
|
| KREU
I: KANDIDATET PER TE CILET VOTOHET DREJTPERDREJT |
|
|
|
|
|
|
|
|
| KREU
I
KANDIDATËT PËR TË CILËT VOTOHET DREJTPËRDREJT
Nenin 78
Paraqitja e dokumentacionit të kandidatit
1. Dokumentacioni për paraqitjen e kandidatëve për deputet,
kryetar bashkie ose komune apo për këshillin e bashkisë
ose të komunës, dorëzohet përkatësisht në
KZZ ose, sipas rastit, në KZQV jo më vonë se 32 ditë
përpara datës së zgjedhjeve. Komisionet përkatëse
verifikojnë saktësinë e dokumentacionit të paraqitur
jo më vonë se 30 ditë përpara datës së
zgjedhjeve.
2. Nëse komisionet vërejnë mospërputhje ose parregullsi
në dokumentacionin e kandidimit përpara mbarimit të afatit
të vërtetimit të tyre, sipas pikës 1 të këtij
neni, komisioni i jep kandidatit mundësinë për t’i
korrigjuar mospërputhjet ose parregullsitë, duke përcaktuar
afatin për riparaqitjen e dokumentacionit, por jo më vonë
se 28 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Komisionet
përkatëse marrin vendim brenda 24 orëve për pranimin
ose mospranimin e dokumentacionit të riparaqitur.
3. Jo më vonë se 4 muaj përpara përfundimit të
mandatit të Kuvendit ose, sipas rastit, të organeve të
njësive të qeverisjes vendore, KQZ-ja lëshon dokumentacionin
e kandidimit, së bashku me formularët për mbledhjen e
firmave, në përputhje me nenet 80 dhe 81 të këtij
Kodi.
Neni 79
Kërkesat për vlefshmërinë e dokumenteve të
kandidimit
1. Dokumentet e kandidimit duhet të jenë në përputhje
me kërkesat e këtij Kodi dhe sipas formës së përcaktuar
në udhëzimet e KQZ-së.
2. Dokumentet e kandidimit duhet të përmbajnë këto
të dhëna:
a) emrin, atësinë, mbiemrin datëlindjen dhe adresën
e kandidatit;
b) deklarimin e kandidatit që ai gëzon të drejtën
e votës dhe të drejtën për të kandiduar për
në organin për të cilin konkurron;
c) emrin dhe adresën e një personi të emëruar si
përfaqësuesi zyrtar i tij, i cili duhet të gëzojë
të drejtën e votës;
ç) një listë të nënshkruar nga zgjedhësit
e zonës përkatëse që mbështesin kandidaturën
e tij, sipas nenit 80 të këtij Kodi;
d) një deklaratë nga partia dhe/ose koalicioni që mbështet
kandidatin, të nënshkruar nga kryetari i partisë, sipas
përcaktimit të neneve 15 dhe 16 të këtij Kodi, përveç
rastit të kandidatëve të pavarur. Në rast se koalicioni
përbëhet nga parti që kanë vendosur të paraqiten
veçmas në fletën e votimit, përveç koalicionit
duhet të deklarohet edhe emri i partisë së koalicionit
që paraqet kandidatin.
Neni 80
Lista e zgjedhësve që mbështesin kandidatin për
zgjedhjet për në Kuvend
1. Për kandidatët për deputetë, dokumentet e kandidimit
shoqërohen me një listë me nënshkrimet e 300 zgjedhësve
që banojnë në atë zonë, emrat e të cilëve
janë në listat paraprake të zgjedhësve të asaj
zone zgjedhore.
2. Kandidatët e partive politike përjashtohen nga detyrimi
i parashikuar në pikën 1 të këtij neni nëse
një anëtar i partisë përkatëse zotëron
të paktën një mandat në Kuvend. Për qëllim
të këtij Kodi, partia politike paraqet një deklaratë
me shkrim të nënshkruar nga personi i zgjedhur, ku të
deklarohet se ai është anëtar i partisë politike.
3. Kandidatët e pavarur përjashtohen nga detyrimi i parashikuar
në pikën 1 të këtij neni nëse zotërojnë
mandate në Kuvend.
Neni 81
Lista e zgjedhësve që mbështesin kandidatin në zgjedhjet
vendore
1. Për kandidatët për kryetar bashkie ose komune, dokumentet
e kandidimit shoqërohen me dokumentacionin e mëposhtëm:
a) për njësitë zgjedhore deri në 5 000 zgjedhës
një listë me nënshkrimet e 50 zgjedhësve të
regjistruar në listat paraprake të zgjedhësve;
b) për njësitë zgjedhore nga 5 000 deri në 30 000
zgjedhës, një listë me nënshkrimet e 100 zgjedhësve
të regjistruar në listat paraprake të zgjedhësve;
c) për njësitë zgjedhore me më shumë se 30
000 zgjedhës, një listë me nënshkrimet e 300 zgjedhësve
të regjistruar në listat paraprake të zgjedhësve.
2. Listat shumemërore të kandidatëve të partive
politike për këshillat e bashkive ose komunave, përveç
dokumenteve të kandidimit të parashikuar në nenin 79
pika 2 shkronjat “a” dhe “b” të këtij
Kodi, për çdo kandidat të listës, duhet të
mbështeten nga:
a) për njësitë zgjedhore deri në 5 000 zgjedhës
një listë me nënshkrimet e 50 zgjedhësve të
regjistruar në listat paraprake të zgjedhësve;
b) për njësitë zgjedhore nga 5 000 deri në 30 000
zgjedhës, një listë me nënshkrimet e 100 zgjedhësve;
c) për njësitë zgjedhore me më shumë se 30
000 zgjedhës, një listë me nënshkrimet e 300 zgjedhësve
të regjistruar në listat paraprake të zgjedhësve.
3. Kandidatët e partive politike përjashtohen nga detyrimi
i parashikuar në pikën 1 të këtij neni nëse
të paktën një anëtar i partisë përkatëse
zotëron një mandat në Kuvend ose në këshillin
për të cilin partia politike kandidon në zgjedhje. Për
qëllim të këtij Kodi, partia politike paraqet një
deklaratë me shkrim të nënshkruar nga personi i zgjedhur,
ku të deklarohet se ai është anëtar i partisë
politike.
4.Kandidatët e pavaruar përjashtohen nga detyrimi i parashikuar
në pikën 1 të këtij neni nëse janë kryetarë
bashkie a komune ose zotërojnë mandate në Kuvend a në
këshill.
5. Partitë politike përjashtohen nga detyrimi i parashikuar
në pikën 2 të këtij neni nëse të paktën
një anëtar i partisë përkatëse zotëron
një mandat në Kuvend ose në këshillin për të
cilin partia politike kandidon në zgjedhje. Për qëllim
të këtij Kodi, partia politike paraqet deklaratë me shkrim
të nënshkruar nga personi i zgjedhur, ku të deklarohet
se ai është anëtar i partisë politike.
Neni 82
Zëvendësimi i kandidatit
1. Kandidati mund ta tërheqë kandidaturën brenda 24
orëve nga verifikimi i bërë nga komisioni. Kandidati,
që tërhiqet pas vërtetimit të bërë nga
komisioni, nuk mund të zëvendësohet nga partia politike
që ai përfaqëson.
2. Në rast se kandidati i regjistruar vdes përpara datës
së zgjedhjeve, atëherë zgjedhjet në atë zonë
shtyhen për katër javë. Në këtë rast KQZ-ja
cakton një datë tjetër për paraqitjen e kandidaturës
zëvendësuese.
3. Menjëherë pas mbarimit të afatit për tërheqjen
e kandidaturës, komisioni përkatës i zgjedhjeve kryen
këto veprime:
a) dërgon në KQZ një listë përfundimtare të
kandidatëve të verifikuar;
b) publikon në gazeta, postera dhe mediat elektronike brenda juridiksionit
të njësisë zgjedhore emrat dhe përkatësinë
partiake të të gjithë kandidatëve, sipas renditjes
së tyre në fletën e votimit dhe sipas mënyrës
dhe në kohën e caktuar nga KQZ-ja.
4. Në rastin e zgjedhjeve për Kuvendin ose për kryetar
bashkie a komune, KZZ-ja ose, sipas rastit, KZQV-ja publikon emrin dhe
adresën e përfaqësuesit zyrtar të kandidatit.
Neni 83
(I shfuqizuar)
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| KREU
II: LISTAT SHUMEMERORE PER ZGJEDHJET E KUVENDIT |
|
|
|
|
|
|
|
|
Neni 84
Paraqitja e listave
1. Partitë politike të regjistruara si subjekte zgjedhore
paraqesin në KQZ një listë kandidatësh për
40 vende në Kuvend, brenda afatit të parashikuar në nenin
78 të këtij Kodi. Kjo listë duhet të mbështetet
nga firmat e 7000 votuesve të regjistruar në listat paraprake
të zgjedhësve. Partitë politike përjashtohen nga
detyrimi për firmat, i parashikuar nga ky nen i Kodit, nëse
të paktën një anëtar i partisë përkatëse
zotëron një mandat në Kuvend. Për qëllim të
këtij Kodi, partia politike paraqet të paktën një
deklaratë me shkrim të nënshkruar nga personi i zgjedhur,
ku të deklarohet se është anëtar i partisë
politike.
2. Koalicionet e partive politike të regjistruara në KQZ mund
të paraqesin listë shumemërore të kandidatëve.
Kur koalicioni përbëhet nga parti që kanë vendosur
të paraqiten veçmas në fletën e votimit, ai paraqet
listë shumemërore të përbërë, e cila formohet
nga listat e veçanta të partive përbërëse
të koalicionit, ndërsa kur koalicioni paraqitet si një
subjekt i vetëm, ai paraqet listë shumemërore të
përbashkët. Lista duhet të mbështetet nga firmat
e 10 000 votuesve të regjistruar në listat paraprake të
zgjedhësve. Koalicioni përjashtohet nga detyrimi për
firmat, i parashikuar nga ky nen i Kodit, nëse partitë anëtare
të tij zotërojnë së bashku mandate në Kuvend
në numër jo më të vogël sesa numri i partive
anëtare. Për qëllim të këtij Kodi, koalicioni
paraqet deklarata me shkrim të nënshkruara nga persona të
zgjedhur, ku të deklarohet se janë anëtarë të
partive politike të koalicionit.
3. Renditja e kandidatëve në listë caktohet nga subjekti
zgjedhor që e paraqet atë. Në rast vdekjeje, dorëheqjeje
ose humbjeje të së drejtës për të kandiduar
të një kandidati të listës, sipas këtij Kodi,
vazhdohet me kandidatin pasues në renditje.
4. Kur ka marrëveshje të subjektit zgjedhor për renditjen
përfundimtare të kandidatëve të listës shumemërore,
ajo depozitohet bashkë me listën shumemërore. Marrëveshja
zbatohet drejtpërdrejt nga KQZ-ja kur përmban:
a) formulën e caktimit të renditjes përfundimtare të
kandidatëve të listës shumemërore;
b) marrëveshja të jetë e nënshkruar nga kryetari
i partisë ose, sipas rastit, nga kryetarët e partive të
koalicionit.
5. Listat nënshkruhen nga kryetari i partisë ose, sipas rastit,
nga kryetarët e partive të koalicionit. Listave u bashkëngjitet
një deklaratë e nënshkruar nga çdo kandidat që
gëzon të drejtën e votës, dëshiron të
kandidojë dhe pranon renditjen në listë. Lista duhet
të shoqërohet për secilin kandidat nga dokumentet e parashikuara
në nenin 79 pika 2, shkronjat “a” dhe “b”
të këtij Kodi.
Neni 85
Pranimi i listave
Kur partitë politike ose koalicionet paraqesin një listë
me më pak se 20 kandidatë, lista nuk pranohet nga KQZ-ja.
Nëse listat e veçanta të partive të koalicionit
që paraqet listë të përbërë, përmbajnë
më pak se 10 kandidatë secila, lista e përbërë
nuk pranohet nga KQZ-ja.
Neni 86
Verifikimi i listave nga KQZ-ja
1. KQZ-ja verifikon rregullsinë e listave shumemërore, sipas
afateve dhe procedurave të parashikuara në nenin 78 të
këtij Kodi, për verifikimin e kandidatëve të drejtpërdrejtë.
2. Pas verifikimit të listave shumemërore, KQZ-ja i publikon
ato në tri gazetat me tirazh më të madh në shkallë
vendi e në mediat elektronike dhe u dërgon një kopje
të listës KZZ-ve, të cilat e publikojnë atë
në mediat vendore dhe e shpallin në vende publike në
zonën e tyre, sipas udhëzimeve të marra nga KQZ-ja.
3. Emrat e listave shumemërore të vërtetuara nuk mund
të ndryshohen.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| KREU
III: LISTAT SHUMEMERORE PER ORGANET E QEVERISJES VENDORE |
|
|
|
|
|
|
|
|
Kushtet për
vlefshmërinë e listave
1. Për caktimin e kandidatëve për anëtarë
të këshillave të bashkive dhe të komunave, partitë
politike të regjistruara paraqesin në KZQV një listë
kandidatësh, numri i të cilëve nuk duhet të jetë
më i vogël se gjysma e numrit të anëtarëve
të Këshillit të njësisë vendore përkatëse.
2. Lista e kandidatëve, sipas formularit të përgatitur
nga KQZ-ja, i dorëzohet KZQV-së brenda afatit për paraqitjen
e kandidaturave për kryetar bashkie dhe komune.
3. Çdo kandidat në listë deklaron se pranon të
kandidojë për subjektin zgjedhor përkatës.
4. Lista nënshkruhet nga kryetari i partisë ose personi i
autorizuar prej tij për të mbështetur kandidatët.
5. Renditja e kandidatëve në listë caktohet nga subjekti
zgjedhor që e paraqet atë.
6. Kur ka marrëveshje të subjektit zgjedhor për renditjen
përfundimtare të kandidatëve të listës, ajo
depozitohet bashkë me listën. Marrëveshja zbatohet drejtpërdrejt
nga KZQV-ja kur:
a. përmban formulën e caktimit të renditjes përfundimtare
të kandidatëve të listës shumemërore;
b. marrëveshja është nënshkruar nga kryetari i partisë.
7. Në rast vdekjeje të një kandidati të listës,
vazhdohet me kandidatin pasues në renditje.
Neni 88
Mospranimi i listave
SHFUQIZOHET
Neni 89
Verifikimi dhe publikimi i listave
KZQV-ja verifikon listat e paraqitura nga partitë. Pas verifikimit,
KZQV-ja i publikon listat në shtypin dhe mediat vendore, i shpall
ato në territorin e bashkisë ose të komunës dhe
i dërgon menjëherë një kopje KQZ-së.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| PJESA
E SHTATE: PROCEDURAT E VOTIMIT |
|
|
|
|
|
|
|
|
| KREU
I: FLETET E VOTIMIT |
|
|
|
|
|
|
|
|
Neni 90
Fletët e votimit
1. Për zgjedhjet për Kuvendin zgjedhësi voton me dy
fletë votimi me ngjyra të ndryshme, njëra për kandidatët
që konkurrojnë drejtpërdrejt në zonë dhe tjetra
për partitë politike dhe koalicionet që konkurrojnë
në ato zgjedhje. Fleta e votimit për partitë politike
dhe koalicionet në formë dhe përmbajtje është
e njëjtë për të gjitha zonat e zgjedhjeve.
2. Për zgjedhjet për organet e pushtetit vendor, zgjedhësi
voton me dy fletë votimi me ngjyra të ndryshme, njëra
për kandidatët për kryetar bashkie ose komune dhe tjetra
për kandidatët për këshillin e bashkisë ose
të komunës.
3. Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore të
kryeqytetit përdoren katër fletë votimi me ngjyra të
ndryshme, një për kandidatët për kryetar të
Bashkisë së Tiranës, një për kandidatët
për kryetar të njësisë bashkiake, një për
kandidatët për Këshillin Bashkiak të Tiranës
dhe fleta e fundit e votimit për kandidatët për këshillat
e njësive bashkiake. Formati i tyre ndërtohet sipas pikës
4 të nenit 91 të këtij Kodi.
4. Sasia e secilit lloj të fletëve të votimit është
e barabartë me numrin e zgjedhësve, duke i shtuar 2 për
qind.
Neni 91
Përmbajtja e fletëve të votimit
1. Fletët e votimit për zgjedhjet përgatiten nga KQZ-ja.
Fletët e votimit duhet të jenë prej letre, me ngjyrë,
trashësi ose elemente konfigurimi të tilla që të
mos lejojnë leximin e votës në pjesën e pasme të
saj, si dhe të përmbajnë elemente sigurie, sipas përcaktimeve
të KQZ-së.
2. Fletët e votimit prodhohen në blloqe me kundërfletë.
Vetëm në kundërfletë shënohet numri i serisë.
3. Emrat e kandidatëve për deputetë ose për kryetarë
të njësive të qeverisjes vendore vendosen në fletën
e votimit, sipas rendit alfabetik të emrit.
4. Për secilin kandidat, në fletën e votimit shkruhet:
a) emri, atësia dhe mbiemri i kandidatit, ashtu sikurse figuron
në dokumentacionin e kandidimit; dhe
b) poshtë emrit të kandidatit emërtimi, shkronjat nistore
të partisë dhe/ose të koalicionit që përfaqëson
kandidati, ose fjala “i pavarur”.
5. Në fletën e votimit për listat shumemërore të
partive politike dhe koalicioneve radha e renditjes përcaktohet
në bazë të rendit alfabetik të emërtimit të
partive dhe koalicioneve. Në fletën e votimit për partitë
politike dhe koalicionet me listë të përbashkët
shënohen emërtimet e tyre, së bashku me shkronjat nistore,
si dhe shkronja nistore e emrit dhe mbiemri i kryetarit të partisë
politike.
6. Partitë pjesëtare në një koalicion zgjedhor me
listë të përbërë shënohen të renditura
njëra pas tjetrës në pjesën e fletës së
votimit që i përket koalicionit zgjedhor. Radha e renditjes
së tyre përcaktohet sipas rendit alfabetik. Për secilën
nga partitë politike të koalicionit me listë të
përbërë shënohet emërtimi i saj, së bashku
me shkronjat nistore, si dhe shkronja nistore e emrit dhe mbiemri i
kryetarit të partisë politike.
Neni 92
Vulosja e fletëve të votimit
1. Në pjesën e pasme fletët e votimit vulosen me vulën
e KQV-së dhe me vulën e kryetarit të KQV-së.
2. Vula e KQV-së përmban tekstin “KOMISIONI I QENDRËS
SË VOTIMIT” dhe numrin e qendrës përkatëse
të votimit. Vula e kryetarit të KQV-së përmban tekstin
“KRYETARI” dhe një numër serial pesëshifror.
3. Vula e kryetarit të KQV-së përdoret vetëm për
vulosjen e fletëve të votimit dhe për asnjë dokument
tjetër zgjedhor.
4. Vulat e KQV-ve dhe vulat e kryetarëve të KQV-ve, secila
veçmas, prodhohen dhe i dorëzohen KQZ-së të paketuara
me ambalazh sigurie. Vulat e KQV-ve dhe të kryetarëve të
KQV-ve prodhohen në numër të barabartë me numrin
e KQV-ve dhe të kryetarëve të KQV-ve në shkallë
vendi.
Neni 93
Dërgimi i materialeve zgjedhore nga KQZ-ja në KZZ ose KZQV
1. KQZ-ja dërgon në selitë e KZZ-ve ose, sipas rastit,
KZQV-ve, jo më vonë se 3 ditë para datës së
zgjedhjeve, materialet e mëposhtme zgjedhore, të ndara në
kuti të veçanta për çdo qendër votimi:
a) numrin e nevojshëm të fletëve të votimit, në
përputhje me numrin e zgjedhësve të regjistruar në
atë qendër votimi, së bashku me fletët shtesë;
b)vulën e KQV-së;
c)procesverbalet e qendrës së votimit ku bëjnë pjesë
edhe formularët tip të procesverbaleve dhe të vendimeve
për vulosjen e kutive të votimit, hapjen e qendrës së
votimit, pezullimin e votimit, kërkimin e ndihmës së
policisë dhe të largimit të saj, si dhe mbylljen e votimit;
ç) Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KQV-së;
d) zarfin në të cilin është shënuar “FLETË
VOTIMI TË DËMTUARA”;
dh) zarfin në të cilin është shënuar “FLETË
VOTIMI TË PAPËRDORURA”;
e) zarfin në të cilin është shënuar “ZARFI
I PROCESVERBALIT TË VULOSJES”; dhe
?) lëndën e posaçme për timbrimin e zgjedhësit
dhe aparatin verifikues të saj.
2. Përveç kutive me materialet zgjedhore, sipas pikës
1 të këtij neni, KZZ-ve ose KZQV-ve u jepen:
a) kuti votimi për çdo qendër votimi, në përputhje
me kërkesat e këtij Kodi;
b) numër i mjaftueshëm kodesh sigurie, sipas nenit 93/1 të
këtij Kodi;
c) numër i mjaftueshëm dhomash të fshehta;
ç) kopje të mjaftueshme të Kodit Zgjedhor dhe të
manualeve zgjedhore;
d) numrin e nevojshëm të vulave të kryetarëve të
KQV-ve; dhe
dh) mjete të tjera të nevojshme për procesin e votimit.
3. KQZ-ja u dorëzon KZZ-ve ose KZQV-ve vulat e paketuara, sipas
nenit 92 pika 4 të këtij Kodi, të mbyllura në ambalazhin
e sigurisë dhe pa identifikuar numrin serial të vulës.
4. Përveç materialeve për KQV-të, sipas pikës
1 të këtij neni, KQZ-ja i dërgon KZZ-së ose KZQV-së
Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KZZ-së ose KZQV-së,
Tabelat për Rezultatet nga Grupet e Numërimit, Tabelën
Përmbledhëse të Rezultateve të Njësisë
Zgjedhore, vulën e KZZ-së ose KZQV-së, si dhe materiale
të tjera të nevojshme për të, për administrimin
e zgjedhjeve.
Neni 93/1
Dërgimi i materialeve zgjedhore nga KZZ-ja ose KZQV-ja në
KQV
1. KZZ-ja ose KZQV-ja, jo më vonë se 15 orë para hapjes
së votimit, u shpërndan materialet zgjedhore KQV-ve nën
juridiksionin e saj. Kryetari, zëvendëskryetari, të shoqëruar
nga çdo anëtar tjetër që kërkon, dhe sekretari
i KQV-së paraqiten në selinë e KZZ-së ose KZQV-së
dhe tërheqin:
a) kutinë me materialet zgjedhore, sipas nenit 93 pika 1 të
këtij Kodi;
b) kutitë e votimit;
c) listat e zgjedhësve, sipas nenit 59 të këtij Kodi;
ç) dhomat e fshehta;
d) vulat me kodet e sigurisë; dhe
dh) mjete të tjera të nevojshme për procesin e votimit.
2. Kryetari i KQV-së merr në dorëzim vulën e kryetarit
nga KZZ-ja ose KZQV-ja. Kryetari i KQV-së përkatëse,
në praninë e anëtarëve të KZZ-së ose KZQV-së,
kryen sipas radhës veprimet e mëposhtme:
a) merr me zgjedhje rastësore një vulë nga grumbulli
përkatës i vulave të paketuara;
b) gris ambalazhin e vulës;
c) në një letër të bardhë vulos modelin e krahasimit
të vulës; dhe
ç) poshtë secilës vulë shënon me shkrim dore
emrin dhe mbiemrin e tij dhe nënshkruan në prani të anëtarëve
të KZZ-së ose KZQV-së.
3. Letra e bardhë me modelin krahasues të secilës vulë,
sipas pikës 2 të këtij neni, nënshkruhet në
pjesën e pasme të saj nga anëtarët e KZZ-së
ose KZQV-së dhe mbahet në ruajtje nga sekretari i KZZ-së
ose KZQV-së.
4. Vulat me kodet e sigurisë dorëzohen me procesverbal të
veçantë, në të cilin shënohen kodet e sigurisë
për çdo vulë. KQV-ja merr në dorëzim aq vula
me kode sigurie sa duhen për mbylljen e kutive të votimit
dhe për mbylljen e kutisë me materiale zgjedhore, si dhe tre
vula shtesë për përdorim në rast dëmtimi. Një
kopje e procesverbalit ku janë shënuar kodet e sigurisë,
duke përfshirë edhe kodet shtesë të sigurisë,
mbahet nga KZZ-ja ose KZQV-ja dhe një kopje i jepet KQV-së.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| KREU
II: QENDRAT E VOTIMIT DHE ZONAT E TYRE |
|
|
|
|
|
|
|
|
Neni 94
Caktimi i zonave të qendrave të votimit
1. Kufijtë ekzistues të zonës së qendrës së
votimit ruhen edhe në zgjedhjet pasardhëse, me përjashtim
të rastit kur bëhet i domosdoshëm ndryshimi për
shkak të mosplotësimit të kushteve të përcaktuara
në pikën 2 këtij neni.
2. Zona e qendrës së votimit duhet të jetë brenda
një territori kompakt dhe të pashkëputur gjeografik dhe
numri i zgjedhësve për çdo qendër votimi nuk duhet
të jetë më i vogël se 100 dhe më i madh se
1000 zgjedhës, me përjashtim të rasteve të parashikuara
në nenin 63 pika 1 të këtij Kodi.
3. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, jo më
vonë se afati i përcaktuar në pikën 3 të nenit
55 të këtij Kodi, në rast se:
a) një zonë qendre votimi ka më shumë se 1000 zgjedhës,
vendos krijimin e një qendre votimi shtesë brenda së
njëjtës zonë. Kryetari i njësisë përkatëse,
në zbatim të udhëzimeve të nxjerra nga Ministrit
që mbulon pushtetin vendor, bën ndarjen e listës së
zgjedhësve në dy pjesë me numër përafërsisht
të barabartë zgjedhësish. Në këtë rast
qendra e re e votimit ngrihet, për sa është e mundur,
në të njëjtën godinë me qendrën ekzistuese
të votimit dhe numërtohet sipas sistemit unik kombëtar
të numërtimit të qendrave të votimit;
b) një zonë qendre votimi ka më pak se 100 zgjedhës,
vendos që ajo t’i bashkohet zonës së qendrës
së votimit më të afërt dhe me mundësi komunikimi
rrugor. Si rregull, zgjedhësit banojnë jo më shumë
se 5 km nga qendra e re e votimit.
Në rast se nuk është e mundur të zbatohen të
dy kriteret e mësipërme, kriteri i numrit minimal të
zgjedhësve ka përparësi. Numri i qendrës së
votimit të shkrirë pezullohet dhe ky pezullim nuk ndikon në
numërtimin ekzistues të qendrave të tjera të votimit.
4. Vendndodhja e qendrës së votimit caktohet në të
njëjtën adresë me atë të zgjedhjeve të
fundit, me përjashtim të rastit kur për arsye objektive
kjo nuk është e mundur.
5. Përgjegjësitë e përcaktuara në këtë
nen për Bashkinë e Tiranës ushtrohen nga kryetarët
e njësive bashkiake të Tiranës.
Neni 95
Vendodhja e qendrës së votimit, e selive të KZZ-ve dhe
KZQV-ve
dhe e Vendit të Numërimit të Votave
1. Qendrat e votimit, selitë e KZZ-ve ose KZQV-ve dhe Vendi i
Numërimit të Votave, për aq sa është e mundur,
krijohen në ndërtesa publike me hyrje të lirë.
2. Qendrat e votimit, selitë e KZZ-ve ose KZQV-ve dhe Vendi i Numërimit
të Votave nuk mund të krijohen:
a) në ndërtesa private pa autorizimin e veçantë
të KQZ-së;
b) në ndërtesa që përdoren nga administrata publike,
me përjashtim të institucioneve arsimore dhe shëndetësore;
ose
c) në ndërtesa që përdoren ose janë në
pronësi, pjesërisht apo tërësisht, të një
partie politike ose kandidati apo të afërmve të tij.
3. Jo më vonë se 20 ditë para datës së zgjedhjeve,
me propozim të KZZ-së ose KZQV-së, KQZ-ja cakton Vendin
e Numërimit të Votave brenda njësisë më të
madhe administrative që përfshin njësia zgjedhore. Si
rregull, Vendi i Numërimit të Votave caktohet në salla
me përmasa të mëdha ose palestra sportive. Vendet e numërimit
të votave vihen në dispozicion të KZZ-ve ose KZQV-ve
jo më vonë se 10 ditë para datës së zgjedhjeve.
KZZ-ja ose KZQV-ja, jo më vonë se 5 ditë para datës
së zgjedhjeve, fton për njohje të Vendit të Numërimit
të Votave subjektet zgjedhore dhe anëtarët e KQV-ve.
“Neni 95/1
Përgatitja e Vendit të Numërimit të Votave
1. Përpara prezantimit të vendit të numërimit subjekteve
zgjedhore dhe KQV-ve përkatëse, KZZ-ja ose KZQV-ja përgatit
infrastrukturën e nevojshme logjistike të vendit të numërimit,
përfshirë edhe ndriçimin e pandërprerë, për
fillimin dhe mbarëvajtjen e procesit të numërimit të
votave, sipas planvendosjes tip të miratuar nga KQZ-ja dhe udhëzimeve
përkatëse të KQZ-së. Për këtë, KZZ-ja
ose KZQV-ja vendos tryeza pune për çdo grup numërimi,
duke siguruar që ato të kenë hapësirë të
mjaftueshme për kryerjen e procesit të numërimit të
votave. Tryezat e punës vendosen në mënyrë të
tillë që të jenë të shikueshme nga anëtarët
e KZZ-së ose KZQV-së dhe nga vëzhguesit, kandidatët
ose përfaqësuesit e medias. Vëzhguesit qëndrojnë
përballë grupeve të numërimit në një largësi
të vogël nga tryezat e punës, por në largësi
të atillë që të mos kenë kontakt fizik me materialet
e votimit. Tryezat e punës së grupeve të numërimit
dhe vendi i anëtarëve të KZZ-së ose KZQV-së
duhet të jetë në të njëjtën sallë
ku kryhet procesi i numërimit të votave.
2. Pajisjet e nevojshme logjistike për procesin e numërimit
të votave sigurohen nga KQZ-ja në bashkëpunim me organet
e tjera qendrore ose vendore.
Neni 95/2
Ngritja e grupeve të numërimit
1. Për numërimin e votave në rang njësie zgjedhore,
me vendim të KZZ-së ose KZQV-së, 2 ditë para ditës
së votimit, caktohen grupe numërimi. Në zgjdhjet për
Kuvendin e Shqipërisë ngrihen deri në 10 grupe numërimi
dhe në zgjedhjet për organet e Qeverisjes Vendore ngrihen
deri në 15 grupe numërimi në bashkitë e mëdha
dhe deri në 5 grupe numërimi në bashkitë e vogla
dhe komunat. Përbërja e grupeve të numërimit pasqyron
përbërjen e KZZ-së ose KZQV-së.
2. Në rast se ndonjë nga subjektet zgjedhore nuk paraqet propozimet
brenda afatit kohor të përcaktuar në pikën 1 të
këtij neni, KZZ-ja ose KZQV-ja cakton me short anëtarët
zëvendësues midis anëtarëve të KQV-ve që
i përkasin këtij subjekti zgjedhor në rang njësie
zgjedhore.
3. Një grup numërimi numëron jo më pak se 5 qendra
votimi dhe jo më shumë se 15 qendra votimi. Nëse është
e nevojshme, për organizimin e numërimit organizohen turne
për secilin grup numërimi. Ngritja e grupit të ri të
numërimit bëhet në përputhje me pikën 1 të
këtij neni.
4. KQZ-ja përcakton me akt normativ kriteret për numrin e
grupeve të numërimit për çdo vend të numërimit
të votave, mënyrën e organizimit të punës,
ndarjen e detyrave midis anëtarëve të grupit të
numërimit dhe rregullat për radhën e veprimeve. Për
lehtësimin e punës dhe për rritjen e transparencës
KQZ-ja vendos për përdorimin e kamerave regjistruese dhe monitorëve
(ekraneve) për shfaqjen e fletëve të votimit përpara
vlerësimit të tyre.
Neni 96
SHFUQIZUAR
.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| KREU
III: PROCEDURAT PER HAPJEN E VOTIMIT |
|
|
|
|
|
|
|
|
| Neni 97
Veprime paraprake të KQV-së
1. KQV-ja, nën drejtimin e kryetarit dhe zëvendëskryetarit
dhe në prani të vëzhguesve, sipas nenit 18 të këtij
Kodi, një orë përpara hapjes së votimit, kryen këto
detyra:
a) i vendos tryezat, karriget dhe dhomat e fshehta në mënyrë
të tillë që të sigurohet fshehtësia e votimit
dhe lëvizja e shpejtë dhe e lirshme e zgjedhësve;
b) heq materialet propagandistike që mund të ndodhen në
qendrën e votimit dhe rreth saj në një rreze prej 150
m;
c) afishon udhëzimet për kryerjen e votimit në një
vend të përshtatshëm dhe të dukshëm brenda
qendrës së votimit;
ç) vendos materiale të tjera të kërkuara nga KQZ-ja;
d) kontrollon të gjitha materialet e marra në dorëzim;
dh) u tregon vëzhguesve kutitë e votimit të zbrazëta
dhe i mbyll ato, sipas procedurës së përcaktuar në
shkronjën “e” të këtij neni;
e) vulos kutitë e votimit me kodet e sigurisë dhe numrat e
vulave të sigurisë i shënon në Procesverbalin e
Vulosjes së kutive të votimit dhe në Librin e Protokollit
të Mbledhjeve të KQV-së, të cilat nënshkruhen
nga të gjithë anëtarët e KQV-së.
ë) në një nga faqet anësore të kutisë
shënon qartë numrin e qendrës së votimit, si dhe
vendos shenja dalluese që i bëjnë të qartë
zgjedhësit se ku duhet të hedhë çdonjërën
nga fletët e votimit.
2. Anëtarët e KQV-së, në prani të vëzhguesve,
marrin vendim për hapjen e votimit dhe e nënshkruajnë
atë.
Neni 98
Hapja e votimit dhe prania e anëtarëve dhe sekretarit të
KQV-së
1. Pas kryerjes së detyrave të përcaktuara në nenin
97, kryetari i KQV-së deklaron hapjen e votimit jo më përpara
orës së parashikuar në nenin 8 të këtij Kodi.
2. Sekretari i KQV-së shënon në Librin e Potokollit të
Mbledhjeve të KQV-së kohën e largimit dhe të kthimit
të çdo anëtari të KQV-së që largohet
prej qendrës së votimit. Kur kryetari largohet nga qendra
e votimit, ai i kalon vulën e kryetarit për përdorim
anëtarit tjetër me të njëjtën përkatësi
deri në çastin e rikthimit të tij. Sekretari i KQV-së
bën shënimin përkatës në Librin e Protokollit
të Mbledhjeve të KQV-së. Kur sekretari largohet nga qendra
e votimit, vula e KQV-së dhe Libri i Protokollit të Mbledhjeve
i kalojnë për përdorim zëvendëskryetarit deri
në rikthimin e sekretarit të KQV-së. Në Librin e
Protokollit të Mbledhjeve të KQV-së bëhet shënimi
përkatës për pasqyrimin e këtij fakti.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| KREU
IV: PROCEDURAT GJATE VOTIMIT |
|
|
|
|
|
|
|
|
| Neni 99
Numri i kutive të votimit
1. Në zgjedhjet për Kuvendin, në qendrën e votimit
vendosen dy kuti votimi, një për kandidatin për deputet
në zonën njëemërore dhe një për partitë
politike dhe/ose koalicionet zgjedhore.
2. Në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, në
qendrën e votimit vendosen dy kuti votimi, një për kandidatët
për kryetar bashkie ose komune dhe një për kandidatët
për këshillat bashkiakë ose të komunës.
Në zgjedhjet vendore për kryeqytetin, në qendrën
e votimit vendosen katër kuti votimi, një për kandidatët
për kryetar të Bashkisë së Tiranës, një
për kandidatët për kryetar të njësisë
bashkiake, një për kandidatët për Këshillin
Bashkiak të Tiranës dhe një për kandidatët
për këshillat e njësive bashkiake.
3. Në votimin në referendum përdoret një kuti votimi
për çdo çështje për të cilën
votohet.
4. Në rast se në qendrën e votimit vendosen më
shumë se një kuti votimi, KQZ-ja përcakton elementet
dalluese të kutive të votimit.
Neni 100
Paraqitja e zgjedhësit në qendrën e votimit
1. Pas hyrjes së zgjedhësit në qendrën e votimit:
a) zgjedhësi thotë emrin dhe paraqet para KQV-së një
nga dokumentet zyrtare të identitetit si më poshtë:
i) letërnjoftim;
ii) pasaportë;
iii) çertifikatë lindjeje me fotografi, e lëshuar nga
zyra përkatëse e gjendjes civile e njësisë së
qeverisjes vendore, e cila ka hartuar listën e zgjedhësve
në të cilën figuron zgjedhësi.
b) një prej anëtarëve, i caktuar me vendim të KQV-së,
kontrollon zgjedhësin në të dy duart, në çastin
e paraqitjes para KQV-së, nëse është timbruar ose
jo me lëndën e posaçme. Në rast se zgjedhësi
është timbruar, anëtari i KQV-së ia bën të
ditur menjëherë këtë fakt anëtarëve të
tjerë të KQV-së, të cilët e verifikojnë
menjëherë. Emri dhe mbiemri i këtij zgjedhësi shënohet
në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KQV-së
dhe ai nuk lejohet të votojë;
c) kryetari, pasi verifikon se të dhënat e identitetit të
zgjedhësit përputhen me të dhënat në listën
e zgjedhësve, shënon në listën e zgjedhësve
llojin dhe numrin e serisë së dokumentit të indentitetit
dhe i heq vizë emrit të zgjedhësit në këtë
listë.
ç) zgjedhësi nënshkruan në listën e zgjedhësve
anash emrit të tij;
d) fleta e votimit vuloset në pjesën e pasme të saj me
vulën e KQV-së dhe vulën e kryetarit të KQV-së;
dh) zgjedhësi timbroset në dorën e majtë nga një
anëtar i caktuar me vendim të KQV-së, me një lëndë
të posaçme, të dukshme me shikim të lirë
dhe që nuk hiqet për jo më pak se 24 orë me qëllim
shmangien e votimit më shumë se një herë dhe më
pas i jepet fleta e votimit. Në rast se zgjedhësi nuk pranon
të timbroset me lëndën e posaçme, ai nuk lejohet
të votojë dhe mbahen shënim në Librin e Protokollit
të Mbledhjeve të KQV-së identiteti i tij.
2. Kur përpara KQV-së paraqitet një zgjedhës, i
cili nuk është regjistruar në listën përfundimtare
të zgjedhësve, por është i pajisur me vendim gjykate,
i cili i jep të drejtë të votojë në atë
qendër votimi, sipas nenit 60 të këtij Kodi, KQV-ja shënon
emrin e zgjedhësit në një regjistër të veçantë
dhe i bashkëlidh vendimin e gjykatës, si dhe një çertifikatë
personale me fotografi të zgjedhësit.
Neni 101
Votimi
1. Pasi merr një fletë votimi për kandidatin dhe një
fletë votimi për partitë politike dhe/ose koalicionet
zgjedhore, zgjedhësi hyn i vetëm në dhomën e fshehtë
dhe voton në secilën fletë votimi, duke shënuar
në krah të emrit të kandidatit ose të partisë
a koalicionit shenjën “x” ose “+” apo një
shenjë tjetër që tregon qartë zgjedhjen e bërë
prej tij.
2. Zgjedhësi, pasi voton, palos fletët e votimit, në
mënyrë që shenja të mos jetë e dukshme, dhe
del nga dhoma e fshehtë. Zgjedhësi hedh fletët e votimit
në kutitë përkatëse të votimit dhe largohet
nga qendra e votimit.
3. Zgjedhësi voton vetëm për vete, me përjashtim
të rastit të përcaktuar në nenin 103 të këtij
Kodi.
4. Anëtarët e KQV-së, që kanë lejuar një
zgjedhës të votojë më shumë se një herë
ose në emër të zgjedhësve të tjerë, mbajnë
përgjegjësi penale, në përputhje me nenin 248 të
Kodit Penal.
Neni 102
Fletët e votimit të dëmtuara
1. Nëse shënimi në të paktën një nga
fletët e votimit bëhet jashtë dhomës së fshehtë,
zgjedhësi nuk lejohet të fusë fletën e votimit në
kuti. Kryetari i KQV-së merr këtë fletë votimi,
shënon në pjesën e pasme fjalët “E DËMTUAR”
dhe e fut atë zarfin e FLETËVE TË VOTIMIT TË DËMTUARA.
Në këtë rast, zgjedhësit i jepet një fletë
votimi tjetër e të njëjtit lloj dhe rasti mbahet shënim
në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KQV-së.
Nëse zgjedhësi shënon përsëri në fletën
e votimit jashtë dhomës së fshehtë, edhe fleta e
dytë e votimit futet në zarfin e FLETËVE TË VOTIMIT
TË DËMTUARA dhe zgjedhësit nuk i jepet më fletë
votimi.
2. Nëse zgjedhësi bën shënim ose e dëmton fletën
e votimit pa dashje dhe kërkon një fletë votimi të
dytë, fleta e votimit konsiderohet e dëmtuar dhe futet në
zarfin e FLETËVE TË VOTIMIT TË DËMTUARA dhe zgjedhësit
i jepet një fletë votimi e dytë. Rasti mbahet shënim
në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KQV-së.
Nëse zgjedhësi shënon ose dëmton përsëri
pa dashje fletën e dytë të votimit, edhe fleta e dytë
e votimit futet në zarfin e FLETËVE TË VOTIMIT TË
DËMTUARA dhe zgjedhësit nuk i jepet më fletë votimi.
3. Në asnjë rast fletët e votimit të dëmtuara
nuk hidhen në kutitë e votimit.
Neni 103
Zgjedhësit që nuk mund të votojnë vetë
1. Zgjedhësi, që për arsye fizike nuk është
në gjendje të kryejë vetë procedurat e votimit,
mund të kërkojë ndihmën e një familjari ose
zgjedhësi tjetër, që është në listën
e zgjedhësve të asaj zone të qendrës së votimit.
Të dy zgjedhësit duhet të jenë të pranishëm
në qendrën e votimit kur përdoret kjo procedurë.
2. Një person mund të ndihmojë vetëm një zgjedhës
që nuk mund të votojë vetë.
3. Para se të shënojë në fletën e votimit,
personi që ndihmon një zgjedhës tjetër, bën
një deklaratë në Librin e Protokollit të Mbledhjeve
të KQV-së se do të votojë sipas udhëzimeve,
se nuk do të ndikojë në vendimin e zgjedhësit, se
nuk do të bëjë publike votën dhe se ai vetë
nuk ka votuar për llogari të një zgjedhësi tjetër.
4. Anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve nuk mund të
ndihmojnë asnjë zgjedhës që nuk mund të votojë
vetë.
5. Shënimi në fletën e votimit bëhet detyrimisht
në dhomën e fshehtë.
6. Brenda periudhës së rishikimit të listave të
zgjedhësve, zgjedhësit e përcaktuar në pikën
1 të këtij neni kanë të drejtë t’i kërkojnë
kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore, që
përgatit listën e zgjedhësve të qendrës përkatëse
të votimit, regjistrimin e tyre si zgjedhës që nuk mund
të votojnë vetë. Kërkesa për regjistrim shoqërohet
me dokumentacionin zyrtar që provon llojin dhe kategorinë
e paaftësisë. Regjistrimi si zgjedhës që nuk mund
të votojë vetë bëhet për të lehtësuar
votimin e këtyre zgjedhësve.
7. Në çdo rast, kur ka zgjedhës të regjistruar,
sipas pikës 6 të këtij neni, të cilët kanë
vështirësi hyrjeje në mjedisin e qendrës së
votimit, caktimi i qendrës së votimit dhe organizimi i saj
bëhen në mënyrë të tillë që të
garantojnë hyrjen e lirë për këtë kategori
zgjedhësish. Në rast se kjo është e pamundur, në
përputhje me udhëzimet dhe me shpenzimet e KQZ-së, kryetarët
e njësive të qeverisjes vendore caktojnë personel ndihmës
për të garantuar hyrjen e lirë.
8. Në rastin e zgjedhësve të verbër, kryetari i
njësisë së qeverisjes vendore njofton KQZ-në për
zgjedhësit e verbër dhe qendrat e tyre të votimit. KQZ-ja,
në përputhje me procedurat dhe afatet e shpërndarjes
së materialeve zgjedhore, pajis komisionet e këtyre qendrave
të votimit me mjete të posaçme votimi, të cilat
lejojnë zgjedhësit që të lexojnë ose të
kuptojnë fletën e votimit dhe të votojnë në
mënyrë të pavarur. Zgjedhësi i verbër informohet
nga KQV-ja për mënyrën e votimit me mjete të posaçme
votimi dhe, me kërkesën e tij, pajiset me to. Në rast
të kundërt, zgjedhësi voton në përputhje me
pikat 1 dhe 3 të këtij neni.
Neni 104
Rendi dhe zhvillimi i rregullt i votimit
1. Kur në qendrën e votimit rrezikohet rendi ose zhvillimi
i rregullt i votimit, KQV-ja merr vendim për pezullimin e votimit,
si dhe mund të vendosë thirrjen e organeve të Policisë
së Shtetit. Vendimi për kërkimin e ndihmës për
vendosjen e rendit i paraqitet me shkrim organeve të Policisë
së Shtetit dhe përmban përshkrimin e shkurtër të
shkaqeve dhe rrethanave.
2. Kryetari, zëvendëskryetari i KQV-së ose çdo
anëtar njofton menjëherë KZZ-në ose KZQV-në
për incidentin e ndodhur. KZZ-ja ose KZQV-ja është e
detyruar të shënojë në Librin e Protokollit të
Mbledhjeve të KZZ-së ose KZQV-së njoftimin dhe orën
e marrjes së tij. KZZ-ja ose KZQV-ja ia përcjell kërkesën
menjëherë organeve të Policisë së Shtetit.
3. Me rivendosjen e rendit në qendrën e votimit, KQV-ja, me
vendim, u kërkon organeve të Policisë së Shtetit
të largohen nga qendra e votimit dhe merr masa për rifillimin
e menjëhershëm të votimit.
Neni 105
Personat e pranishëm në qendrën e votimit
1. Në qendrën e votimit mund të qëndrojnë
vetëm:
a) anëtarët dhe sekretari i KQV-së;
b) zgjedhësit që janë duke kryer procedurat e votimit
deri në përfundim të tyre; dhe
c) vëzhguesit e akredituar shqiptarë dhe të huaj.
2. Asnjë person i armatosur nuk lejohet të qëndrojë
në mjediset e qendrës së votimit. Përjashtohen nga
ky rregull punonjësit e Policisë së Shtetit, kur janë
në ushtrim të detyrës, në përputhje me nenin
104 të këtij Kodi, si dhe punonjësit e policisë
së burgjeve brenda territorit të burgut ose vendit të
paraburgimit, ku është ngritur qendra e posaçme e votimit.
Neni 106
Votimi në institucione të posaçme
(shfuqizohet)
Neni 107
Zgjedhësit në Forcat e Armatosura dhe në Forcat e Rendit
1. Në zgjedhjet për Kuvendin dhe referendumet e përgjithshme,
zgjedhësit, që shërbejnë në Forcat e Armatosura
ose në Forcat e Rendit, votojnë në njësinë
zgjedhore, ku ndodhen repartet e tyre, sipas nenit 64 të këtij
Kodi.
2. Në zgjedhjet dhe referendumet vendore, zgjedhësit, që
shërbejnë në Forcat e Armatosura ose në Forcat e
Rendit, votojnë në zonën e qendrës së votimit
të vendbanimit të tyre.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| KREU
V : MBYLLJA E VOTIMIT DHE NUMERIMI I VOTAVE |
|
|
|
|
|
|
|
|
Neni 108
Mbyllja e votimit
1. Qendrat e votimit mbyllen në orën e caktuar në nenin
8 dhe në përputhje me pikën 3 të nenit 8 të
këtij Kodi.
2. Pasi voton edhe zgjedhësi i fundit i pranishëm, KQV-ja
merr vendim për mbylljen e votimit, duke plotësuar formularin
tip përkatës, duke shënuar në të edhe orën
e mbylljes së votimit. Vendimi për mbylljen e votimit dhe
ora e saktë e mbylljes së tij shënohen në Librin
e Protokollit të Mbledhjeve të KQV-së. Pas kësaj,
në qendrën e votimit mund të qëndrojnë vetëm
anëtarët e KQV-së, sekretari i KQV-së, si dhe vëzhguesit
e akredituar shqiptarë dhe/ose të huaj dhe përfaqësuesit
e akredituar të medias.
Neni 109
Veprimet pas mbylljes së votimit
Pas marrjes së vendimit për mbylljen e votimit, kryetari
së bashku me anëtarët e KQV-së kryejnë, sipas
radhës, veprimet e mëposhtme:
1. Kryetari i komisionit, nën vëzhgimin e të gjithë
anëtarëve të KQV-së, vulos kutitë e votimit
me kodin e sigurisë të dërguar nga KQZ-ja, sipas nenit
93/1 të këtij Kodi, në pjesën nga e cila futen fletët
e votimit. Numri serial i vulës shënohet në Procesverbalin
për Mbylljen e Votimit dhe në Librin e Protokollit të
Mbledhjeve të KQV-së. Në rast se vula me kodet e sigurisë
dëmtohet gjatë mbylljes së kutisë, ajo zëvendësohet
me një nga vulat shtesë. Në Procesverbalin për Mbylljen
e Votimit dhe në Librin e Protokollit të Mbledhjeve shënohet
numri i kodit të sigurisë së vulës së dëmtuar.
2. Kryetari, nën vëzhgimin e të gjithë anëtarëve
të KQV-së:
a) fillon numërimin e zgjedhësve që kanë votuar,
sipas nënshkrimeve të bëra në listën e zgjedhësve;
b) ia deklaron shifrën me zë të lartë anëtarëve
të tjerë të KQV-së;
c) i fton ata të verifikojnë shifrën e thënë
prej tij; dhe
ç) shënon në Procesverbalin për Mbylljen e Votimit
dhe në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KQV-së
numrin e personave që kanë votuar në qendrën e votimit,
sipas listës së zgjedhësve. Në rast kundërshtimesh
për përcaktimin e shifrës, merret vendim nga KQV-ja.
Sekretari i KQV-së shënon vendimin e marrë në këtë
rast në Procesverbalin për Mbylljen e Votimit dhe në
Librin e Protokollit të Mbledhjeve.
3. Kryetari, nën vëzhgimin e të gjithë anëtarëve
të KQV-së, fillon numërimin e fletëve të votimit
të papërdoruara dhe në përfundim të numërimit
ia bën të ditur shifrën anëtarëve të KQV-së.
Nëse kërkohet nga një anëtar i KQV-së, kryetari
është i detyruar të rifillojë edhe një herë
numërimin e fletëve të votimit të papërdorura.
Në përfundim të numërimit, fletët e votimit
të papërdoruara mbyllen në zarfin ku është
shënuar “FLETË VOTIMI TË PAPËRDORURA”.
Numri i fletëve të votimit të papërdoruara pasqyrohet
në Procesverbalin për Mbylljen e Votimit dhe në Librin
e Protokollit të Mbledhjeve të KQV-së.
4. Kryetari, nën vëzhgimin e të gjithë anëtarëve
të KQV-së, përcakton numrin e fletëve të votimit
të përdorura. Për të përcaktuar këtë
numër, nga totali i fletëve të votimit të marra
në dorëzim nga KQV-ja, zbritet numri i fletëve të
votimit të papërdorura. Numri i fletëve të votimit
të përdorura verifikohet me numrin e kundërfletëve.
Numri i fletëve të votimit të përdoruara pasqyrohet
në Procesverbalin për Mbylljen e Votimit dhe në Librin
e Protokollit të Mbledhjeve të KQV-së dhe, në rast
mospërputhje me numrin e kundërfletëve, pasqyrohet edhe
ky fakt.
5. Kryetari, nën vëzhgimin e të gjithë anëtarëve
të KQV-së, numëron fletët e votimit të dëmtuara
që gjenden në zarfin e FLETËVE TË VOTIMIT TË
DËMTUARA. Numri i fletëve të votimit të dëmtuara
pasqyrohet në Procesverbalin për Mbylljen e Votimit dhe në
Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KQV-së.
6. Në përfundim të veprimeve të parashikuara në
pikat 1 deri në 5 të këtij neni mbyllen në kutinë
e materialeve zgjedhore:
a) zarfi me FLETËT E VOTIMIT TË PAPËRDORURA së bashku
me kundërfletët;
b) zarfi me FLETËT E VOTIMIT TË DËMTUARA;
c) lista e zgjedhësve;
ç) origjinalet e vendimeve të KQV-së dhe formularët
tip të papërdorur të vendimeve të KQV-së;
d) vula e KQV-së;
dh) vula e kryetarit të KQV-së;
e) vulat me kodet e sigurisë të papërdorura;
ë) vulat me kodet e sigurisë të dëmtuara; dhe
f) Libri i Protokollit të Mbledhjeve.
Numrat e kodeve të sigurisë, me të cilët do të
mbyllet kutia, shënohen paraprakisht në Procesverbalin për
Mbylljen e Votimit dhe në Librin e Protokollit të Mbledhjeve
të KQV-së. Pasi hidhen të gjitha të dhënat
në Procesverbalin për Mbylljen e Votimit, shënohet ora
e saktë e mbylljes së procesverbalit. Origjinali i Procesverbalit
për Mbylljen e Votimit futet në Kutinë e Materialeve
të Votimit, e cila vuloset menjëherë me kodet përkatëse
të sigurisë. Kopje të Procesverbalit për Mbylljen
e Votimit u jepen anëtarëve të KQV-së dhe vëzhguesve
të partive parlamentare.
7. Për Bashkinë e Tiranës materialet e votimit për
Kryetar Bashkie të Tiranës dhe për Këshillin Bashkiak
të Tiranës, lista e zgjedhësve, vula e KQV-së, vula
e Kryetarit të KQV-së, vula me kodet e sigurisë të
papërdorura apo të dëmtuara, si dhe Libri i Protokollit
të Mbledhjeve futen në një kuti të veçantë
të materialeve zgjedhore me emërtimin e vendosur dukshëm
në pjesën e jashtme “BASHKIA E TIRANËS”.
Materialet e tjera zgjedhore vendosen në një kuti të
dytë me emërtimin e vendosur dukshëm në pjesën
e jashtme të kutisë “NJËSIA BASHKIAKE NR ......”.
Neni 109/1
Shoqërimi i kutive të votimit dhe i materialeve të votimit
në Vendin e Numërimit të Votave
1. Menjëherë pas përfundimit të veprimeve të
parashikuara në nenin 109 të këtij Kodi, kutitë
e votimit me fletët e votimit dhe Kutia me Materialet e Votimit
dërgohen në Vendin e Numërimit të Votave, të
caktuar sipas nenit 95 të këtij Kodi. Materialet e tjera të
përdorura gjatë procesit të votimit i dorëzohen
KZZ-së ose KZQV-së brenda afateve dhe në mënyrën
e përcaktuar nga KQZ-ja. Për Bashkinë e Tiranës,
kutitë e votimit dhe kutitë me materialet e votimit për
Kryetarin e Bashkisë dhe Këshillin Bashkiak dorëzohen
në KZQV-në e njësisë bashkiake përkatëse.
2. Kutitë e votimit me fletët e votimit dhe Kutia me Materialet
e Votimit dorëzohen në vendin e numërimit të votave,
sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më
vonë se 3 orë nga mbyllja e votimit në qendrën e
votimit. Dërgimi i tyre bëhet me automjet, në të
cilin ndodhen anëtarët e KQV-së, sekretari i KQV-së
dhe një punonjës policie, i cili ka detyrë të garantojë
shoqërimin dhe mosprekjen e kutive të votimit me fletët
e votimit dhe të Kutisë së Materialeve të Votimit.
KQZ-ja autorizon KZZ-në ose KZQV-në, duke i dhënë
edhe fondet e nevojshme financiare, për të siguruar transportimin
me automjet të kutive të votimit me fletët e votimit
dhe Kutinë me Materialet e Votimit.
3. Punonjësi i policisë, sipas pikës 2 të këtij
neni, është efektiv i përhershëm i policisë
së rendit ose i policisë së ruajtjes të objekteve,
i ngarkuar me detyrën e shoqërimit nga KQZ-ja, me propozim
të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë
së Shtetit. Polici i shoqërimit duhet në çdo moment
të mbajë uniformën e Policisë së Shtetit dhe
të ketë në një vend të dukshëm numrin
rendor të caktuar nga KQZ-ja dhe mbiemrin e tij me përmasa
të dukshme.
Neni 109/2
Marrja në dorëzim e materialit zgjedhor
nga KZZ-ja ose KZQV-ja
1. KZZ-ja ose KZQV-ja cakton për marrjen në dorëzim
të kutive të votimit me fletët e votimit dhe të
kutive me materialet e votimit një ose më shumë grupe
të marrjes në dorëzim me jo më pak se dy anëtarë
të saj. Kutitë me fletët e votimit dhe kutitë me
materialet e votimit merren në dorëzim sapo ato mbërrijnë
në Vendin e Numërimit të Votave, sipas rregullave të
përcaktuara nga KZZ-ja ose KZQV-ja.
2. Gjatë marrjes në dorëzim, grupet e marrjes në
dorëzim:
a) shënojnë në Procesverbalin e Marrjes në Dorëzim
numrat e kodeve të sigurisë së vulave, me të cilat
është mbyllur kutia e votimit me fletët e votimit dhe
kutia me materialet e votimit;
b) verifikojnë në çast përputhjen e numrave të
kodeve të sigurisë së vulave, me të cilat janë
mbyllur kutitë e votimit dhe kutia e materialeve të votimit,
me numrat e kodeve të sigurisë, sipas procesverbalit të
mbajtur për këtë qendër votimi në zbatim të
nenit 93/1. Në rast mospërputhjeje të këtyre kodeve,
grupi i marrjes në dorëzim informon KZZ-në ose KZQV-në
për mospërputhjen dhe i kërkon asaj që kutia të
shënohet “KUTI E PARREGULLT”. KZZ-ja ose KZQV-ja verifikon
menjëherë mospërputhjen dhe merr vendim, sipas pikës
4 të këtij neni. Në Procesverbalin e Marrjes në
Dorëzim dhe në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të
KZZ-së ose KZQV-së shënohen mospërputhjet e konstatuara.
3. Në rast se gjatë marrjes në dorëzim të kutive
të votimit me fletët e votimit dhe të kutisë me
materialet e votimit, grupi i marrjes në dorëzim konstaton
se:
a) mungojnë ose janë këputur një ose më shumë
vula me kode sigurie;
b) vendosja e vulave me kode sigurie është bërë
në mënyrë të tillë që lejon hapësira
midis trupit të kutisë dhe kapakut të saj;
c) kutia ka në trupin ose në kapakun e saj thyerje ose çarje
që lejojnë futjen apo nxjerrjen e fletëve të votimit
ose materialit tjetër të votimit; ose
ç) kutia është e llojit, formës ose përmasave
të ndryshme nga ato të përcaktuara nga KQZ-ja;
atëherë grupi i marrjes në dorëzim informon menjëherë
për parregullsinë KZZ-në ose KZQV-në dhe i kërkon
asaj që kutia të shënohet “KUTI E PARREGULLT”.
KZZ-ja ose KZQV-ja verifikon menjëherë parregullsinë
dhe vendos, sipas pikës 4 të këtij neni. Parregullsia
e konstatuar shënohet në Procesverbalin e Marrjes në
Dorëzim dhe në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të
KZZ-së ose KZQV-së.
4. Në rastet kur për një qendër votimi, gjatë
marrjes në dorëzim të kutive nga grupet e marrjes në
dorëzim, konstatohet parregullsi, sipas pikës 2 ose 3 të
këtij neni, për njërën nga kutitë me fletët
e votimit, atëherë ajo kuti vlerësohet si e KUTI E PARREGULLT
dhe dërgohet në këndin e kutive të parregullta,
ndërsa kutia me materialet e votimit dhe kutia tjetër me fletët
e votimit i nënshtrohen procedurave, sipas neneve 109/3-109/6 të
këtij Kodi. Në rastin kur të dy kutitë me fletët
e votimit janë vlerësuar si të parregullta, atëherë
të dy kutitë me fletët e votimit dhe kutia përkatëse
e materialeve të votimit vendosen në këndin e kutive
të parregullta. Në rastin kur vetëm kutia e materialeve
të votimit përcaktohet si KUTI E PARREGULLT, ajo i nënshtrohet
procedurave, sipas nenit 109/3, së bashku me kutitë e votimit
me fletët e votimit.
5. Kutitë e votimit të përcaktuara KUTI TË PARREGULLTA
në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk hapen nga
KZZ-ja ose KZQV-ja dhe as nuk i kalojnë Grupit të Numërimit.
Ato dërgohen në KQZ për nevoja të hetimit administrativ.
6. KZZ-ja ose KZQV-ja mban Procesverbal Konstatimi, në të
cilin shënohen të dhënat për kutitë e votimit
me fletët e votimit ose kutitë me materialet e votimit të
deklaruara të parregullta, sipas pikave 2, 3 dhe 4 të këtij
neni, si dhe të dhëna për pasaktësitë ose parregullsitë
e konstatuara gjatë zbatimit të procedurave të nenit
109/3 të këtij Kodi. Kopje të Procesverbalit të
Konstatimit u jepen anëtarëve të KZZ-së ose KZQV-së
dhe vëzhguesve të partive parlamentare.
7. Anëtarët e grupit të marrjes në dorëzim,
kryetari i KQV-së, zëvendëskryetari i KQV-së, sekretari
i KQV-së dhe punonjësi i policisë i caktuar për
shoqërim, nënshkruajnë Procesverbalin e Marrjes në
Dorëzim. Origjinali i Procesverbalit të Marrjes në Dorëzim
administrohet nga KZZ-ja, e cila u jep nga një kopje përkatësisht
kryetarit, zëvendëskryetarit të KQV-së dhe punonjësit
të policisë të caktuar për shoqërimin. Punonjësi
i policisë duhet të largohet menjëherë pas marrjes
së kopjes së procesverbalit.
8. Procesverbali i Marrjes në Dorëzim përgatitet nga
KQZ-ja në formën e një formulari tip dhe duhet të
përmbajë kohën e marrjes në dorëzim, numrin
e qendrës së votimit, vulave me kodet e sigurisë, me
të cilat janë mbyllur kutitë e votimit me fletët
e votimit dhe kutitë e materialeve të votimit, hapësirën
për përshkrimin e mospërputhjeve ose parregullsive të
konstatuara, si dhe hapësirën për nënshkrimet.
9. Kutitë e votimit me fletët e votimit dhe kutitë e
materialeve të votimit, të marra në dorëzim nga
grupet e marrjes në dorëzim, vendosen në vendin e përcaktuar
paraprakisht nga KZZ-ja. Ky vend duhet të jetë në të
njëjtin mjedis ku kryhet numërimi i votave dhe duhet të
jetë i garantuar nga çdo ndërhyrje e personave të
paautorizuar.
Neni 109/3
Numërimi i votave
1. KZZ-ja ose KZQV-ja merr vendim për fillimin e numërimit
të votave vetëm pasi të ketë marrë në
dorëzim të gjitha kutitë e votimit me fletët e votimit
dhe kutitë e materialeve të votimit nga të gjitha qendrat
e votimit nën juridiksionin e saj.
Për Bashkinë e Tiranës, KZQV-ja e njësisë bashkiake
fillon numërimin sipas këtij rendi:
- kutitë e votimit për kryetar të Bashkisë së
Tiranës dhe të Këshillit Bashkiak të Tiranës;
- kutitë e votimit për kryetarin e Njësisë Bashkiake
dhe të Këshillit të Njësisë Bashkiake.
2. Sekretarët e grupeve të numërimit, me radhë,
sipas numrit rendor rritës të qendrave të votimit, marrin
nga stiva e kutive të votimit kutitë e votimit me fletët
e votimit dhe kutinë respektive me materialet e votimit të
vetëm një qendre votimi dhe i vendosin pranë tryezës
së Grupit të Numërimit përkatës. Në vijim
sekretari merr nga sekretari i KZZ-së ose KZQV-së modelin
krahasues të vulës së kryetarit të KQV-së,
të depozituar në përputhje me nenin 93/1 të këtij
Kodi.
3. Fillimisht Grupi i Numërimit kryen procedurat e verifikimit
të të dhënave në Procesverbalin për Mbylljen
e Votimit. Për kryerjen e verifikimit, Grupi i Numërimit ndjek
këto procedura:
a) Kryetari i Grupit të Numërimit merr Kutinë me Materialet
e Votimit, e vendos atë mbi tryezë dhe e hap, duke këputur
vulat me kodet e sigurisë. Nga kutia nxirret Procesverbali për
Mbylljen e Votimit dhe verifikohet nëse në kuti ndodhen:
i) zarfi me FLETËT E VOTIMIT TË PAPËRDORURA së bashku
me kundërfletët;
ii) zarfi me FLETËT E VOTIMIT TË DËMTUARA;
iii) lista e zgjedhësve;
iv) origjinalet e vendimeve të KQV-së dhe formularët
tip të papërdorur të vendimeve të KQV-së;
v) vula e KQV-së;
vi) vula e kryetarit të KQV-së;
vii) vulat me kodet e sigurisë të papërdorura;
viii) vulat me kodet e sigurisë të dëmtuara; dhe
ix) Libri i Protokollit të Mbledhjeve të KQV-së;
b) Kryetari i Grupit të Numërimit fillimisht krahason vulën
e kryetarit të KQV-së me modelin krahasues dhe mendimin e
tij ia bën të ditur anëtarëve të grupit;
c) Kryetari i Grupit të Numërimit numëron fletët
e votimit të papërdoruara dhe në përfundim të
numërimit ia bën të ditur shifrën anëtarëve
të Grupit të Numërimit. Zëvendëskryetari bën
verifikimin e shifrës së deklaruar me atë që është
shënuar në Procesverbalin për Mbylljen e Votimit. Nëse
shifrat nuk përputhen ose nëse kërkohet rinumërim
nga ndonjë prej anëtarëve të Grupit të Numërimit,
kryetari është i detyruar të rifillojë edhe një
herë numërimin e fletëve të votimit të papërdorura;
ç) Kryetari i Grupit të Numërimit numëron fletët
e votimit të dëmtuara dhe në përfundim të numërimit
ia bën të ditur shifrën anëtarëve të Grupit
të Numërimit. Zëvendëskryetari bën verifikimin
e shifrës së deklaruar me atë që është
shënuar në Procesverbalin për Mbylljen e Votimit. Nëse
shifrat nuk përputhen ose nëse kërkohet rinumërim
nga ndonjë prej anëtarëve të Grupit të Numërimit,
kryetari është i detyruar të rifillojë edhe një
herë numërimin e fletëve të votimit të dëmtuara;
d) Kryetari i Grupit të Numërimit numëron zgjedhësit
që kanë votuar sipas nënshkrimeve që kanë bërë
në listën e zgjedhësve dhe në përfundim të
numërimit ia bën të ditur shifrën anëtarëve
të Grupit të Numërimit. Zëvendëskryetari bën
verifikimin e shifrës së deklaruar me atë që është
shënuar në Procesverbalin për Mbylljen e Votimit. Nëse
shifrat nuk përputhen ose nëse kërkohet nga ndonjë
prej anëtarëve të Grupit të Numërimit, kryetari
është i detyruar të rifillojë edhe një herë
numërimin e zgjedhësve që kanë votuar;
dh) Kryetari i Grupit të Numërimit, mbi bazën e krahasimit
të shifrave të verifikuara, llogarit dhe deklaron numrin e
fletëve të votimit të përdorura, i cili rezulton
nga diferenca ndërmjet totalit të fletëve të votimit,
sipas Procesverbalit për Mbylljen e Votimit, me numrin e fletëve
të votimit të papërdorura. Zëvendëskryetari
bën verifikimin e shifrës së deklaruar me atë që
është shënuar në Procesverbalin për Mbylljen
e Votimit.
4. Pas kryerjes së verifikimit, Kryetari i Grupit të Numërimit
mbyll kutinë e Materialeve të Votimit me vula me kode sigurie,
duke lënë jashtë kutisë Procesverbalin për
Mbylljen e Votimit. Zëvendëskryetari shënon numrat e
kodeve në Procesverbalin e Grupit të Numërimit për
Mbylljen e Kutisë me Materialet e Votimit. Kutia me Materialet
e Votimit rivendoset pranë tryezës së KZZ-së ose
KZQV-së.
5. Në vijim, Kryetari i Grupit të Numërimit vendos mbi
tryezë kutinë e votimit me fletët e votimit për
kandidatët dhe e hap atë, duke këputur vulat me kodet
e sigurisë. Kutia e votimit për partitë politike dhe/ose
koalicionet zgjedhore hapet vetëm pasi të jenë përfunduar
procedurat e numërimit e të vlerësimit dhe të jetë
mbyllur kutia me fletët e votimit për kandidatët. Kryetari
dhe Zëvendëskryetari i Grupit të Numërimit nxjerrin
nga kutia fletët e votimit dhe zarfin me Procesverbalin e Vulosjes,
sipas nenit 97 të këtij Kodi, i shpalosin fletët e votimit
dhe i vendosin mbi tryezë me pjesën e pasme të fletës
nga ana e sipërme. Fletët e votimit të stivosura numërohen
nga kryetari dhe zëvendëskryetari, të cilët, në
përfundim të numërimit, ua bëjnë të ditur
shifrën anëtarëve të Grupit të Numërimit.
Shifrën e deklaruar e verifikojnë me shifrën që
del nga diferenca e numrit të fletëve të votimit të
përdorura me numrin e fletëve të votimit të dëmtuara.
Nëse shifrat nuk përputhen ose nëse kërkohet nga
ndonjë prej anëtarëve të Grupit të Numërimit,
kryetari dhe zëvendëskryetari janë të detyruar të
rifillojnë edhe një herë numërimin e fletëve
të votimit.
6. Në rast se nga verifikimet e kryera, sipas këtij neni,
konstatohen pasaktësi ose parregullsi, atëherë Grupi
i Numërimit ose cilido nga anëtarët që bën
konstatimin, njofton menjëherë KZZ-në ose KZQV-në
për mospërputhjet. Njoftimi bëhet me ngritjen e dorës
dhe pa lëvizur nga vendi. Ngritja e dorës pezullon çdo
veprim të mëtejshëm të Grupit të Numërimit
derisa KZZ-ja ose KZQV-ja të njihet me çështjen dhe
ta verifikojë atë. Në rast se KZZ-ja ose KZQV-ja konfirmon
pasaktësinë ose parregullsinë, e pasqyron atë në
Procesverbalin e Konstatimit. Vetëm pas regjistrimit të pasaktësisë
ose parregullsisë në Procesverbalin e Konstatimit, KZZ-ja
ose KZQV-ja merr vendim për vazhdimin e procedurave të numërimit
të votave nga Grupi i Numërimit. Vendimi i marrë nga
KZZ-ja ose KZQV-ja i bëhet i ditur menjëherë Grupit të
Numërimit.
Neni 109/4
Llojet e votave dhe kriteret për vlerësimin e votës
1. Fletët e votimit ndahen në vota të vlefshme ose në
vota të pavlefshme.
2. Vota të vlefshme janë vetëm fletët e votimit,
në të cilat është votuar qartësisht vetëm
për njërin nga kandidatët ose partitë politike apo
koalicionet zgjedhore në fletën përkatëse të
votimit.
3. Vota të pavlefshme janë fletët e votimit kur:
a) fleta e votimit nuk ka të njëjtën madhësi, ngjyrë
ose formë me fletën e votimit të miratuar nga KQZ-ja;
b) në pjesën e pasme të fletës së votimit mungojnë
vulat, sipas nenit 92 të këtij Kodi;
c) në fletën e votimit janë bërë shënime
që mund të zbulojnë identitetin e zgjedhësit;
ç) në fletën e votimit janë bërë shënime
në favor ose në disfavor të subjekteve të caktuara
zgjedhore;
d) është votuar për më shumë se një nga
subjektet zgjedhore në fletën e votimit;
dh) nuk është votuar për asnjë nga subjektet zgjedhore
në fletën e votimit;
e) nuk është e qartë se për kë është
votuar; ose
ë) zgjedhësi ka votuar për një person që nuk
është në fletën e votimit.
Neni 109/5
Vlerësimi i votave
1.Vlerësimi i votave fillon menjëherë pas kryerjes së
numërimit të fletëve të votimit. Kryetari i Grupit
të Numërimit hap në mënyrë të plotë
çdo fletë votimi, bën vlerësimin e saj me zë
të lartë, duke vepruar sipas kësaj radhe:
a) verifikon nëse fleta e votimit ka të njëjtën
madhësi, formë dhe ngjyrë me fletën e votimit të
miratuar nga KQZ-ja; në rast të kundërt e vlerëson
votën të pavlefshme;
b) verifikon nëse në pjesën e pasme të fletës
së votimit është vula e KQV-së dhe vula e kryetarit
të KQV-së; në rast të kundërt e vlerëson
votën të pavlefshme;
c) verifikon nëse ekziston ndonjë nga shkaqet e tjera për
deklarimin e votës së pavlefshme, të parashikuara në
shkronjat “c” deri “ë” të nenit 109/4
të këtij Kodi; nëse ekziston një nga këto shkaqe,
e vlerëson votën të pavlefshme.
2.Kryetari i Grupit të Numërimit në rast se nuk ekziston
asnjë nga rrethanat e përcaktuara në pikën 1 të
këtij neni, çmon dhe pastaj propozon për vlerësim
kolegjial se cilit kandidati dhe partie politike ose koalicioni zgjedhor
i është hedhur vota. Kryetari ia tregon fletët e votimit
një për një çdo anëtari të Grupit të
Numërimit.
Nëse të gjithë anëtarët e Grupit të Numërimit
janë dakord me vlerësimin e kryetarit, fleta e votimit ndahet
sipas vlerësimit dhe kryetari merr fletën tjetër të
votimit.
Nëse ndonjë nga anëtarët e Grupit të Numërimit
s’është dakord me vlerësimin e kryetarit, kryetari
ose anëtari kundërshtues njofton menjëherë KZZ-në
ose KZQV-në për kundërshtimin. Njoftimi bëhet me
ngritjen e dorës dhe pa lëvizur nga vendi. Ngritja e dorës
pezullon çdo veprim të mëtejshëm të Grupit
të Numërimit derisa KZZ-ja ose KZQV-ja të njihet me çështjen
dhe të marrë vendim lidhur me të. Kryetari i KZZ–se
ose KZQV-së shkruan një numër rendor në anën
e pasme të fletës së votimit, natyrën e problemit
dhe arsyetimin e vendimit në mënyrë të përmbledhur.
Numri në fletën e votimit, pretendimi i paraqitur për
të dhe arsyetimi i vendimit të KZZ-së ose KZQV-së
shënohen në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të
KZZ-së ose KZQV-së. Çdo anëtar ose vëzhgues
mund të shtojë vërejtjet e tij në Librin e Protokollit.
Vendimi i marrë nga KZZ-ja ose KZQV-ja i bëhet i ditur menjëherë
Grupit të Numërimit, i cili e llogarit fletën e votimit
si votë, sipas vlerësimit të bërë nga KZZ-ja
ose KZQV-ja, në Tabelën e Rezultateve. Këto fletë
votimi, pas nxjerrjes së rezultatit nga Grupi i Numërimit,
vendosen në Zarfin e Fletëve të Votimit të Kontestuara.
3. Fletët e votimit, sipas vlerësimit të përcaktuar
në pikën 1 të këtij neni, ndahen mbi tryezën
e punës në vende të caktuara dhe të veçanta
në grupime të votave për çdo kandidat, për
çdo parti politike ose koalicion zgjedhor, vota të pavlefshme
dhe vota të kontestuara. Në rastin e koalicioneve me listë
të përbërë, votat e secilës prej partive anëtare
të koalicionit grupohen veçmas dhe pranë njëra-tjetrës,
duke identifikuar votat për secilën prej partive anëtare
të koalicionit.
Neni 109/6
Nxjerrja e rezultatit të zgjedhjeve nga Grupi i Numërimit
1.Pas numërimit dhe vlerësimit, sipas neneve 109/4 dhe 109/5
të këtij Kodi, për çdo kuti me fletët e votimit
për kandidatët, kryetari numëron votat për çdo
kandidat, duke filluar sipas renditjes së kandidatëve në
fletën e votimit. Pas çdo numërimi, shifrën ia
bën të ditur anëtarëve të Grupit të Numërimit.
Nëse kërkohet nga ndonjë prej anëtarëve të
Grupit të Numërimit, kryetari është i detyruar të
rifillojë edhe një herë numërimin e votave për
atë kandidat. Në rast se pas edhe këtij numërimi
të dytë ka përsëri kundërshtime, Kryetari i
Grupit të Numërimit ose anëtari kundërshtues njofton
KZZ-në ose KZQV-në nëpërmjet ngritjes së dorës.
Ngritja e dorës pezullon çdo veprim të mëtejshëm
të Grupit të Numërimit deri në marrjen e vendimit
nga KZZ-ja ose KZQV-ja. KZZ-ja ose KZQV-ja numëron në vend
votat për kandidatin, të cilat kontestohen dhe urdhëron
sekretarin e Grupit të Numërimit të shënojë
shifrën e vendosur prej saj në tabelën e rezultateve
për atë qendër votimi.
2. Në përfundim të procedurës së përcaktuar
në pikën 1 të këtij neni, kryetari, së bashku
me anëtarët e Grupit të Numërimit, plotëson
tabelën e rezultateve për atë qendër votimi, sipas
formularit tip të përcaktuar nga KQZ-ja.
3. Tabela origjinale e rezultave të votimit, sipas pikës 2
të këtij neni, duke përfshirë edhe kundërshtimet,
nëse ka, të ndonjë anëtari të Grupit, i dorëzohet
menjëherë dorazi KZZ-së nga sekretari i Grupit të
Numërimit. Kopje të tabelës së rezultateve i jepen
çdo anëtari të Grupit të Numërimit dhe vëzhguesve
të partive parlamentare.
4. Pas kryerjes së procedurave të përcaktuara në
pikat 1, 2 dhe 3 të këtij neni, fletët e votimit për
kandidatët futen në zarfe të ndara sipas kandidatëve,
kurse votat e pavlefshme në zarfin me shënimin “VOTA
TË PAVLEFSHME”. Zarfet me fletët e votimit për
kandidatët, zarfi me fletët e votimit të pavlefshme,
zarfi me fletët e votimit të kontestuara dhe zarfi me Procesverbalin
e Vulosjes futen në kutinë e votimit. Kutia mbyllet me vula
me kode sigurie të reja. Numrat e kodeve shënohen në
tabelën e rezultateve. Pas kësaj, kutia rivendoset pranë
tryezës së Grupit të Numërimit dhe merret kutia
me fletët e votimit për partitë politike ose koalicionet
zgjedhore. Grupi i Numërimit, për kutitë e votimit me
fletët e votimit për partitë politike ose koalicionet
zgjedhore, kryen të njëjtat veprime të përcaktuara
në nenin 109/3 pika 5 deri në nenin 109/6 të këtij
Kodi.
5. Grupi i Numërimit merr nga stiva e kutive të votimit kutitë
me fletët e votimit dhe me materialet e votimit të qendrës
tjetër të votimit, vetëm pasi ka dërguar në
vendin e caktuar brenda sallës së Vendit të Numërimit
të Votave kutitë e përpunuara dhe i ka dorëzuar
KZZ-së ose KZQV-së tabelën e rezultateve përkatëse
për qendrën e votimit të numëruar.
Neni 109/7
Nxjerrja e rezultatit të zgjedhjeve nga KZZ-ja ose KZQV-ja
1. Rezultati i zgjedhjeve për njësinë përkatëse
zgjedhore nxirret nga KZZ-ja ose KZQV-ja jo më vonë se ora
1700 e ditës së nesërme të votimit.
2. Për nxjerrjen e rezultatit, KZZ-ja ose KZQV-ja plotëson
Tabelën Përmbledhëse të Rezultateve të Zgjedhjeve,
në të cilën pasqyrohen shumat e të dhënave
respektive për çdo për çdo QV të plotësuar
nga grupet e numërimit.
3. KZZ-ja ose KZQV-ja nxjerr rezultatin për njësinë përkatëse
zgjedhore, duke miratuar me vendim Tabelën Përmbledhëse
të Rezultateve të Zgjedhjeve. Kundër këtij vendimi
subjektet zgjedhore kanë të drejtë të ankohen në
KQZ, në përputhje me nenin 146 të këtij Kodi.
4. Kopje të Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve
të Zgjedhjeve dhe kopje të Procesverbalit të Konstatimit
u jepen anëtarëve të KZZ-së ose KZQV-së dhe
vëzhguesve të partive parlamentare dhe origjinalet e tyre
i dërgohen KQZ-së.
5. KZZ-ja ose KZQV-ja, në përfundim të procedurave për
nxjerrjen e rezultatit të zgjedhjeve, afishon në një
vend të dukshëm me hyrje të lirë, pranë selisë
së vet dhe Vendit të Numërimit të Votave, një
kopje të Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve
të Zgjedhjeve dhe një kopje të Procesverbalit të
Konstatimit.
6. Me përfundimin e procedurave për nxjerrjen e rezultatit
të zgjedhjeve, KZZ-ja ose KZQV-ja dorëzon në KQZ Tabelën
Përmbledhëse të Rezultatit të Zgjedhjeve, Procesverbalin
e Konstatimit, Librin e Protokollit të Mbledhjeve, vulën e
saj, si dhe çdo material tjetër zgjedhor.
7. Në Bashkinë e Tiranës, KZQV-të e njësive
bashkiake, plotësojnë dhe miratojnë me vendim edhe Tabelën
Përmbledhëse që i korrespondon kutive të votimit
për Kryetarin dhe Këshillin e Bashkisë.
KZQV-ja pranë Bashkisë së Tiranës administron Tabelat
Përmbledhëse të ardhura nga KZQV-të e njësive
bashkiake, ajo plotëson dhe miraton me vendim Tabelën Përmbledhëse
përfundimtare të Bashkisë së Tiranës.
Rezultati i zgjedhjeve, si rregull, nxirret jo më vonë se
ora 20:00 e ditës së nesërme të votimit.
8. Në rast se KZQV-ja e njësisë bashkiake të Tiranës
nuk arrin të marrë vendim brenda afatit përkatës,
çështja i dërgohet brenda 24 orëve për shqyrtim
KQZ-së nga kryetari i KZQV-së së njësisë bashkiake
përkatëse ose të paktën nga dy anëtarë,
ose mund të ankimohet në KQZ nga subjekti zgjedhor i interesuar.
Vendimi i KQZ-së zbatohet nga KZQV-ja përkatëse. Në
rast se çështja është dërguar nga kryetari
i KZQV-së së njësisë bashkiake ose të paktën
nga dy anëtarë të saj, KQZ-ja merr vendim në përputhje
me nenin 30, pikat 5 dhe 6 të këtij Kodi, ndërsa në
rast ankimi nga subjekti i interesuar, KQZ-ja vendos sipas dispozitave
të Kreut të I të Pjesës së Dymbëdhjetë
të këtij Kodi.
Neni 109/8
Personat e pranishëm gjatë procesit të numërimit
të votave
1. Gjatë procesit të numërimit të votave, në
Vendin e Numërimit të Votave janë të pranishëm
vetëm anëtarët dhe sekretari i KZZ-së ose KZQV-së,
anëtarët dhe sekretarët e grupeve të numërimit,
kandidatët, vëzhguesit, duke përfshirë edhe përfaqësuesit
e akredituar të medias.
2. KZZ-ja ose KZQV-ja merr masa dhe është përgjegjëse
për moslejimin e personave të tjerë në Vendin e
Numërimit të Votave, përveç atyre të parashikuar
në pikën 1 të këtij neni. Në rast të pranisë
së personave të tjerë, përveç atyre sipas
pikës 1, KZZ-ja, me vendim, njofton menjëherë punonjësit
e Policisë së Shtetit dhe rasti mbahet shënim në
Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KZZ-së ose KZQV-së,
duke përfshirë edhe orën e saktë të ardhjes
dhe largimit të punonjësve të Policisë së Shtetit.
Neni 110
Shpallja e rezultateve
(shfuqizohet)
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| KREU
VI: RINUMERIMI I FLETEVE TE VOTIMIT |
|
|
|
|
|
|
|
|
Neni 111
Kriteret e rinumërimit të fletëve të votimit
(shfuqizohet)
.
Neni 112
Rinumërimi i fletëve të votimit
(shfuqizohet)
.
Neni 113
Procedurat për rinumërimin
(shfuqizohet)
.
Neni 114
Listat shumemërore
(shfuqizohet)
Neni 115
Vendimet për rinumërimin e fletëve të votimit dhe
shpalljen e rezultateve
(shfuqizohet)
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
KREU VII
: NDALIMI I PERDORIMIT TË FORCAVE DHE STRUKTURAVE TË POSAÇME
Neni 116
Përdorimi i forcave dhe strukturave të posaçme
1. Forcat komando dhe forcat e tjera të ushtrisë ndalohen
që të përdoren gjatë gjithë periudhës
zgjedhore, përveçse me urdhër me shkrim të Ministrit
që mbulon rendit publik dhe Ministrit të Mbrojtjes kur këto
forca nevojiten për ruajtjen e objekteve të rëndësisë
së veçantë ose në zëvendësim të
punonjësve të Policisë së Objekteve. Një kopje
e urdhrit me shkrim i dërgohet menjëherë KQZ-së.
Ndalohet përdorimi i forcave komando dhe i forcave të tjera
të ushtrisë për ruajtjen e objekteve që kanë
lidhje me zgjedhjet.
2. Forcat e ushtrisë ndalohen të kryejnë ushtrime ose
manovra ushtarake jashtë reparteve ose vendeve të dislokimit
të tyre, gjatë gjithë periudhës zgjedhore.
3. Në të gjitha llojet e zgjedhjeve ndalohet përdorimi
ose pjesëmarrja e punonjësve apo strukturave të Shërbimit
Informativ Shtetëror.
|
|
|
|
|
|
|
|
PJESA
E TETË : PAVLEFSHMËRIA E ZGJEDHJEVE |
|
|
| |
|
|
|
|
|
Neni 117
Pavlefshmëria e zgjedhjeve
1. KQZ-ja, kryesisht ose me kërkesë të subjekteve zgjedhore,
shpall zgjedhjet të pavlefshme, në rast se:
a) kanë ndodhur shkelje të ligjit;
a/1) konstaton se numri zgjedhësve që kanë votuar me
çertifikatë lindje me fotografi të fallsifikuar është
më i madh se diferenca midis dy kandidatëve të renditur
të parët mbi bazën e rezultatit të shpallur nga
KZZ-ja ose KZQV-ja;
b) kanë ndodhur fatkeqësi natyrore në përmasa të
tilla, që kanë penguar pjesëmarrjen e zgjedhësve
në votim; ose
c) votimi nuk ka filluar ose është pezulluar për më
shumë se gjashtë orë;
dhe për cilindo nga këto shkaqe është cenuar procesi
zgjedhor në një masë të tillë që mund
të ketë ndikuar në ndarjen e mandateve në njësitë
zgjedhore ose në shkallë vendi apo në miratimin ose refuzimin
e referendumit.
2. Subjektet zgjedhore, brenda 3 ditëve nga shpallja e rezultatit
nga KZZ-ja ose KZQV-ja kanë të drejtë të kërkojnë
në KQZ shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qendra
të caktuara votimi, në njësi të veçanta zgjedhore
ose në të gjithë territorin e Republikës së
Shqipërisë.
3. Kërkesa për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve duhet
të përmbajë shkaqet ligjore, përshkrimin e rasteve
të shkeljeve dhe arsyetimin e detajuar për pasojën e
tyre.
4. Shqyrtimi i kërkesave bëhet sipas procedurave të përcaktuara
në Kreun I të Pjesës së Dymbëdhjetë të
këtij Kodi. KQZ-ja merr vendim për pavlefshmërinë
e zgjedhjeve pas konsultimeve me KZZ-në ose KZQV-në përkatëse.
Në arsyetimin e vendimit të KQZ-së duhet të përshkruhet
shkaku ligjor, rastet e vërtetuara të shkeljeve dhe arsyetimi
i detajuar për pasojën e tyre. (Janë shfuqizuar fjalia
e parë dhe e fundit, si dhe është shfuqizuar fjala Pavarësisht).
5. KQZ-ja urdhëron përsëritjen e zgjedhjeve në njësinë
zgjedhore, në një ose më shumë qendra votimi të
së cilës zgjedhjet janë deklaruar të pavlefshme
ose, sipas rastit, në të gjithë territorin e Republikës
së Shqipërisë, kur për cilindo nga shkaqet e përcaktuara
në pikën 1 të këtij neni është cënuar
procesi zgjedhor në një masë të tillë që
mund të ketë ndikuar në ndarjen e mandateve në njësitë
zgjedhore ose në shkallë vendi apo në miratimin ose refuzimin
e referendumit.
6. Zgjedhjet e shpallura të pavlefshme dhe për të cilat
KQZ-ja ka vendosur përsëritjen, sipas këtij neni, përsëriten
në një ditë të vetme për të gjitha njësitë
zgjedhore ku është vendosur përsëritja e tyre. Vendimi
për caktimin e datës për përsëritjen e zgjedhjeve
merret nga KQZ-ja me përfundimin e procedurave ankimore, sipas
Kreut II të Pjesës së Dymbëdhjetë të këtij
Kodi ose me kalimin e afateve ligjore të ankimit, të përcaktuara
në këtë Kre. Përsëritja e zgjedhjeve zhvillohet
jo më vonë se 4 javë nga data e vendimit.
7. Ankimi ndaj vendimit të KQZ-së për shpalljen ose jo
të zgjedhjeve të pavlefshme bëhet në përputhje
me afatet dhe procedurat e përcaktuara nga Kreu II i Pjesës
së Dymbëdhjetë të këtij Kodi.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
PJESA E NËNTË : REFERENDUMET
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| KREU
I: PARIME TE PERGJITHSHME |
|
|
|
|
|
|
|
|
Neni 118
Kuptimi i referendumit
1. Referendumi është ushtrimi i drejtpërdrejtë
i sovranitetit të popullit, nëpërmjet votimit, për
një çështje ose një ligj të caktuar, sipas
neneve 108 pika 4, 150, 151, 152 dhe 177 të Kushtetutës.
2. Votimi për referendum kryhet sipas rregullave të parashikuara
në këtë Kod.
3. Në referendum konsiderohet fituese alternativa që ka fituar
shumicën e votave të vlefshme, por jo më pak se një
të tretën e numrit të zgjedhësve të regjistruar
në Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve, përveç
kur parashikohet ndryshe në këtë kre.
Neni 119
Kufizime në ushtrimin e të drejtës së referendumit
1. Asnjë referendum kushtetues ose i përgjithshëm nuk
mund të zhvillohet datën e zgjedhjeve për Kuvend ose
për organet e qeverisjes vendore.
2. Nuk mund të zhvillohet referendum kushtetues ose i përgjithshëm
gjatë periudhës nga gjashtë muaj para përfundimit
të mandatit të Kuvendit, deri tre muaj pas mbledhjes së
parë të Kuvendit të ri.
3. Nuk mund të zhvillohet referendum vendor gjatë periudhës
nga tre muaj para përfundimit të mandatit të organeve
të qeverisjes vendore, deri tre muaj pas mbledhjes së parë
të këshillave vendorë.
4. Kur shpallen zgjedhje të parakohshme për Kuvendin, procedura
për zhvillimin e referendumit pezullohet deri pasi të kenë
kaluar tre muaj nga mbledhja e parë e Kuvendit të ri.
5. Kur në një njësi të qeverisjes vendore shpallen
zgjedhje të parakohshme, procedura për zhvillimin e referendumit
vendor në atë njësi pezullohet deri pasi të kenë
kaluar tre muaj nga fillimi i mandatit të organit të qeverisjes
vendore.
6. Në përputhje me pikën 3 të nenit 152 të
Kushtetutës, kërkesat për referendum, që nuk kanë
kaluar nëpër të gjitha procedurat e këtij kreu,
brenda datës 15 mars të çdo viti, pavarësisht
se kur janë paraqitur, shtyhen deri në vitin pasardhës.
Neni 120
Procedurat për zhvillimin e referendumeve
1.Referendumet kushtetuese dhe referendumet e përgjithshme administrohen
nga KQZ-ja nëpërmjet KZZ-ve dhe, sipas procedurave të
parashikuara në këtë Kod për zhvillimin e zgjedhjeve
për Kuvendin, për aq sa është e mundur ose e nevojshme.
2. Referendumet vendore administrohen nga KQZ-ja nëpërmjet
KZQV-ve dhe, sipas procedurave të parashikuara në këtë
Kod për zhvillimin e zgjedhjeve vendore, për aq sa është
e mundur ose e nevojshme.
3. Për referendumet në nivel qarku, KQZ-ja krijon komisionin
zgjedhor në nivel qarku. Përbërja e këtij komisioni
propozohet nga këshilli i qarkut, sipas rregullave të parashikuara
në këtë Kod për përbërjen e KZQV-së.
4. Kur në të njëjtën datë zhvillohet më
shumë se një referendum, fletët e votimit të secilit
referendum janë me ngjyra të ndryshme.
Neni 121
Miratimi i projektligjeve që votohen në referendum
1. Projektligji i miratuar me referendum shpallet nga Presidenti i
Republikës dhe hyn në fuqi të paktën 15 ditë
pas botimit në Fletoren Zyrtare.
2. Shfuqizimi i një ligji me referendum hyn në fuqi menjëherë
me shpalljen e rezultatit. Kuvendi, me kërkesë të arsyetuar
të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë
shtyrjen e shfuqizimit të ligjit ose të pjesës së
shfuqizuar të tij, por jo për më shumë se 60 ditë.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| KREU
II: LLOJE TE VEÇANTA REFERENDUMESH |
|
|
|
|
|
|
|
|
SEKSIONI
1
REFERENDUMI KUSHTETUES
Neni 122
Llojet e referendumit kushtetues
Referendumi kushtetues, sipas pikës 4 të nenit 177 të
Kushtetutës, zhvillohet me vendim të dy të tretave të
të gjithë deputetëve që projektamendamenti kushtetues
të votohet drejtpërdrejt nga populli. Referendumi kushtetues,
sipas pikës 5 të nenit 177 të Kushtetutës, është
referendumi që kërkohet nga një e pesta e deputetëve,
për t'ia nënshtruar votimit popullor amendamentin kushtetues,
të miratuar nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë
anëtarëve të Kuvendit.
Neni 123
Procedurat fillestare
1. Kërkesa për referendum kushtetues për rishikimin
e Kushtetutës përmban tekstin e projektligjit për rishikimin
e Kushtetutës.
2. Kërkesat për referendum, në përputhje me pikën
5 të nenit 177 të Kushtetutës, i dorëzohen Sekretarit
të Përgjithshëm të Kuvendit brenda 15 ditëve
nga miratimi i amendamentit kushtetues nga Kuvendi.
3. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ia dërgon menjëherë
Gjykatës Kushtetuese dhe Presidentit të Republikës vendimin
e Kuvendit ose, sipas rastit, kërkesën e një të
pestës së deputetëve, që kërkojnë zhvillimin
e një referendumi kushtetues.
Neni 124
Shqyrtimi paraprak nga Gjykata Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese, brenda 60 ditëve nga marrja e kërkesës,
shqyrton paraprakisht kushtetueshmërinë e mbajtjes së
referendumit kushtetues, sipas pikës 4 ose 5 të nenit 177
të Kushtetutës.
Neni 125
Procedurat e mëtejshme për referendumin kushtetues
1. Kur Gjykata Kushtetuese vendos se kërkesa për referendum
kushtetues është në pajtim me Kushtetutën ose nuk
shprehet brenda afatit, Presidenti i Republikës cakton datën
e zhvillimit të referendumit, në përputhje me pikën
3 të nenit 152 të Kushtetutës.
2. Në këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i
Kuvendit njofton KQZ-në për zhvillimin e referendumit kushtetues
dhe i dërgon tekstin e projektligjit që do të votohet
në referendum. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit e
boton tekstin e projektligjit që do të votohet në referendum
në tri gazetat me tirazhin më të madh në shkallë
vendi.
3. Në rast se Gjykata Kushtetuese vendos që kërkesa për
referendum kushtetues nuk është në pajtim me Kushtetutën,
procedura për zhvillimin e referendumit pushon. Në rastin
e kërkesës, sipas pikës 5 të nenit 177 të Kushtetutës,
amendamentet kushtetuese të miratuara nga Kuvendi shpallen nga
Presidenti i Republikës dhe hyjnë në fuqi të paktën
15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
4. Amendamentet kushtetuese, që i nënshtrohen referendumit,
sipas pikës 5 të nenit 177 të Kushtetutës, rrëzohen
kur më shumë se gjysma e të gjithë zgjedhësve
të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve
kanë votuar kundër tyre. Në qoftë se amendamentet
kushtetuese nuk rrëzohen në referendum, ato shpallen nga Presidenti
i Republikës dhe hyjnë në fuqi të paktën 15
ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
SEKSIONI 2
REFERENDUMI I PËRGJITHSHËM
Neni 126
Nisma për referendum të përgjithshëm
1. Pesëdhjetë mijë zgjedhës të regjistruar
në Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve kanë të
drejtën e referendumit të përgjithshëm për
shfuqizimin e një ligji, si dhe t'i kërkojnë Presidentit
të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje
të një rëndësie të veçantë, në
përputhje me pikën 1 të nenit 150 të Kushtetutës,
si dhe me dispozitat e këtij Kodi.
2. Kërkesa për fillimin e procedurave të referendumit
paraqitet në KQZ nga një grup prej jo më pak se 12 nismëtarësh,
të cilët janë zgjedhës të regjistruar në
Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve.
3. Kërkesa për shfuqizimin e një pjese të ligjit
pranohet vetëm kur pjesa tjetër e ligjit është e
vetëmjaftueshme.
4. Kërkesa për fillimin e procedurave për referendum
për shfuqizimin e një ligji ose të një pjese të
tij, përmban:
a) titullin, numrin dhe datën e miratimit të ligjit që
kërkohet të shfuqizohet, si dhe në qoftë se kërkohet
të shfuqizohet vetëm një pjesë e ligjit, dispozitat
përkatëse;
b) arsyet përse ligji ose dispozita të veçanta të
tij duhen shfuqizuar.
5. Kërkesa për fillimin e procedurave për referendum
për një çështje të një rëndësie
të veçantë duhet të përshkruajë qartë
çështjen që shtrohet, rëndësinë e saj,
si dhe qëndrimin e nismëtarëve në lidhje me atë
çështje. Çështja duhet të formulohet në
mënyrë të qartë, të plotë dhe pa ekuivoke
dhe në mënyrë të tillë që zgjedhësit
të mund të përgjigjen me “PO” ose “JO”.
Neni 127
Fletët-tip për mbledhjen e nënshkrimeve
1. KQZ-ja, brenda 20 ditëve nga paraqitja e kërkesës
për referendum të përgjithshëm, pajis grupin nismëtar
kundrejt pagesës me fletët-tip për mbledhjen e nënshkrimeve
të 50 mijë zgjedhësve të regjistruar në Regjistrin
Kombëtar të Zgjedhësve në kohën e paraqitjes
së kërkesës. Në krye të fletës-tip shtypet
titulli i ligjit, dispozitat që kërkohen të shfuqizohen
ose çështja që shtrohet në referendum.
2. Nënshkrimet në mbështetje të kërkesës
për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm depozitohen
në KQZ në periudhën nga 1 janari deri më 30 nëntor
të çdo viti.
Neni 128
Verifikimi i kërkesës nga KQZ-ja
1. KQZ-ja verifikon nënshkrimet dhe saktësinë e dokumenteve
identifikuese të zgjedhësve, në përputhje me aktet
nënligjore të nxjerra prej saj.
2. KQZ-ja vendos për pranimin ose mospranimin e kërkesës
brenda 90 ditëve nga data e paraqitjes së saj, duke e bazuar
vendimin vetëm mbi rregullsinë e dokumentacionit të paraqitur.
Vendimi u njoftohet menjëherë nismëtarëve. Vendimi
për mospranimin e kërkesës duhet të përcaktojë
qartë shkaqet e mospranimit.
3. Brenda 5 ditëve nga njoftimi i vendimit, grupi nismëtar
mund t’i deklarojë KQZ-së se është i gatshëm
të korrigjojë parregullsitë e vërejtura. Në
këtë rast, KQZ-ja cakton një afat deri në 30 ditë
për riparaqitjen e kërkesës. KQZ-ja vendos brenda 10
ditëve për pranimin ose jo të kërkesës së
riparaqitur dhe i njofton menjëherë nismëtarët.
Neni 129
Shqyrtimi i kërkesës nga Gjykata Kushtetuese
1. Pas verifikimit të rregullsisë së kërkesave,
KQZ-ja ia përcjell kërkesat për referendum të përgjithshëm
Presidentit të Republikës dhe Gjykatës Kushtetuese, me
përjashtim të rasteve të parashikuara në nenin 119
të këtij Kodi. KQZ-ja njofton njëkohësisht Kryetarin
e Kuvendit dhe Kryeministrin për kërkesat e pranuara.
2. Gjykata Kushtetuese vendos për kushtetutshmërinë e
kërkesave për referendum të përgjithshëm dhe
nëse ato janë formuluar në përputhje me pikat 3
dhe 5 të nenit 126, brenda 60 ditëve nga dita e marrjes së
kërkesave nga KQZ-ja.
3. Presidenti i Republikës vendos për zhvillimin ose jo të
referendumeve për çështje të rëndësisë
së veçantë pas shpalljes së vendimit pozitiv të
Gjykatës Kushtetuese ose pas kalimit të afatit, brenda të
cilit ajo duhet të shprehej. Në qoftë se vendos që
referendumi i kërkuar nuk duhet të zhvillohet, Presidenti
njofton me shkrim KQZ-në për arsyet, të cilat KQZ-ja
ua dërgon nismëtarëve.
Neni 130
Caktimi i datës së referendumit të përgjithshëm
Presidenti i Republikës cakton datën e votimit për referendum
të përgjithshëm, në përputhje me pikën
3 të nenit 152 të Kushtetutës.
Neni 131
Referendume me nismën e Kuvendit
Kur Kuvendi vendos për zhvillimin e referendumeve të përgjithshme,
në përputhje me pikën 2 të nenit 150 të Kushtetutës,
zbatohen, për aq sa është e mundur ose e nevojshme, rregullat
e parashikuara në këtë seksion për referendumet,
sipas pikës 1 të nenit 150 të Kushtetutës.
SEKSIONI 3
Referendumet vendore
Neni 132
Nisma për referendum vendor
1. Dhjetë për qind e zgjedhësve të regjistruar
në listat e zgjedhësve të komunës ose bashkisë
ose 20 mijë prej tyre, cilado shifër të jetë më
e vogël, kanë të drejtën e referendumit vendor për
një çështje të qeverisjes vendore në bashkinë
ose komunën përkatëse.
2. Një numër këshillash bashkiakë ose komunalë,
që përfaqësojnë jo më pak se një të
tretën e popullsisë së një qarku, kanë të
drejtë të kërkojnë zhvillimin e një referendumi
për një çështje të qeverisjes vendore në
nivel qarku.
3. Referendumi për të njëjtën çështje
nuk mund të përsëritet në të njëjtën
njësi të qeverisjes vendore pa kaluar tre vjet nga zhvillimi
i tij.
4. Për zhvillimin e referendumit vendor zbatohen, për aq sa
është e mundur ose e nevojshme, dispozitat e parashikuara
për referendumin e përgjithshëm në pikat 2 dhe 5
të nenit 126, nenin 127 dhe në pikën 2 të nenit
128 të këtij Kodi.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
PJESA E DHJETË: FUSHATA
ZGJEDHORE DHE MEDIA |
|
|
|
|
|
|
|
|
| Neni 133
Periudha e fushatës dhe e heshtjes zgjedhore
1. Fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve
dhe përfundon në orën 2400 të ditës së
premte përpara datës së zgjedhjeve.
2. Dita e shtunë përpara datës së zgjedhjeve dhe
dita e zgjedhjeve deri në orën e mbylljes së votimit
formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën
e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet
organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose veprimtarive
të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore.
Neni 134
Të drejtat dhe detyrimet e subjekteve zgjedhore gjatë fushatës
1. Gjatë fushatës zgjedhore, çdo subjekt zgjedhor
ka të drejtë të bëjë propagandë zgjedhore
në çdo mënyrë të ligjshme.
2. Rezultatet e sondazheve zgjedhore nuk mund të publikohen gjatë
5 ditëve të fundit para datës së zgjedhjeve.
3. Publikimi i rezultateve të sondazheve zgjedhore duhet të
përfshijë edhe emrin e organizatorit të sondazhit, porositësin
e tij, numrin e personave të intervistuar, probabilitetin e gabimit,
si dhe periudhën e zhvillimit të sondazhit.
4. Ndalohet zhvillimi i fushatës zgjedhore në institucionet
e depolitizuara.
5. Ndalohet propaganda në favor ose kundër një kandidati
ose subjekti tjetër zgjedhor nga ana e të huajve.
Neni 135
Materialet propagandistike
Organet e qeverisjes vendore caktojnë, në mënyrë
të drejtë dhe të paanshme, vendet publike për afishimin
e materialeve propagandistike.
Neni 136
Fushata zgjedhore në Radiotelevizionin Publik
1. Gjatë fushatës zgjedhore, Radiotelevizioni Publik vë
minutazh falas në dispozicion të partive politike të
regjistruara dhe të KQZ-së, që ndahet sipas rregullave
të mëposhtme:
a) KQZ-së i vihen në dispozicion gjithsej dy orë, sipas
segmenteve orare të kërkuara prej saj. Të paktën
dy të tretat e këtij minutazhi duhet të jenë brenda
segmentit orar 1800-2200;
b) për partitë parlamentare, që në zgjedhjet e fundit
parlamentare kanë marrë më shumë se 20 për
qind të vendeve në parlament, KQZ-ja cakton një minutazh
të barabartë prej jo më pak se 30 minutash në Televizionin
Publik dhe po aq në Radion Publike, kurse për partitë
e tjera parlamentare, kjo kohë është jo më pak se
15 minuta. Rritja e kohës së transmetimit brenda grupit përkatës,
rrit proporcionalisht kohën në dispozicion të grupit
tjetër;
c) çdo parti jashtëparlamentare që merr pjesë
në zgjedhje përfiton 10 minuta në Televizionin Publik
dhe 10 minuta në Radion Publike;
ç) në çdo program ose reklamë radiotelevizive
në shërbim të propagandës zgjedhore duhet të
përcaktohet qartë subjekti zgjedhor përkatës.
2. Radiotelevizioni Publik e pasqyron fushatën zgjedhore nëpërmjet
lajmeve dhe programeve informative, në përputhje me parimet
e paanshmërisë, plotësisë, vërtetësisë
dhe pluralizmit të informacionit të parashikuara në nenet
4, 36 dhe 41 të ligjit nr. 8410, datë 30.9.1998 “Për
radion e televizionin publik dhe privat në Republikën e Shqipërisë”.
Minutazhi falas që përfitojnë partitë politike,
sipas pikës 1 të këtij neni, nuk mund të caktohet
si pjesë e lajmeve dhe programeve informative.
3. Radiotelevizioni Publik nuk mund të përgatisë ose
transmetojë reklama politike me pagesë.
4. Gjatë fushatave për referendum të përgjithshëm,
Radiotelevizioni Publik vë minutazh të barabartë prej
jo më shumë se tri orësh gjithsej në dispozicion
të partive politike që mbështesin secilën prej alternativave.
Neni 137
Edicionet informative të Radiotelevizionit Publik
1.”Në minutazhin politik të edicioneve informative,
Radiotelevizioni Publik është i detyruar të zbatojë
raporte kohore të barabarta për të gjitha partitë
parlamentare, që në zgjedhjet e fundit për Kuvendin kanë
marrë deri në 20 për qind të vendeve në Kuvend.
Partitë që kanë marrë më shumë se 20 për
qind, përfitojnë kohë transmetimi të shpërndarë
në mënyrë të barabartë midis tyre. Secila nga
këto parti përfiton kohë sa dyfishi i kohës që
përfiton një parti që ka marrë deri në 20 për
qind të vendeve në Kuvend.
2. Në rast të shkeljes së raporteve të pasqyrimit
në favor të një force ose të një blloku politik,
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëron reduktimin në të
njëjtën masë të kohës në dispozicion të
forcës ose bllokut politik ose kompensimin e forcave apo blloqeve
të tjera politike me minutazh shtesë brenda 48 orëve.
3. Koha e pasqyrimit të veprimtarive qeveritare, që lidhen
me fushatën zgjedhore, përfshihet në kohën e partisë
së cilës i përket titullari i institucionit që zhvillon
veprimtarinë.
4. Për pasqyrimin e veprimtarive të partive jashtëparlamentare
Radiotelevizioni Publik zbaton kriteret profesionale të lajmit,
me kusht që koha në dispozicion të jetë jo më
e madhe se koha e dhënë për partitë parlamentare.
5. Brenda edicioneve informative gazetarët e Radiotelevizionit
Publik e kanë të ndaluar propagandën, komentet ose qëndrimet
politike.
6. Në rast të shkeljes së kërkesave të përcaktuara
në këtë nen, KQZ-ja gjobit, sipas rastit dhe shkallës
së përgjegjësisë, me 15 000 lekë reporterin
që ka përgatitur kronikën; me 20 000 lekë redaktorin
përgjegjës, me 30 000 lekë Drejtorin e Informacionit
dhe me 50 000 lekë Drejtorin e Përgjithshëm.
7. Vendimi i KQZ-së përbën titull ekzekutiv dhe zbatohet
nga Drejtoria e Financës e Radiotelevizionit Publik. Ankimi ndaj
vendimit nuk pezullon ekzekutimin e tij.
Neni 138
Minutazh falas për KQZ-në
Përveç minutazhit, sipas shkronjës “a”
të pikës 1 të nenit 136 të këtij Kodi, Radioja
dhe Televizioni Publik vënë 60 minuta falas në vit në
dispozicion të KQZ-së për informimin e zgjedhësve.
Ky minutazh caktohet në përputhje me shkronjën “a”
të pikës 1 të nenit 136 të këtij Kodi.
Neni 139
Orari i transmetimeve
1. Jo më vonë se 30 ditë para datës së zgjedhjeve,
Këshilli Drejtues i Radiotelevizionit Publik, në bazë
të të dhënave të paraqitura nga KQZ-ja për
partitë e regjistruara, cakton minutazhin në dispozicion të
çdo partie dhe organizon, nën mbikëqyrjen e KQZ-së,
shortin për caktimin e segmenteve orare për çdo parti
të regjistruar.
2. Minutazhi në dispozicion të partive politike dhe të
kandidatëve të pavarur caktohet në segmentin orar 1800-
2200 të çdo dite të fushatës zgjedhore deri 24
orë para fillimit të votimit.
Neni 140
Fushata zgjedhore në radiot dhe televizionet private
1. Në radiot dhe televizionet private, pasqyrimi i fushatës
zgjedhore bëhet vetëm në edicionet e zakonshme dhe të
posaçme informative. Radiot dhe televizionet private nuk vënë
kohë transmetimi në dispozicion të subjekteve politike
për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të tyre.
2. Radiot dhe televizionet private, për edicionet e tyre të
zakonshme dhe të posaçme informative, duhet të respektojnë
kushtet e mëposhtme:
a) minutazhi politik i edicioneve informative të radiotelevizioneve
private ndahet në segmente kohore sipas nenit 137 pika 1. Në
rast të shkeljes së raporteve të pasqyrimit në favor
të një force ose të një blloku politik, KQZ-ja kryesisht
ose me propozimin e KZZ-ve a KZQV-ve, e gjobit operatorin radioteleviziv
vendor me 1 000 000 lekë dhe operatorin radioteleviziv kombëtar
me 2 500 000 lekë. Vendimi i KQZ-së përbën titull
ekzekutiv dhe zbatohet nga Zyra e Përmbarimit. Ankimi ndaj vendimit
nuk pezullon ekzekutimin e tij. Në rast përsëritjeje
të shkeljes, KQZ-ja urdhëron KKRT-në të bëjë
bllokimin e transmetimit të operatorit radioteleviziv për
48 orë. Bllokimi vendoset jo më vonë se ora 1800 e ditës
pasardhëse;
b) koha e pasqyrimit të veprimtarive qeveritare që lidhen
me fushatën zgjedhore përfshihet në kohën e partisë
së cilës i përket titullari i institucionit që zhvillon
veprimtarinë;
c) për pasqyrimin e veprimtarive të partive jashtëparlamentare
radiot dhe televizionet private zbatojnë kriteret profesionale
të lajmit, me kusht që koha në dispozicion të jetë
jo më e madhe se koha e dhënë për partitë parlamentare;
ç) brenda edicioneve informative gazetarët e kanë të
ndaluar propagandën, komentet ose qëndrimet politike. Në
rast shkeljeje, KQZ-ja, e gjobit operatorin radioteleviziv vendor me
1 000 000 lekë dhe operatorin radioteleviz kombëtar me 2 500
000 lekë. Vendimi i KQZ-së përbën titull ekzektiv
dhe zbatohet nga Zyra e Përmbarimit. Ankimi ndaj vendimit nuk pezullon
ekzekutimin e tij. Në rast përsëritje të shkeljes,
KQZ-ja urdhëron KKRT-në të bëjë bllokimin e
transmetimit të operatorit radioteleviziv vendor për 48 orë.
Bllokimi vendoset jo më vonë se ora 1800 e ditës pasardhëse.
3. Radiot dhe televizionet private kanë të drejtë të
organizojnë debate zgjedhore midis forcave politike ose kandidatëve
konkurrentë. Në organizimin dhe zhvillimin e debatit, radiotelevizionet
private janë të detyruara të ruajnë barazpeshën
mes forcave politike.
Në rast shkeljeje KQZ-ja urdhëron KKRT-në të bëjë
bllokimin e transmetimit të operatorit radioteleviziv për
48 orë. Bllokimi vendoset jo më vonë se ora 1800 e ditës
pasardhëse.
4.Radiot dhe televizionet private mund të përgatisin dhe të
transmetojnë reklama politike me pagesë. Në këtë
rast ato janë të detyruara të pranojnë dhe të
transmetojnë reklama në raporte kohore të barabarta për
të gjitha partitë parlamentare që në zgjedhjet e
fundit për Kuvendin kanë marrë deri në 20 për
qind të vendeve në Kuvend. Partitë që kanë
marrë më shumë se 20 për qind, përfitojnë
kohë transmetimi të shpërndarë në mënyrë
të barabartë midis tyre. Secila nga këto parti përfiton
kohë sa dyfishi i kohës që përfiton një parti
që ka marrë deri në 20 për qind të vendeve
në Kuvend. Koha e përgjithshme e transmetimit të reklamave
politike nga radiot dhe televizionet private nuk mund të jetë
më shumë se 30 minuta në ditë.
5. Reklamat për kandidatët përfshihen në kohën
e subjektit politik që ata përfaqësojnë.
Për partitë jashtëparlamentare dhe për kandidatët
e pavarur radiot dhe televizionet private vënë në dispozicion
kohë transmetimi shtesë për reklamat mbi kohën që
zbatohet, sipas kësaj pike. Koha e transmetimit të reklamave
për partitë jashtëparlamentare dhe kandidatët e
pavarur nuk mund të kapërcejë 10 për qind të
kohës së programuar dhe zbatuar për reklamat zgjedhore.
Për partitë jashtëparlamentare dhe kandidatët e
pavarur zbatohen tarifa të njëjta me ato që zbatohen
për partitë parlamentare. Në rast shkeljeje KQZ-ja gjobit
operatorin radioteleviz vendor me 1 000 000 lekë dhe operatorin
radioteleviziv kombëtar me 2 500 000 lekë. Vendimi i KQZ-së
përbën titull ekzektiv dhe zbatohet nga zyra e përmbarimit
gjyqësor. Ankimi ndaj vendimit nuk pezullon ekzekutimin e tij.
6. Në rast shkeljeje KQZ-ja urdhëron KKRT-në të
bëjë bllokimin e transmetimit të operatorit radioteleviziv
vendor për 48 orë. Bllokimi vendoset jo më vonë
se ora 1800 e ditës pasardhëse.
Neni 141
Thyerja e heshtjes zgjedhore
1. Subjekti zgjedhor që thyen heshtjen zgjedhore gjobitet nga
KZQ-ja me 500 000 lekë.
2. Botuesi ose operatori radioteleviziv që thyen heshtjen zgjedhore
gjobitet nga KQZ-ja me 1 000 000 lekë.
3. Gjoba, sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni, përbën
titull ekzekutiv dhe ekzekutohet menjëherë nga Zyra e Përmbarimit.
Ankimi ndaj vendimit të KQZ-së për gjobën nuk pezullon
ekzekutimin e gjobës.
Neni 142
Monitorimi i fushatës zgjedhore
1. Dhjetë ditë përpara fillimit të periudhës
zgjedhore KQZ-ja ngre Bordin e Monitorimit të Medias, i cili ka
për detyrë monitorimin e zbatimit të dispozitave të
këtij Kodi për fushatën zgjedhore në radion dhe
televizionin publik dhe ato private. Bordi i Monitorimit të Medias
e ushtron veprimtarinë e tij në të gjithë territorin
zgjedhor. Për kryerjen e monitorimit Bordi shfrytëzon kapacitetet
teknike që disponon Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit.
Për transmetuesit vendorë që nuk mbulohen nga mjetet
monitoruese të KKRT-së, Bordi cakton monitorues vendorë.
Monitoruesit vendorë të Bordit vendosen pranë KZZ-së
ose KZQV-së ku ka qendrën e transmetimit operatori radioteleviziv
që monitorohet. Për rregullat, mënyrën dhe afatet
e shfrytëzimit të kapaciteteve teknike të KKRT-së
për nevojat e monitorimit, KQZ-ja dhe KKRT-ja lidhin marrëveshje
bashkëpunimi jo më vonë se tre muaj përpara datës
së zgjedhjeve.
2. Bordi i paraqet KQZ-së çdo ditë raport për
përfundimet e monitorimit për ditën pararendëse.
Raporti shoqërohet, sipas rastit, me propozimet për masa administrative.
Bordi kolegjialisht ose secili nga anëtarët e tij ka të
drejtë të propozojë marrjen e masave administrative.
Monitoruesit vendorë raportojnë përpara KZZ-së ose
KZQV-së ku janë vendosur. Kopja e raportit, së bashku
me opinionin e KZZ-së ose KZQV-së, i dërgohet menjëherë
Bordit të Monitorimit të Medias dhe bëhet pjesë
e raportit ditor për KQZ-në.
3. Ankesat e subjekteve zgjedhore shqyrtohen së bashku me raportin
e Bordit Monitorues.
4. KQZ-ja shqyrton raportet e Bordit të Monitorimit jo më
pak se një herë në javë. KQZ-ja merr vendim lidhur
me raportet sa herë që propozohet marrja e masave administrative.
Vendimet e KQZ-së ankimohen sipas procedurave të përcaktuara
në këtë Kod.
5. Bordi përbëhet nga 7 anëtarë. Secili nga anëtarët
e KQZ-së cakton një anëtar të Bordit. Anëtarët
e Bordit duhet të jenë me profesion ose përvojë
pune si gazetarë apo të jenë analistë ose studiues
të mediave.
6. Radiot dhe televizionet publike dhe private janë të detyruara
të regjistrojnë të gjitha transmetimet e tyre përgjatë
gjithë periudhës së fushatës zgjedhore. Këto
regjistrime ruhen për një periudhë tremujore pas përfundimit
të zgjedhjeve dhe vihen me kërkesë të KQZ-së
menjëherë në dispozicion të Komisionit.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| PJESA
E NJËMBËDHJETË : FINANCIMI I ZGJEDHJEVE
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Neni 143
Financimi i zgjedhjeve
1. KQZ-ja administron fondet e caktuara për zhvillimin e zgjedhjeve,
sipas rregullave të përcaktuara në këtë Kod.
2. Buxheti i KQZ-së përbën zë më vete në
Buxhetin e Shtetit.
3. Fondet e buxhetit për financimin e zgjedhjeve janë pjesë
e buxhetit vjetor të vitit kur zhvillohen zgjedhjet dhe duhet të
jenë të disponueshme nga KQZ-ja 6 muaj para mbarimit të
mandatit të Kuvendit ose të organeve të qeverisjes vendore.
Në të kundërt, fondet e buxhetit janë pjesë
e buxhetit të vitit paraardhës.
4. Fondet e akorduara nga Buxheti i Shtetit për fushatën zgjedhore
të subjekteve zgjedhore përbëhen nga fondet për
financimin e fushatës, të cilat shpërndahen sipas shkronjave
“a”, “b” dhe “c” të nenit 145
të këtij Kodi, si dhe nga kuota shtesë për fondet
për financimin e fushatës, e cila përdoret nga KQZ-ja
për dhënien e shumave kompensuese, sipas shkronjës “b”
të pikës 2 të nenit 145 të këtij Kodi. Fondet
për financimin e fushatës nuk mund të jenë më
pak sesa totali i shumave të shpërndara partive politike në
zgjedhjet pararendëse.
Neni 144
Burimet jopublike të financimit të fushatës zgjedhore
1. Përveç fondeve nga Buxheti i Shtetit, subjektet zgjedhore
mund të përfitojnë për fushatën e tyre zgjedhore
dhurata nga persona fizikë ose juridikë privatë vendas.
Asnjë person fizik ose juridik nuk mund t’i japë të
njëjtit subjekt zgjedhor dhurata në vlerë më të
madhe se 1 milion lekë ose kundërvleftën në sende
ose shërbime. Subjektet zgjedhore regjistrojnë dhe deklarojnë,
në përputhje me nenin 145/1 të këtij Kodi, të
gjitha dhuratat e përfituara në periudhën nga data e
dekretit të Presidentit të Republikës për caktimin
e datës së zgjedhjeve deri në datën e zgjedhjeve.
2. Partitë politike nuk mund të shpenzojnë për fushatën
e tyre zgjedhore, përfshirë dhe atë të kandidatëve
të tyre, më shumë sesa dhjetëfishin e shumës
më të madhe të përfituar nga një parti, sipas
pikës 1 të nenit 145 të këtij Kodi.
Neni 145
Shpërndarja dhe rishpërndarja e fondit për financimin
e fushatës zgjedhore
1. Fondi i akorduar nga Buxheti i Shtetit u shpërndahet subjekteve
zgjedhore me vendim të KQZ-së, sipas rregullave të mëposhtme:
a) 10 për qind e shumës ndahet ndërmjet të gjitha
partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore. Kjo shumë
u jepet këtyre partive politike nga KQZ-ja jo më vonë
se 5 ditë pas regjistrimit të kandidatëve të tyre
në KZZ ose KZQV. Partitë që, më vete ose si koalicion,
regjistrojnë më pak se 30 kandidatë në zonat zgjedhore
njëemërore ose me pak se 30 për qind të numrit të
përgjithshëm të kryetarëve të bashkive dhe
komunave në shkallë vendi nuk përfitojnë nga shumat
që ndahen sipas kësaj shkronje;
b) 40 për qind e shumës ndahet ndërmjet partive të
përfaqësuara në Kuvend dhe deputetëve të pavarur
që rikandidojnë. Kjo shumë u jepet këtyre partive
politike nga KQZ-ja jo më vonë se 5 ditë pas regjistrimit
të kandidatëve të tyre në KZZ ose KZQV. Në
zgjedhjet vendore kjo shumë ndahet ndërmjet partive që
janë të përfaqësuara nga anëtarë të
këshillave të bashkive ose të komunave. Shumat, sipas
kësaj shkronje, ndahen në përputhje me formulën
e paraqitur në Shtojcën 1 të këtij Kodi;
c) 50 për qind e shumës së përgjithshme ndahet midis
partive që, në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin
ose, sipas rastit, për organet e qeverisjes vendore, kanë
marrë jo më pak se 2,5 për qind të votave, në
përpjesëtim me numrin e votave të fituara prej partive
në shkallë vendi, sipas formulës së paraqitur në
Shtojcën 1. Kjo shumë u jepet këtyre partive politike
nga KQZ-ja jo më vonë se 10 ditë nga data e nxjerrjes
së dekretit të Presidentit për caktimin e datës
së zgjedhjeve.
2. Shumat e shpërndara, sipas shkronjës “c” të
pikës 1 të këtij neni, rillogariten dhe rishpërndahen,
sipas formulës së paraqitur në Shtojcën 1, në
përputhje me procedurën e mëposhtme:
a) brenda 30 ditëve nga shpallja e rezultatit përfundimtar,
KQZ-ja kryen rillogaritjen e shumave të akorduara dhe përcakton
shumat që partitë politike do të përfitojnë
si kompensim ose do të kthejnë për shkak të rillogaritjes;
b) partive politike që përfitojnë kompensim, shumat kompensuese
u jepen nga KQZ-ja;
c) partive politike që detyrohen të kthejnë shuma, KQZ-ja
u kërkon që të shlyejnë detyrimin brenda 30 ditëve
nga njoftimi i vendimit. Në të kundërt, KQZ-ja i kërkon
Ministrit të Financave që të urdhërojë Zyrën
e Thesarit që këto shuma t’i mbajë nga fondet e
tjera buxhetore që përfitojnë këto parti dhe t’i
kalojë ato në buxhetin e KQZ-së. Zyra e Thesarit, së
bashku me detyrimin, mban dhe një penalitet në masën
1 për qind të shumës për t’u shlyer në
muaj, për çdo muaj vonesë.
3. Partitë politike, të cilat deri më 1 mars 2005, nuk
i kthejnë Buxhetit të Shtetit shumat të cilat i detyrohen
për pasojë të financimit të fushatës zgjedhore
në zgjedhjet e mëparshme, nuk përfitojnë financime
nga Buxheti i Shtetit për zgjedhjet e vitit 2005, sipas pikës
1 të këtij neni. Në rast se shuma që këto parti
detyrohen të kthejnë është më e vogël
se ajo që përfitojnë, sipas pikës 1 të këtij
neni, KQZ-ja u shpërndan partive politike përkatëse vetëm
diferencën ndërmjet tyre.
.Neni 145/1
Deklarimi i shpenzimeve të fushatës zgjedhore
1. Jo më vonë se 45 ditë pas datës së zgjedhjeve,
të gjitha partitë ose kandidatët e pavarur dorëzojnë
pranë KQZ-së raportet financiare të fushatës, sipas
formularëve dhe udhëzimeve të përcaktuara me vendim
të KQZ-së.
2. Raportet, sipas pikës 1 të këtij neni, publikohen
nga KQZ-ja brenda 90 ditëve nga data e zgjedhjeve dhe dokumentojnë
të gjitha të dhënat përkatëse, duke përfshirë
domosdoshmërisht informacionin për shpenzimet e fushatës,
dhurimet dhe fonde të tjera joshtetërore të përdorura
në fushatën zgjedhore. Çdo dhurim me vlerë mbi
100 000 lekë ose kundërvlefta e kësaj shume në sende
ose shërbime duhet të deklarohet, duke përcaktuar emrin
e dhuruesit dhe shumën e dhuruar.
3. Ndaj partive, koalicioneve ose kandidatëve të pavarur,
të cilët nuk i përmbushin këto detyrime raportimi,
ose raportimi i të cilëve ka mangësi, KQZ-ja zbaton sanksione
administrative, në përputhje me nivelin e shkeljes. Në
këto sanksione bëjnë pjesë: humbja e plotë
ose e pjesshme e fondeve, të cilat u janë caktuar nga shteti,
gjobë deri në dyfishin e shumës së fondeve që
nuk janë justifikuar siç duhet, ose deri humbjen e së
drejtës për t’u regjistruar në zgjedhjet e ardhshme,
derisa të zgjidhen parregullsitë dhe të paguhet gjoba
përkatëse.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
PJESA E DYMBËDHJETË : ANKIMET |
|
|
KREU I : ANKIMI NË RRUGË ADMINISTRATIVE I VENDIMEVE
TË KOMISIONEVE ZGJEDHORE
Neni 146
E drejta e ankimimit
1. Çdo subjekt zgjedhor ka të drejtë të ankohet
në KQZ kundër vendimeve të KZZ-së ose KZQV-së,
që cenojnë interesat e tyre të ligjshëm, brenda
tri ditëve nga data e shpalljes së vendimit.
2. Të drejtën e ankimit, sipas këtij neni, e kanë
edhe individët ose partitë politike, të cilëve u
është refuzuar kërkesa për regjistrim si subjekt
zgjedhor, si dhe subjektet e përmendura në pikat 2 dhe 3 të
nenit 18 të këtij Kodi, kundër refuzimit të kërkesave
për akreditim të vëzhguesve, në rastet kur akreditimi
i vëzhguesve u delegohet KZZ-ve ose KZQV-ve.
3. Kërkesat, sipas nenit 117 të këtij Kodi, për
shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve mund shqyrtohen
njëherësh me ankimet e paraqitura sipas pikës 1 të
këtij neni. Paraqitja e kërkesës për pavlefshmëri
shqyrtohet njëherësh me çdo ankim tjetër të
paraqitur nga subjekti.
Neni 146/1
Llogaritja e afateve
1. Afatet që në këtë Kre janë përcaktuar
me orë llogariten duke përjashtuar orën në të
cilën lind e drejta e ankimit ose detyrimi administrativ. Në
të gjitha rastet kur afatet në këtë Kod llogariten
me orë, organi administrativ i ngarkuar nga ky Kod është
i detyruar të shënojë në aktin administrativ orën
e shpalljes së aktit. Në rast të kundërt, afati
llogaritet duke filluar nga ora 800 e ditës pasardhëse.
2. Afatet që në këtë Kre janë përcaktuar
me ditë llogariten duke përjashtuar ditën në të
cilën lind e drejta e ankimit ose detyrimi administrativ.
3. Në rast se plotësimi i afateve, sipas pikës 2 të
këtij neni, bie jashtë orarit zyrtar të punës, atëherë
ecja e afatit pezullohet në orën e mbarimit të orarit
zyrtar dhe rifillon në orën e fillimit të orarit zyrtar
në ditën pasardhëse.
4. Në rast se plotësimi i afateve, sipas pikave 3 dhe 4 të
këtij neni, bie në ditët e pushimeve ose festave zyrtare,
afati fillon në ditën më të parë pasardhëse
të punës.
5. Për afatet e ankimit, sipas këtij kreu, nuk mund të
ketë rivendosje në afat.
6. Për efekt të këtij neni, orar zyrtar i punës
llogaritet koha nga ora 800 deri në orën 1600 dhe ditë
pushimi janë dita e shtunë dhe dita e diel.
Neni 147
Forma dhe përmbajtja e ankimit kundër vendimeve të KZZ-së
ose KZQV-së
1. Ankimi zgjedhor kundër vendimeve të KZZ-së ose, sipas
rastit, të KZQV-së, paraqitet në formën e kërkesës
ankimore dhe duhet të përmbajë elementet e mëposhtme:
a) emrin e plotë të subjektit zgjedhor ankues dhe adresën
e tij;
b) referimin te vendimi që ankimohet;
c) bazën ligjore;
ç) përshkrimin e shkurtër të shkeljes së
pretenduar;
d) përshkrimin e fakteve, argumenteve dhe dispozitave ligjore tek
të cilat ai mbështet ankimin;
dh) tregimin e provave të cilat kërkon të marrë
gjatë procesit të shqyrtimit të ankimit, si dhe burimin
e tyre; dhe
e) datën dhe firmën e ankuesit.
Kërkesa për shpalljen e pavlefshmërisë së
zgjedhjeve përmban, për aq sa është e mundur, elementët
e parashikuar në këtë pikë.
2. Mbi bazën e kërkesave të pikës 1 të këtij
neni, KQZ-ja përgatit dhe vë në dispozicion formularin
tip të kërkesës ankimore, në bazë të të
cilit hartohet ankimi zgjedhor.
3. Subjekti zgjedhor ankues duhet të depozitojë së bashku
me ankimin edhe vendimin e plotë, ndaj të cilit ushtron ankimin,
me përjashtim të rastit kur KZZ-ja ose KZQV-ja nuk merr vendim.
2. Mbi bazën e kërkesave të pikës 1 të këtij
neni, KQZ-ja përgatit dhe vë në dispozicion formularin
tip të kërkesës ankimore, në bazë të të
cilit hartohet ankimi zgjedhor.
3. Subjekti zgjedhor ankues duhet të depozitojë së bashku
me ankimin edhe vendimin e plotë ndaj të cilit ushtron ankimin.
Neni 148
Regjistrimi i kërkesave ankimore nga KQZ-ja
1. Kërkesat ankimore dhe kërkesat për shpalljen e pavlefshme
të zgjedhjeve depozitohen në selinë e KQZ-së. KQZ-ja
regjistron kërkesat në një regjistër të posaçëm,
i cili shërben vetëm për regjistrimin e kërkesave
ankimore dhe të kërkesave për shpalljen e pavlefshme
të zgjedhjeve. Regjistri i ankimeve është vetëm
për zgjedhjet e radhës. Hapja e regjistrit të kërkesave
ankimore bëhet jo më vonë se 24 orë nga shpallja
e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të radhës.
Në këtë regjistër shënohen edhe kërkesat
ankimore për zgjedhjet e pjesshme që zhvillohen midis dy zgjedhjeve
të përgjithshme.
2. Regjistri i Ankimeve Zgjedhore përmban:
a) numrin rendor të kërkesës ankimore;
b) datën dhe orën e paraqitjes së ankimit;
c) subjektin ankimues;
ç) objektin e ankimit;
d) numrin dhe llojin e dokumenteve që i bashkëngjiten kërkesës
ankimore.
3. Pas bërjes së shënimeve në regjistër, subjekti
që ankohet merr nga KQZ-ja një vërtetim, i cili provon
dorëzimin dhe marrjen e kërkesës ankimore.
4. KQZ-ja nuk mund të refuzojë për asnjë shkak regjistrimin
e kërkesave ankimore.
Neni 149
Verifikimi i plotësimit të formës dhe përmbajtjes
së kërkesës ankimore
1. Për çdo kërkesë ankimore të regjistruar
KQZ-ja cakton me short si relator njërin nga anëtarët
e saj. Relatori bën verifikimin e ekzistencës së elementeve
të formës, sipas nenit 147 dhe të elementeve të
përcaktuara në nenin 150 të këtij Kodi. Rezultati
i verifikimit relatohet në mbledhjen e KQZ-së jo më vonë
se 24 orë nga çasti i regjistrimit të kërkesës
ankimore.
2. Rregullat për hedhjen e shortit për caktimin e relatorit,
sipas pikës 1 të këtij neni, caktohen me vendim të
KQZ-së.
3. KQZ-ja bën verifikimin paraprak të kërkesës ankimore
dhe vendos:
a) kalimin e kërkesës për shqyrtim;
b) mospranimin e kërkesës për shkak të mungesës
së elementeve të përcaktuara në nenin 150 të
këtij Kodi; ose
c) kthimin e kërkesës për plotësim të elementeve
të formës, të përcaktuara në nenin 147 të
këtij Kodi.
4. Në rastin e parashikuar në shkronjën “c”
të pikës 3 të këtij neni, ankuesi bën plotësimin
e kërkesës dhe e ridepoziton atë brenda 24 orëve
nga çasti i shpalljes së këtij vendimi. Kërkesa
ankimore mund të kthehet për plotësim vetëm një
herë. Verifikimi i dytë i kërkesës ankimore kryhet
brenda 24 orëve nga ridepozitimi i saj.
Neni 150
Objekti i verifikimit paraprak
KQZ-ja merr vendim për pranimin ose mospranimin e kërkesës
ankimore pasi verifikon elementet e mëposhtme:
a) kompetencën e KQZ-së për shqyrtimin e ankimit;
b) legjitimimin e ankuesit; dhe
c) respektimin e afateve ligjore për ankimin.
Neni 151
Përmbajtja e vendimit të pranimit për shqyrtim të
kërkesës ankimore
1. Në vendimin e pranimit për shqyrtim të kërkesës
ankimore, KQZ-ja duhet të përcaktojë datën dhe orën
për shqyrtimin e çështjes në seancë publike.
Vendimi afishohet për publikun në hyrjen e selisë së
KQZ-së jo më vonë se dy orë pas marrjes së
tij.
2. Seanca e shqyrtimit zhvillohet jo më parë se 24 orë
dhe jo më vonë se 48 orë nga data e shpalljes së
vendimit të pranimit
Neni 152
Bashkimi i kërkesave ankimore
1. KQZ-ja, përpara ose gjatë shqyrtimit të një
kërkese ankimore, ka të drejtë të vendosë shqyrtimin
bashkërisht të saj me një ose më shumë kërkesa
të tjera ankimore, të paraqitura nga subjekte të ndryshme
kundër të njëjtit vendim të KZZ-së ose KZQV-së.
Bashkimi i kërkesave ankimore bëhet edhe në rastet kur
dy ose më shumë subjekte kërkojnë pavlefshmërinë
e zgjedhjeve në të njëjtën njësi zgjedhore.
KQZ-ja vendos bashkimin e kërkesave ankimore kur çmon se
shqyrtimi i përbashkët i tyre lehtëson zhvillimin e gjykimit,
ose kur shqyrtimi i veçantë i secilës prej kërkesave
ankimore mund të paragjykonte objektin e ankimeve të tjera.
2. Kur për të njëjtën njësi zgjedhore janë
paraqitur në KQZ kërkesa ankimore dhe kur të paktën
njëra prej tyre ka për objekt pavlefshmërinë e zgjedhjeve,
KQZ-ja merr në shqyrtim fillimisht kërkesën ankimore
me objekt pavlefshmërinë e zgjedhjeve.
3. Vendimi i KQZ-së për bashkimin e kërkesave ankimore
është i formës së prerë.
4. Vendimi i KQZ-së për bashkimin e kërkesave ankimore
shpallet për publikun në hyrjen e selisë së KQZ-së
jo më vonë se dy orë pas marrjes së tij.
Neni 153
Palët në shqyrtimin administrativ
1. Në shqyrtimin e ankimit nga KQZ-ja kanë të drejtë
të marrin pjesë, duke paraqitur kërkesa, duke ngritur
pretendime dhe duke bërë prapësime të pretendimeve
të ngritura, si dhe duke paraqitur prova vetëm:
a) ankuesi;
b) pala e interesuar. Palë e interesuar është çdo
subjekt zgjedhor, të drejtat dhe interesat e ligjshme të të
cilit, qofshin këta individualë ose të përbashkët,
preken a kanë të ngjarë të preken nga vendimi që
mund të jepet në përfundim të procedurës administrative.
2. Pala e interesuar depoziton kërkesën e saj për të
marrë pjesë në shqyrtimin e një ankimi, jo më
vonë se ora e caktuar për zhvillimin e seancës. Depozitimi
jashtë këtij afati passjell mospranimin e kërkesës.
3. Pranimi i palës së interesuar në procedurën administrative
bëhet me vendim të KQZ-së në fillim të seancës
përkatëse dhe pas verifikimit të pjesëmarrjes së
palëve të tjera.
4. Palët kanë të drejtë të përfaqësohen
gjatë procedurës administrative nga përfaqësues
të autorizuar prej tyre ose me deklarim në seancë. Subjekte
zgjedhore të përfaqësuara në KQZ, si rregull, përfaqësohen
nga përfaqësuesit e akredituar të tyre në KQZ. Kandidatët
e pavarur përfaqësohen nga persona të pajisur me prokurë.
Neni 154
Shqyrtimi administrativ
1. Shqyrtimi administrativ për kërkesën ankimore zgjedhore
zhvillohet nga KQZ-ja në seancë plenare.
2. Kryetari i KQZ-së drejton seancën plenare.
3. Afatet për kryerjen e veprimeve hetimore administrative caktohen
nga KQZ-ja në konsultim me palët.
4. Shqyrtimi i kërkesës ankimore përpara KQZ-së
bëhet verbalisht, por palët mund të parashtrojnë
me shkrim shpjegimet dhe pretendimet e tyre rreth çështjes.
5. Gjatë shqyrtimit të kërkesës ankimore mbahet
procesverbal nga një punonjës i caktuar nga KQZ-ja dhe për
sa është e mundur seanca plenare regjistrohet me zë dhe/ose
figurë. Në procesverbal shënohen në mënyrë
të përmbledhur shpjegimet e palëve dhe pasqyrohen në
mënyrë të plotë provat që merren, si dhe urdhrat
dhe vendimet e ndërmjetme të KQZ-së.
Neni 155
Çelja e seancës për shqyrtimin e kërkesës
ankimore
1. Në ditën dhe në orën e caktuar palët njoftojnë
sekretarinë e ngritur posaçërisht nga KQZ-ja për
praninë e tyre.
2. Përpara fillimit të seancës, administrata e KQZ-së
thërret palët ose përfaqësuesit e tyre dhe i fton
të zënë vendet e caktuara.
3. Pasi deklarohet çelja e seancës së shqyrtimit, verifikohet
legjitimimi procedural i palëve, sipas nenit 153 të këtij
Kodi.
4. Në qoftë se në ditën dhe në orën e
caktuar njëra ose disa prej palëve nuk paraqiten, seanca zhvillohet
pavarësisht pjesëmarrjes së tyre.
5. Përpara se palët të paraqesin pretendimet e tyre,
KQZ-ja:
a) pranon ose refuzon deklarimet individuale të anëtarëve
të KQZ-së për ekzistencën e konfliktit të interesit,
sipas nenit 23 pika 5 këtij Kodi;
b) vendos lidhur me kërkesat e palëve për përjashtimin
e anëtarëve të KQZ-së për ekzistencën
e konfliktit të interesit, në përputhje me nenin 23 pika
5 të këtij Kodi;
c) vendos lidhur me kërkesat e palëve për mosshqyrtimin
e çështjes për mungesë kompetence të KQZ-së,
ose kalim të afatit për ankim.
6. Pasi merr vendim për kërkesat paraprake të palëve
dhe në rast se ato nuk sjellin pushimin e shqyrtimit administrativ,
KQZ-ja shqyrton dhe zgjidh çështjen në themel.
Neni 156
Paraqitja e pretendimeve dhe kërkimi i provave
1. Në përfundim të veprimeve të përcaktuara
në nenin 155 të këtij Kodi, KQZ-ja fton palët të
paraqesin pretendimet e tyre dhe:
a) të japin shpjegime rreth kërkesave të parashtruara
në ankim;
b) të tregojnë faktet dhe provat mbi të cilat mbështesin
pretendimet e tyre. Llojet e provave përcaktohen në Kodin
e Procedurës Civile;
c) të kërkojnë marrjen e provave për të vërtetuar
faktet, në rast se nuk ka qenë e mundur që këto
prova të siguroheshin paraprakisht prej tyre, duke paraqitur njëkohësisht
edhe arsyet përse nuk ka qenë i mundur sigurimi i tyre.
2.Pas paraqitjes së pretendimeve të palëve, KQZ-ja, me
kërkesë të secilës prej tyre ose kryesisht, mund
të vendosë marrjen e provave të tjera kur çmon
se marrja e tyre është në dobi të gjykimit.
3. KQZ-ja mund të refuzojë kërkesën për marrjen
e provave, sipas shkronjës “c” të pikës 1
dhe pikës 2 të këtij neni, vetëm nëse vlerëson
se prova nuk shërben për të vërtetuar faktet e pretenduara.
Arsyetimi i KQZ-së për refuzimin e marrjes së provës
jepet i detajuar në vendimin përfundimtar.
4. Paraqitja e pretendimeve të palëve fillon me ankuesin dhe
vijon me palët e interesuara, sipas radhës së caktuar
nga Kryetari i KQZ-së. Kjo radhë ruhet gjatë gjithë
procedimit.
5. Pavarësisht nga përcaktimet e bëra në këtë
nen, kur KQZ-ja çmon se një fakt, rrethanë ose ngjarje
ka ndodhur, ajo merret si provë pavarësisht nëse nuk
është pasqyruar në ndonjë dokument zgjedhor.
Neni 157
Detyrimi i organeve të tjera për të vënë në
dispozicion prova
1. KQZ-ja u kërkon organeve të administratës publike
të vënë në dispozicion informacione, dokumente ose
çdo provë tjetër që kërkohet ose çmohet
e nevojshme për hetimin administrativ.
2. Organet e administratës publike janë të detyruara
të vënë në dispozicion provat, sipas pikës
1 të këtij neni, me marrjen e kërkesës së KQZ-së
dhe brenda afatit të përcaktuar në të.
3. Në qoftë se organi i administratës publike, pa shkaqe
të ligjshme, refuzon plotësimin e kërkesës ose nuk
e plotëson atë në afat, KQZ-ja, në përputhje
me nenin 179 të këtij Kodi, gjobit ose, sipas rastit, kallëzon
për ndjekje penale personat përgjegjës të përcaktuar
në nenin 6 të këtij Kodi.
Neni 158
Këqyrja e materialit zgjedhor
1. Për nevojat e hetimit administrativ, KQZ-ja me kërkesë
të palëve ose kryesisht, ka të drejtë të këqyrë
dokumentacionin dhe materialin zgjedhor që ndodhet në kutinë
e materialeve zgjedhore dhe/ose kutitë e votimit, si dhe çdo
dokumentacion apo material tjetër zgjedhor. Kur materiali zgjedhor
ndodhet brenda kutive me vula sigurie, hapja dhe rimbyllja e tyre bëhet
sipas procedurave që parashikon ky Kod për hapjen dhe mbylljen
e kutive, duke treguar dhe shënuar kodet me të cilat kutitë
përkatëse janë mbyllur nga KZZ-ja ose KZQV-ja, si dhe
numrat me të cilat ato mbyllen rishtazi.
2. Këqyrja e materialit zgjedhor bëhet në prani të
palëve dhe publikut. Pas këqyrjes së materialit dhe/ose
dokumentacionit zgjedhor palët kanë të drejtë të
paraqesin vlerësimet dhe pretendimet e tyre. Provat e gjetura paraqiten
në procesverbalin e mbledhjes së KQZ-së.
3. KQZ-ja me kërkesë të palëve ose kryesisht, kur
çmon se për dhënien e vendimit është i nevojshëm
rinumërimi dhe/ose rivlerësimi i votave të caktuara,
kryen në praninë e palëve rinumërimin dhe/ose rivlerësimin
e votave dhe pasqyron përfundimin në procesverbalin e mbledhjes
së KQZ-së dhe vendimin përkatës të saj.
4. Në rastin e kutive të votimit të konstatuara si KUTI
TË PARREGULLTA nga KZZ-ja ose KZQV-ja, dhe për të cilat
KQZ-ja, kryesisht ose me kërkesë të subjektit zgjedhor
shprehet me vendim se janë kuti të rregullta, KQZ-ja kryen
numërimin fillestar të votave në këto kuti.
5. Vendimet e KQZ-së sipas pikës 3 dhe 4 mund të ankimohen
së bashku me vendimin e KQZ-së sipas nenit 161/3 të këtij
Kodi.
Neni 159
Faktet e njohura botërisht dhe ekspertimet
1. Për faktet, të cilat janë të njohura botërisht,
si dhe për ato fakte të cilat janë të ditura për
KQZ-në, për shkak të funksioneve të saj, nuk nevojitet
verifikim. Gjatë hetimit administrativ të çështjes,
KQZ-ja konfirmon në seancë njohjen dhe marrjen parasysh të
tyre në shqyrtimin e çështjes.
2. Kur për konstatimin ose sqarimin e fakteve, që kanë
lidhje me shqyrtimin e kërkesave ankimore kërkohen njohuri
të posaçme në fusha të shkencës ose teknikës,
KQZ-ja mund të thërrasë një ose më shumë
ekspertë
Neni 160
Prapësimet mbi provat
1. Palët në shqyrtimin administrativ kanë të drejtë
të paraqesin prapësimet e tyre për të kundërshtuar:
a) mënyrën e marrjes së provave të paraqitura nga
palët e tjera;
b) faktet që tregojnë këto prova; ose
c) vërtetësinë dhe besueshmërinë e fakteve
që tregojnë këto prova.
2. Në mbështetje të këtyre prapësimeve, palët
kanë të drejtë të paraqesin edhe prova të tjera,
përveç atyre të kërkuara, sipas nenit 156 të
këtij Kodi
Neni 161
Mbyllja e hetimit administrativ
1. Pas përfundimit të hetimit administrativ, KQZ-ja pyet
palët nëse kanë kërkesa ose prova të tjera
në dobi të shqyrtimit të çështjes dhe në
rast se ato nuk pranohen, KQZ-ja i jep fund hetimit administrativ dhe
i fton palët të parashtrojnë pretendimet përfundimtare.
2. KQZ-ja vendos, rast pas rasti, nëse palët do t’i
parashtrojnë pretendimet përfundimtare me shkrim ose me gojë
Neni 161/1
Tërheqja e pretendimeve ose heqja dorë prej tyre
1. Ankuesi ka të drejtë të heqë dorë nga ankimi
në çdo fazë të shqyrtimit të tij. Në
këtë rast KQZ-ja vendos pushimin e çështjes. Pas
kësaj ankuesi nuk mund të paraqesë përsëri
ankimin për të cilin është vendosur pushimi i çështjes.
2. KQZ-ja, në përjashtim nga rasti i pikës 1 të
këtij neni, kur çmon se ka një inetres publik për
vijimin e shqyrtimit të ankimit, mund të vijojë shqyrtimin
e tij edhe pse ankuesi ka hequr dorë nga ankimi.
Neni 161/2
Lloji i vendimeve që merr KQZ-ja pas shqyrtimit të ankimeve
dhe afatet
1. Në përfundim të shqyrtimit të ankimit KQZ-ja
vendos sipas rastit:
a. pushimin e shqyrtimit;
b. lënien në fuqi të vendimit të KZZ-së ose
KZQV-së;
c. ndryshimin e vendimit të KZZ-së ose KZQV-së;
ç. Shpall zgjedhje të pavlefshme në një ose disa
QV të njësisë zgjedhore, ose në të gjithë
njësinë zgjedhore.
2. KQZ-ja merr vendim sipas njërit nga rastet e parashikuara në
pikën 1 të këtij neni pavarësisht nga ajo çfarë
ankuesi ka kërkuar në ankimin e tij.
3. KQZ-ja merr vendim përfundimtar, në lidhje me ankimin ndaj
vendimit të KZZ-së ose KZQV-së për shpalljen e rezultatit,
jo më vonë se 10 ditë nga data kur është regjistruar
ankimi përkatës. Në çdo rast tjetër, KQZ-ja
merr vendim jo më vonë se dy ditë nga paraqitja e ankimit.
4. Në rastin e bashkimit të kërkesave ankimore afatet
llogariten nga data e regjistrimit të kërkesës së
fundit ankimore.
Neni 161/3
Vendimet me shumicë të cilësuar në KQZ
1. Në rast se kërkesa për pavlefshmërinë e
zgjedhjeve, sipas nenit 117 të këtij Kodi, nuk merr të
paktën 6 vota pro të anëtarëve të KQZ-së,
kërkesa quhet e rrëzuar dhe kërkuesit i lind e drejta
e ankimit në Kolegjin Zgjedhor, sipas Kreut II të Pjesës
së Dymbëdhjetë të këtij Kodi.
2. Në rast se kërkesa ankimore kundër vendimit të
KZZ-së ose KZQV-së për rezultatin e zgjedhjeve nuk merr
të paktën 6 vota pro të anëtarëve të KQZ-së,
atëherë kërkesa ankimore quhet e rrëzuar dhe ankuesit
i lind e drejta e ankimit në Kolegjin Zgjedhor, sipas Kreut II
të Pjesës së Dymbëdhjetë të këtij
Kodi.
3. Në rast se vendimi i KQZ-së për shpalljen e rezultatit
të votimit për listat shumemërore për Kuvendin nuk
merr të paktën 6 vota pro të anëtarëve të
KQZ-së, Kryetari i KQZ-së, secili nga anëtarët e
saj ose subjekti zgjedhor i interesuar i kërkon brenda 24 orëve
Kolegjit Zgjedhor të marrë vendim për të.
Neni 161/4
Përmbajtja e vendimeve të KQZ-së
1. Vendimi i KQZ-së është gjithmonë i formës
së shkruar.
2. Vendimet e KQZ-së për ankimet zgjedhore përmbajnë:
a) palët pjesëmarrëse në shqyrtimin administrativ;
b) kërkimet e secilës palë;
c) tregimin e çdo prove të marrë në shqyrtim;
ç) shpjegimin e rrethanave dhe fakteve që kanë rezultuar
nga këto prova;
d) analizën ligjore të çështjes; dhe
dh) pjesën urdhëruese.
3. Vendimi i KQZ-së përmban numrin, datën, përkatësisht
orën e shpalljes së tij, si dhe nënshkrimet e anëtarëve
të KQZ-së, së bashku me deklarimin e votës.
4. Vendimi shoqërohet me mendimin e pakicës ose mendimin alternativ
të nënshkruar nga anëtarët që e mbështesin
atë.
5. Vendimi përmban edhe sqarimin për të drejtën
e palëve për ta ankimuar në rrugë gjyqësore
dhe afatet e ankimit.
6. KQZ-ja në asnjë rast nuk nxjerr vendime që nuk përmbajnë
të gjitha elementet e përmendura në këtë nen.
KREU II : ANKIMI NË RRUGË GJYQËSORE I VENDIMEVE
TË KQZ-SË
Neni 162
E drejta e ankimit në gjykatë
1. Subjektet zgjedhore kanë të drejtë të bëjnë
ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit
Tiranë kundër vendimeve të KQZ-së, kur ato cenojnë
interesat e tyre të ligjshëm brenda afatit të përcaktuar
në nenin 168 të këtij Kodi. Të drejtën e ankimit,
sipas këtij neni, e kanë edhe individët ose partitë
politike, të cilëve u është refuzuar kërkesa
për regjistrim si subjekt zgjedhor.
2. Subjektet zgjedhore kanë të drejtë të bëjnë
ankim në Kolegjin Zgjedhor për mosmarrje të vendimit
brenda afatit ligjor nga KQZ-ja. Në këtë rast Kolegji
Zgjedhor nuk e gjykon çështjen në themel dhe kur pranon
kërkesën, vendos detyrimin e KQZ-së për të
marrë vendim. Përjashtim nga ky rregull bëjnë vendimet
e KQZ-së për rrëzimin e kërkesës të marra
në përputhje me nenin 161/3.
3. Të drejtën e ankimit, sipas këtij neni, e kanë
edhe subjektet e përmendura në nenin 18, të cilëve
u është refuzuar kërkesa për akreditimin e vëzhguesve.
Në rastet kur akreditimi i vëzhguesve u delegohet KZZ-ve ose
KZQV-ve, atëherë e drejta e ankimit, sipas kësaj pike,
fillon me ankimin administrativ, në përputhje me nenin 146
të këtij Kodi.
Neni 163
Përbërja e Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së
Apelit Tiranë
1. Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit Tiranë përbëhet
nga tetë gjyqtarë të përzgjedhur me short nga Këshilli
i Lartë i Drejtësisë.
2. Në shortin e hedhur nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë
për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve që përbëjnë
Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë,
përfshihen emrat e të gjithë gjyqtarëve të
të gjitha gjykatave të apelit të Republikës së
Shqipërisë, me përjashtim të atyre të përcaktuar
në nenin 165.
3. Shorti për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve të
Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë hidhet
jo më vonë se pesë ditë pas dekretimit të datës
së zgjedhjeve. Jo më vonë se 24 orë pas daljes së
dekretit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë shpall publikisht
dhe boton në të paktën tri gazeta me tirazhin më
të madh datën, orën dhe vendin ku do të hidhet shorti
dhe u dërgon dy partive parlamentare të maxhorancës dhe
dy partive parlamentare të opozitës, që kanë përkatësisht
numrin më të madh të mandateve në Kuvend, listën
e gjyqtarëve që do të përfshihen në short.
Shorti hidhet në praninë e publikut, përfaqësuesve
të partive politike, koalicioneve dhe të medias. Shorti zhvillohet
duke tërhequr emrat e tetë gjyqtarëve nga kutia e shortit.
Para fillimit të tij, të pranishmëve u jepet mundësia
të këqyrin kutinë e shortit dhe emrat e gjyqtarëve
të futur në të. Pas këqyrjes, nxirren tetë
emra nga kutia. Secili prej përfaqësuesve të dy partive
parlamentare të maxhorancës dhe dy partive parlamentare të
opozitës, që kanë përkatësisht numrin më
të madh të mandateve në Kuvend, ka të drejtën
të përjashtojë një prej tetë emrave të
nxjerrë nga kutia e shortit. Asnjë prej partive të tjera
nuk ka të drejtën e kundërshtimit. Procedura për
përjashtimin e emrave është e fshehtë. Kërkesa
për përjashtim përmban vetëm emrin e gjyqtarit,
pa përmendur shkaqet e përjashtimit. Këshilli i Lartë
i Drejtësisë, pasi konstaton rastin e përjashtimit, brenda
një ore nga shorti i parë, organizon një hedhje të
dytë shorti për të zëvendësuar emrat e përjashtuar
nga përfaqësuesit e partive politike. Tetë emrat që
mbeten përbëjnë Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës
së Apelit Tiranë dhe delegohen në detyrë nga Këshilli
i Lartë i Drejtësisë menjëherë pas hedhjes
së shortit.
4. Brenda 24 orëve nga përzgjedhja e tyre me short, të
tetë gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së
Apelit Tiranë bëjnë betimin në një ceremoni
publike, në prani të Këshillit të Lartë të
Drejtësisë dhe nën drejtimin e Presidentit të Republikës.
Betimi ka përmbajtjen që vijon: "Betohem solemnisht se
do të respektoj, mbroj dhe do t’i bindem Kushtetutës
dhe ligjeve të këtij vendi, se do të respektoj të
drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe do të përmbush
detyrat e mia. Betohem se do të kryej detyrën time me të
gjitha mundësitë e mia dhe në mënyrë të
paanshme, të drejtë dhe pa favorizuar ndonjë person ose
parti."
5. Shorti i parë për ngritjen e Kolegjit Zgjedhor të
Gjykatës së Apelit Tiranë hidhet sipas procedurave të
parashikuara nga ky nen me shpalljen e datës së zgjedhjeve
për organet e qeverisjes vendore të vitit 2003. Kohëzgjatja
në detyrë e Kolegjit Zgjedhor të dalë nga ky short,
vazhdon deri me dekretimin e datës së zgjedhjeve të radhës
për në Kuvend, për të cilat hidhet një short
i ri.
6. Gjykata e Apelit Tiranë vë në dispozicion të
Kolegjit Zgjedhor mjedise të mjaftueshme pune, pajisje dhe personel,
në mënyrë që të sigurojë kryerjen në
kohë dhe në mënyrë profesionale të detyrave
të veta.
Neni 164
Kohëzgjatja dhe mbledhjet e Kolegjit Zgjedhor
1. Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit Tiranë i ushtron
funksionet e veta gjatë gjithë kohëzgjatjes së legjislaturës
së Kuvendit të dalë nga zgjedhjet për të cilat
është hedhur shorti.
2. Konstituimi i Kolegjit bëhet menjëherë pas betimit.
Kolegji qëndron i mbledhur deri në përfundim të
gjykimit të ankimeve ose të kalimit të afateve të
ankimit, lidhur me procesin zgjedhor të radhës.
3. Kolegji rithirret në detyrë nga Zëvendëskryetari
i Këshillit të Lartë të Drejtësisë jo
më vonë se 48 orë pas dekretimit të zgjedhjeve të
pjesshme për Kuvendin ose të zgjedhjeve të pjesshme apo
të përgjithshme për organet e qeverisjes vendore, si
dhe për referendumet. Kolegji qëndron i mbledhur deri në
përfundim të gjykimit të ankimeve ose të kalimit
të afateve të ankimit për këto zgjedhje.
4. Me kërkesë të Kryetarit të Gjykatës së
Apelit Tiranë, Kolegji rithirret në detyrë sa herë
që pranë kësaj gjykate depozitohen ankime ndaj vendimeve
të KQZ-së, jashtë afateve të përmendura në
pikat 2 dhe 3 të këtij neni.
Neni 165
Kriteret për mospërfshirjen e gjyqtarëve në short
Nuk përfshihen në shortin e hedhur, sipas nenit 163:
a) gjyqtarët e emëruar në detyrë në bazë
të pikës 1 të nenit 20 të ligjit nr.8436, datë
28.12.1998 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në
Republikën e Shqipërisë”;
b) gjyqtarët, ndaj të cilëve është vendosur
fillimi i çështjes penale;
c) gjyqtarët, ndaj të cilëve është në
fuqi një masë disiplinore;
ç) gjyqtarët, ndaj të cilëve është filluar
procedim disiplinor.
Neni 166
Pavlefshmëria e delegimit
1. Delegimi i gjyqtarëve në Kolegjin Zgjedhor është
i pavlefshëm në rast se pjesëmarrja e tyre në short
është bërë në kundërshtim me kushtet e
parashikuara në nenin 165.
2. Pavlefshmëria e delegimit është shkak për përjashtimin
e gjyqtarit nga gjykimi i mosmarrëveshjeve zgjedhore.
Neni 167
Mbrojtja e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor
1. Gjyqtari i Kolegjit Zgjedhor nuk mund t’i nënshtrohet
procedimit disiplinor gjatë gjithë periudhës për
të cilën është krijuar Kolegji.
Gjatë kësaj kohe, gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor të
Gjykatës së Apelit Tiranë nuk mund të lëvizen
nga detyra e gjyqtarit, për shkaqe që lidhen me pikën
5 të nenit 27 të ligjit nr. 8436, datë 28.12.1998 “Për
organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”,
si dhe për pamjaftueshmëri profesionale. Ndaj tyre nuk mund
të jepet vlerësimi “i paaftë”.
Neni 167/1
Përjashtimi i gjyqtarit nga gjykimi i çështjes
1. Palët në gjykimin përpara Kolegjit Zgjedhor kanë
të drejtë të kërkojnë përjashtimin nga
gjykimi i çështjes të ndonjërit prej gjyqtarëve
të Kolegjit Zgjedhor.
2. Përjashtimi bëhet nëse rezulton se gjyqtari ka ndonjë
interes për çështjen, ka qenë më parë
punëdhënës, punëmarrës, këshilltar, përfaqësues
ose avokat i ndonjërës prej palëve, ka lidhje gjinie
ose marrëdhënie krushqie të afërt me ndonjë
nga palët, ose rezulton se ai nuk mund ta kryejë detyrën
në mënyrë të paanshme, të drejtë dhe pa
favorizuar asnjë prej palëve.
3. Përjashtimi i gjyqtarit nga gjykimi i çështjes bëhet
nga Kolegji Zgjedhor. Të gjithë gjyqtarët e Kolegjit
Zgjedhor vendosin së bashku mbi vlefshmërinë e kundërshtimit
ndaj ndonjërit prej gjyqtarëve.
4. Kërkesën për përjashtim paditësi e paraqet
së bashku me kërkesëpadinë, sipas nenit 169 të
këtij Kodi, kurse palët e interesuara e paraqesin brenda dy
ditëve nga marrja e njoftimit, sipas nenit 170 të këtij
Kodi.
5. Kërkesa për përjashtim përmban arsyen specifike
pse nuk është e përshtatshme që një gjyqtar
i caktuar i Kolegjit Zgjedhor të gjykojë kërkesëpadinë.
6. Kërkesat për përjashtim të gjyqtarit, të
paraqitura jashtë afateve dhe procedurave të këtij neni,
nuk merren në shqyrtim.
Neni 168
Afati i ankimit në gjykatë
1. Ankimet, sipas këtij Kodi, paraqiten në Gjykatën
e Apelit Tiranë, e cila ia kalon ato Kolegjit Zgjedhor.
2. Ankimi për të gjitha vendimet që KQZ-ja merr në
periudhën, e cila fillon 48 orë pas dekretimit të zgjedhjeve
të pjesshme ose të përgjithshme deri në përfundim
të shqyrtimit administrativ të ankimeve zgjedhore ose të
kalimit të afateve të ankimit për zgjedhje, bëhet
brenda 5 ditëve nga shpallja e tyre. Për vendimet që
KQZ-ja merr jashtë kësaj periudhe afati i ankimit në
Kolegjin Zgjedhor është 30 ditë.
Neni 169
Forma dhe përmbajtja e ankimit
1. Ankimi paraqitet në formën e kërkesëpadisë
dhe duhet të përmbajë:
a) të dhënat për identitetin e paditësit;
b) tregimin e palës së paditur;
c) tregimin e palëve të interesuara. Palë të interesuara
janë palët pjesëmarrëse në shqyrtimin administrativ
pranë KQZ-së;
ç) objektin e kërkimit;
d) bazën ligjore;
dh) përshkrimin e shkeljes së pretenduar dhe pikat e vendimit
të KQZ-së, të cilat ankuesi kundërshton; dhe
e) faktet, argumentet dhe dispozitat ligjore ku mbështetet ankimi.
2. Kërkesëpadia depozitohet në aq kopje sa është
numri i palëve në proces, si dhe shoqërohet me kopjen
e vendimit të KQZ-së dhe, sipas rastit, me kërkesën
për përjashtimin e gjyqtarit.
3. Kërkesëpadia regjistrohet me paraqitjen e saj.
Neni 170
Veprimet paraprake lidhur me kërkesëpadinë
1. Pas regjistrimit të kërkesëpadisë, Kryetari
i Gjykatës së Apelit Tiranë i kalon Kolegjit Zgjedhor
çështjen për shqyrtim.
2. Kolegji Zgjedhor njihet me kërkesëpadinë jo më
vonë se 24 orë nga dërgimi i saj, sipas pikës 1
të këtij neni dhe:
a) merr vendim për kërkesën e paditësit për
përjashtimin e gjyqtarit;
b) hedh shortin për përbërjen e trupit gjykues dhe relatorin
e çështjes; dhe
c) cakton datën dhe orën e fillimit të shqyrtimit gjyqësor.
3. Relatori menjëherë pas caktimit kryen veprimet paraprake
të mëposhtme:
a) njofton palët për datën dhe orën e gjykimit të
çështjes dhe përbërjen e trupit gjykues;
b) sipas rastit i kërkon paditësit plotësimin e kërkesëpadisë,
jo më vonë se 24 orë para datës së caktuar
për shqyrtim gjyqësor;
c) u dërgon palëve të interesuara kopje të kërkesëpadisë
dhe i informon ato për të drejtën ligjore për të
kërkuar përjashtimin e gjyqtarit të trupit gjykues, sipas
nenit 167/1 të këtij Kodi. Palët e interesuara kërkesën
për përjashtimin e gjyqtarit duhet ta paraqesin brenda 48
orëve nga marrja e njoftimit, sipas shkronjës “a”
të kësaj pike. Kërkesat, sipas kësaj shkronje, shqyrtohen
nga Kolegji Zgjedhor brenda 24 orëve nga depozitimi i kërkesës;
ç) në rast se KQZ-ja nuk ka lëshuar vendimin, sipas
nenit 160 të këtij Kodi, i kërkon asaj të depozitojë
vendimin në gjykatë jo më vonë se 24 orë para
datës së caktuar për shqyrtimin gjyqësor.
Neni 171
Procedura e shqyrtimit të kërkesëpadisë
1. Në shqyrtimin gjyqësor të kërkesëpadive
për të gjitha veprimet procedurale që nuk rregullohen
nga ky Kod, Kolegji Zgjedhor zbaton dispozitat e Kodit të Procedurës
Civile për gjykimin e çështjeve në shkallë
të parë.
2. Kolegji Zgjedhor gjykon me trup gjykues të përbërë
nga 5 gjyqtarë. Relatori i çështjes kryeson trupin
gjykues.
Neni 172
Të drejtat e palëve në proces
1. Palët në procesin e shqyrtimit gjyqësor të kërkesëpadisë
kanë të gjitha të drejtat procedurale, që parashikohen
në Kodin e Procedurës Civile, përveç rastit kur
parashikohet ndryshe në këtë Kod.
2. Provat e administruara nga KQZ-ja gjatë shqyrtimit administrativ
sillen prej saj në gjykim, pavarësisht nga kërkesat e
palëve për to.
3. Mungesa e njërës palë gjatë procesit nuk përbën
pengesë për vazhdimin e gjykimit nga ana e Kolegjit Zgjedhor,
përveç rastit kur Kolegji vendos ndryshe.
Neni 173
Afati i gjykimit në Kolegjin Zgjedhor
1. Kolegji Zgjedhor gjykon dhe vendos për kërkesëpaditë
brenda 10 ditëve nga depozitimi i kërkesëpadisë.
2. Në rastet e parashikuara nga pika 4 e nenit 164 të këtij
Kodi, Kolegji Zgjedhor vendos brenda 30 ditëve nga depozitimi i
ankimit.
Neni 174
Llojet e vendimeve të Kolegjit Zgjedhor
1. Në varësi nga çështjet në shqyrtim, Kolegji
Zgjedhor vendos:
a) pushimin e gjykimit;
b) gjykimin e çështjes në themel; ose
c) detyrimin e KQZ-së për të marrë vendim.
2. Pushimi i gjykimit vendoset kur Kolegji Zgjedhor konstaton se ankimi
është paraqitur jashtë afateve të përcaktuara
këtë Kod ose për mungesë kompetence. Kur Kolegji
Zgjedhor vendos mungesën e kompetencës, ia dërgon çështjen
organit kompetent.
3. Me gjykimin e çështjes në themel Kolegji Zgjedhor
vendos pranimin e plotë apo të pjesshëm të padisë
ose rrëzimin e plotë apo të pjesshëm të saj,
si dhe në zbatim të pikës 3 të nenit 161/3 të
këtij Kodi, shpalljen e rezultatit të votimit për listat
shumemërore për Kuvendin.
4. Kolegji Zgjedhor vendos detyrimin e KQZ-së për të
marrë vendim në zbatim të paragrafit 2 të nenit
162 të këtij Kodi. Në këtë rast Kolegji Zgjedhor
cakton afat të prerë për marrjen e vendimit jo më
të gjatë se 10 ditë.
5. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor është i formës së
prerë. Ndaj tij nuk bëhet ankim.
Neni 174/1
Përmbajtja e vendimeve të Kolegjit Zgjedhor
1. Vendimet e Kolegjit Zgjedhor përmbajnë hyrjen, pjesën
përshkruese-arsyetuese dhe pjesën urdhëruese.
Në hyrjen e vendimit përmenden:
a) gjykata, trupi gjykues dhe sekretari;
b) koha dhe vendi i dhënies së vendimit;
c) palët, duke u shënuar identiteti dhe cilësia e tyre
si paditës, i paditur, palë e interesuar, si dhe përfaqësuesit
e tyre;
ç) objekti i padisë; dhe
d) kërkimet përfundimtare të palëve.
Në pjesën përshkruese-arsyetuese të vendimit përmenden:
a) rrethanat e çështjes, ashtu siç janë konstatuar
gjatë gjykimit dhe përfundimet e nxjerra nga gjykata;
b) provat dhe arsyet, në të cilat mbështetet vendimi;
dhe
c) dispozitat ligjore, në të cilat bazohet vendimi.
Në pjesën urdhëruese të vendimit, ndër të
tjera, duhet të përmenden:
a) çfarë vendosi gjykata; dhe
b) sipas rastit, kujt i ngarkohen shpenzimet gjyqësore.
2. Vendimi shoqërohet me mendimin e pakicës ose mendimin alternativ
të nënshkruar nga gjyqtarët që e mbështesin
atë.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
PJESA E TREMBËDHJETË : PËRGJEGJËSITË
DHE SANKSIONET
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Neni 175
Përgjegjësia e personave të ngarkuar me administrimin
e zgjedhjeve
Anëtarët e komisioneve zgjedhore dhe nëpunësit
e administratës publike në shërbim të këtyre
komisioneve mbajnë përgjegjësi penale dhe administrative,
sipas legjislacionit në fuqi për shkeljen e dispozitave të
këtij Kodi.
Neni 176
Votimi më shumë se një herë
Votimi më shumë se një herë në të njëjtat
zgjedhje përbën kundërvajtje penale dhe dënohet
me gjobë ose heqje lirie deri në tre muaj.
Neni 177
Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të
zgjedhjeve
Braktisja e detyrës, pa shkaqe të ligjshme, nga anëtarët
e komisioneve të zgjedhjeve përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose heqje lirie nga 6 muaj deri
në 2 vjet.
Neni 178
Sanksione administrative
1. Shkelja e dispozitave të këtij Kodi nga anëtarët
e komisioneve të zgjedhjeve ose nga persona të ngarkuar me
detyra, sipas këtij Kodi, kur nuk përbën vepër penale,
dënohet me gjobë nga 3 000 deri në 90 000 lekë.
2. Shkeljet e tjera të dispozitave të këtij Kodi, kur
nuk përbëjnë vepër penale, dënohen me gjobë
nga 1 000 deri në 2 500 lekë.
2/1. Shkelja e rregullave të përcaktuara në nenet 37/1,
43 dhe 47 të këtij Kodi përkatësisht nga sekretari
i KZZ-së, KZQV-së ose KQV-së dënohet me gjobë
nga 30 000 deri në 60 000 lekë ose me burgim deri në
6 muaj.
2/2. Personat e ngarkuar nga ky ligj, me përgatitjen dhe miratimin
e listave të zgjedhësve, kur përfshijnë në
këto lista të dhëna të rreme ose kur lënë
pa përfshirë zgjedhës, përgjigjen penalisht në
bazë të nenit 186 të Kodit Penal.
2/3. Shkelja e rregullave të tjera dhe afateve të parashikuara
në Pjesën e Katërt të këtij Kodi, kur nuk përbën
shpërdorim të detyrës, sipas nenit 248 të Kodit
Penal, dënohet me gjobë nga 10 000 deri në 100 000 lekë.
Gjoba vendoset nga titullari i institucionit, përbën titull
ekzekutiv dhe ekzekutohet nga zyra përkatëse e financës
3. Për shkeljet e parashikuara në pikat 2/1 dhe 2/2 të
këtij neni dhe në rastin kur shkelja, sipas pikës 2/3,
kryhet nga titullari i institucionit, gjoba vendoset nga KQZ-ja.
Neni 179
Sanksionet për shkelje të parimeve të Kodit
1. Shkelja e ndonjërit nga parimet e përgjithshme të
përcaktuara në nenet 3, 4 ose 5 të këtij Kodi, në
rastet kur kjo shkelje nuk ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve,
përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me
gjobë nga 100 000 deri në 500 000 lekë.
2. Masa e gjobës përcaktohet në varësi nga rrethanat
e mëposhtme:
a) rreziku që formon shkelja për zhvillimin dhe administrimin
e zgjedhjeve në të ardhmen;
b) fakti nëse autori i shkeljes ka përfituar nga shkelja materialisht
ose nëpërmjet shkeljes ka ndikuar në marrjen e mandatit
nga kanditati, partia politike a koalicioni;
c) kohëzgjatja dhe rrethi i veprimeve që kanë çuar
në kryerjen e shkeljes;
ç) fakti nëse ka pasur përpjekje për fshehjen
e shkeljes dhe në ç’shkallë kanë qenë
ato;
d) qëndrimi i autorit të shkeljes pas zbulimit të saj;
dh) fakti nëse në kryerjen e shkeljes kanë marrë
pjesë persona zyrtarë ose janë shfrytëzuar burime
publike;
e) fakti nëse shkelja është përsëritur;
ë) fakti nëse është kryer në bashkëpunim;
f) rreziku potencial ndaj zgjedhjeve të lira, të drejta, demokratike
dhe transparente.
3. Gjobat, sipas pikës 1 të këtij neni, vihen nga KQZ-ja.
4. Shkeljet, sipas pikës 1 të këtij neni, kur kanë
ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, përbëjnë kundërvajtje
penale dhe dënohen me burgim nga 6 muaj deri në 2 vjet.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
PJESA E KATERMBEDHJETE: RUAJTJA E DOKUMENTACIONIT |
|
|
|
|
|
|
|
|
Neni 180
Ruajtja e dokumentacionit
1. Asnjë procesverbal i KQV-së, KZQV-së, KZZ-së
ose i një komisioni tjetër zgjedhor nuk mund të asgjësohet
pa miratimin paraprak të KQZ-së.
2. Të gjitha procesverbalet e KQV-së ose të çdo
komisioni tjetër të ngritur nga KZQV-ja ose KZZ-ja i jepen
KZQV-së ose KZZ-së në mënyrën dhe kohën
e caktuar nga KQZ-ja.
3 .KZQV-ja dhe KZZ-ja mbajnë nga një kopje:
a) të dokumentacionit të kandidatëve dhe partive politike
që marrin pjesë në zgjedhje;
b) të listës së emrave dhe adresave të të gjithë
anëtarëve të KQV-së dhe komisioneve të tjera;
c) të listës së qendrave të votimit;
ç) të listave të zgjedhësve për njësinë
zgjedhore;
d) të emrave dhe adresave të të gjithë anëtarëve
të KZQV-së ose KZZ-së;
dh) të hartës së njësisë zgjedhore me kufijtë
e zonave të qendrave të votimit;
e) të përshkrimit me shkrim të kufijve të të
gjitha njësive zgjedhore;
ë) të dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve,
të njoftimeve zyrtare për zgjedhjet të KZQV-së ose
KZZ-së, të shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve
për çdo qendër votimi dhe të shpalljes përfundimtare
të rezultateve;
f) të deklaratës së shpenzimeve të bëra për
administrimin e zgjedhjeve.
4. Dokumentet origjinale, të parashikuara në pikën 3
të këtij neni, i dërgohen KQZ-së brenda tre muajve
nga shpallja e rezultateve të zgjedhjeve. KQZ-ja mban një
kopje dhe ia dërgon dokumentet origjinale Arkivit Qendror të
Shtetit, në mënyrën e kërkuar prej tij dhe brenda
12 muajve pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të
zgjedhjeve.
5. Menjëherë pas shpalljes së rezultateve nga KZQV-ja
ose KZZ-ja, komisioni i dërgon KQZ-së, në mënyrën
e caktuar prej saj, të gjitha kutitë e vulosura të votimit
me procesverbalet e votimit, vulën e komisionit, fletët e
votimit të përdorura në zgjedhje, si edhe fletët
e votimit të papërdorura.
6. Me marrjen e kutive të votimit dhe fletëve të votimit
të papërdorura dhe pas përfundimit të afatit për
ankimet, sipas këtij Kodi, KQZ-ja hap të gjitha kutitë
e votimit, nxjerr procesverbalet e votimit, si dhe tabelat dhe procesverbalin
e numrit të fletëve të votimit dhe ia dërgon ato
Arkivit Qendror të Shtetit në mënyrën e caktuar
prej tij. Të gjitha fletët e votimit dhe kundërfletët
digjen nën mbikëqyrjen e KQZ-së.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
PJESA E PESËMBËDHJETË : DISPOZITA
TË FUNDIT
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Neni 181
Zonat zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin në vitin 2005
1. Ndarja e zonave zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin në
vitin 2005 bëhet sipas kritereve të mëposhtme:
a) numrit të zgjedhësve të përftuar nga kombinimi
i të dhënave të regjistrimit të përgjithshëm
të popullsisë të vitit 2001 të publikuar nga Instituti
i Statistikave; numrit të banorëve me shtetësi shqiptare,
përfshirë edhe të miturit, sipas regjistrimit të
popullsisë të vitit 2001; numrit të zgjedhësve të
regjistruar në listat e zgjedhësve të vitit 2001 dhe
vitit 2003 dhe mundësisht numrit të zgjedhësve që
kanë marrë pjesë në votime në zgjedhjet në
vitet 2000, 2001 dhe 2003. Asnjë zonë zgjedhore nuk lejohet
të ketë devijim më të madh se 10 për qind nga
numri mesatar i zgjedhësve në shkallë Republike;
b) vazhdueshmërisë së zonës zgjedhore. Asnjë
zonë zgjedhore nuk lejohet të ketë ndërprerje ose
ndërfutje me zona të tjera zgjedhore;
c) kompaktësisë së zonës zgjedhore. Asnjë zonë
zgjedhore nuk lejohet të përshkohet nga barriera gjeografike
ose ndasi që vijnë për shkak të zhvillimit demografik
ose historik;
ç) pandashmërisë së komunës;
d) lidhjeve ekonomike dhe interesave të përbashkët tradicionalë;
dh) mundësive të mira komunikimi brendapërbrenda zonës
zgjedhore;
e) kufijve të qarqeve. Asnjë zonë zgjedhore nuk mund
të shtrihet gjeografikisht në dy ose më shumë qarqe
të ndryshme.
2. Numri mesatar i zgjedhësve për një zonë zgjedhore
përcaktohet nga pjesëtimi i numrit të përgjithshëm
të zgjedhësve, që përftohet sipas fjalisë së
parë të shkronjës “a” të pikës
1 të këtij neni, me numrin 100 të zonave zgjedhore.
3. Zonat zgjedhore caktohen me ligj nga Kuvendi i Republikës së
Shqipërisë. Kryetari i Kuvendit paraqet në Kuvend në
formën e projektligjit ndarjen e zonave zgjedhore. Projektligji
duhet të përmbajë:
a) numrin mesatar të zgjedhësve për një zonë
zgjedhore;
b) numrin e zgjedhësve të çdo zone, si dhe diferencën
midis këtij numri dhe numrit mesatar të zgjedhësve në
çdo zonë;
c) hartën e çdo zone zgjedhore;
ç) listën e njësive të qeverisjes vendore që
përfshihen në çdo zonë; dhe
d) përshkrimin e kufijve të çdo zone zgjedhore.
4. Kuvendi shqyrton dhe miraton projektligjin për ndarjen e zonave
zgjedhore jo më vonë se data 14 shkurt 2005. Kuvendi nuk mund
të ndryshojë kufijtë e propozuar të zonave zgjedhore.
Neni 181/1
Dispozitë afatesh të posaçme për zgjedhjet vendore
2007
1. Për zgjedhjet vendore të vitit 2007 Presidenti i Republikës,
pavarësisht nga përcaktimet e bëra në nenin 7, pika
8, të këtij Kodi, në ditën e hyrjes në fuqi
të këtij ligji, ricakton datën e zhvillimit të zgjedhjeve,
jo më vonë se data 20 shkurt 2007.
2. Pavarësisht nga përcaktimet e bëra në nenin 40,
pika 4 të këtij Kodi, partitë politike propozojnë
dhe KQZ-ja miraton përbërjen e KZQV-ve brenda 7 ditësh
nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Pavarësisht nga neni 15, subjektet zgjedhore regjistrohen në
KQZ jo më vonë se 7 ditë nga data e hyrjes në fuqi
të këtij ligji.
3. Dokumentacioni për paraqitjen e kandidatëve për kryetar
bashkie ose komune apo për këshillin e bashkisë ose komunës,
dorëzohet në KZQV jo më vonë se 10 ditë nga
data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. KZQV-ja verifikon
saktësinë e dokumentacionit të paraqitur jo më vonë
se dy ditë nga mbarimi i afatit sipas fjalisë së parë
të kësaj pike.
Neni 181/2
Dispozitë kalimtare
Për zgjedhjet vendore 2007 zbatohen edhe keto rregulla te posaçme:
1. Zgjedhësi, i cili voton me çertifikatë lindje me
fotografi të lëshuar nga çasti i krijimit të Regjistrit
të Posaçëm të Gjendjes Civile deri një ditë
përpara datës së zgjedhjeve, lejohet të votojë
vetëm nëse çertifikata është regjistruar
në një Regjistër të Posaçëm, i cili
mbahet nga nëpunësi përkatës i Gjendjes Civile.
Në këtë regjistër shënohet identiteti i zgjedhësit,
data e lëshimit të çertifikatës, si dhe numri
serial i çertifikatës.
2. Jo më vonë se 24 orë përpara datës së
zgjedhjeve zyra e gjendjes civile i dërgon KZQV-së së
njësive vendore përkatëse kopje te Regjistrit të
Posaçëm, të vulosur me vulë dhe nënshkruar
nga drejtuesi i zyrës së gjendjes civile për çertifikatat
e lëshuara në periudhën e përcaktuar në pikën
1 të këtij neni. Nga një kopje e Regjistrit të Posaçëm
të vertetuar ligjërisht i dorëzohet respektivisht partisë
me numrin më të madh vendesh në kuvend pjesëmarrëse
në qeveri dhe partisë me numrin më të madh vendesh
jo pjesmarrëse në qeveri.
3. Jo më vonë se 12 orë përpara fillimit të
votimit KZQV-ja i shpërndan çdo KQV-je të njësive
përkatëse zgjedhore, kopje te vërtetuar të Regjistrit
të Posaçëm të çertifikatave të lëshuara
të dërguara nga zyra e gjendjes civile.
4. Zyra e Gjendjes Civile shënon në një procesverbal,
të mbajtur në mënyrë të njëanshme të
saj, numrat serial të çertifikatave të lindjes, të
cilat ajo mundet të lëshojë në periudhën një
ditë përpara ditës së votimit deri në mbylljen
e tij. Ky procesverbal mbahet veçmas për çdo qendër
votimi. Veç sa më sipër, Zyra e Gjendjes Civile shënon
në Regjistrin e Posaçëm përkatës të
lëshimit të çertifikatave të lindjes, të
gjitha çertifikatat e mundshme që ajo mundet të lëshojë,
për çdo lloj qëllimi, edhe në përiudhën
një ditë përpara datës së zgjedhjeve deri në
ditën e votimit.
5. Sasia e çertifikatave, të cilat do të shënohen
sipas pikës 4 të këtij neni, nuk duhet të jetë
më e madhe se numri i zgjedhësve në listën përfundimtare
të zgjedhësve të asaj njësie vendore dhe për
çdo qendër votimi.
6. Kopja e vërtetuar sipas pikës 2 të këtij neni
e procesverbalit i dorëzohet KZQV-së së njësive
vendore përkatëse jo më vonë se një ditë
përpara datës së votimit. Jo më vonë se 12
orë përpara fillimit të votimit, KZQV-ja i shpërndan,
çdo KQV-je të njësisë përkatëse zgjedhore
një kopje të vërtetuar të këtij procesverbali,
sipas qëndrës përkatëse të votimit.
7. Zgjedhësi që paraqitet për të votuar me çertifikatë
lindjeje me fotografi, të lëshuar në periudhën një
ditë përpara datës së zgjedhjeve deri në mbylljen
e votimit, lejohet te votojë vetëm në rast së krahas
të tjerave numri serial i çertifikatës së lindjes
që ai paraqet përputhet me një numër serial të
çertifikatave të regjistruara në procesverbalin e mbajtur
sipas pikës 4 të këtij neni për atë qëndër
votimi.
8. Jo më vonë se 5 ditë nga hyrja në fuqi e këtij
ligji Ministria e Brendshme i dërgon çdo KZQV-je një
procesverbal, në të cilin jnë shënuar sasia dhe
numri serial i çertifikatave të cilat u janë shpërndarë
respektivisht çdo zyre të Gjendjes Civile të çdo
njësie vendore. Ekzemplarë origjinalë të këtij
procesverbali, për çdo njësi vendore, u shpërndahen,
zyrtarisht, brenda afatit të mësipërm kryetarëvë
të grupeve parlamentare. Jo më vonë se 3 ditë përpara
ditës së zgjedhjeve, KZQV-ja i shpërndan kopje të
vërtetuar të këtij procesverbali çdo KQV-je të
njësisë përkatëse zgjedhore.
9. Me përjashtim nga rregulli i parashikuar në pikën
1 të këtij neni zgjedhësi, i cili paraqitet për
të votuar me çertifikatë lindjeje, me fotografi, të
lëshuar në periudhën përpara krijimit të Regjistrit
të Posaçëm të Gjendjes Civile, lejohet të
votojë nëse numri serial i çertifikatës së
lindjes, me të cilën ai paraqitet, përputhet me një
nga numrat serial të çertifikatave të lindjes, të
pasqyruara në procesverbalin e mbajtur sipas pikës 8 të
këtij neni dhe nëse njëkohësisht paraqet detyrimisht
dy nga dokumentat origjinal të mëposhtme:
a) pasaportë me fotografi të padëmtuar, që i ka
skaduar afati ligjor i përdorimit;
b) leje e dixhitalizuar për drejtim automjeti;
c) diplomë origjinale të shkollës së lartë,
me fotografi të padëmtuar;
ç) diplomë origjinale të shkollës së mesme,
me fotografi të padëmtuar;
d)dokument të lëshuar nga një zyrë noteriale në
bashkinë përkatëse mbi pasuri të patundshme;
dh) librezë notash e studentëve aktual;
e) liçensë të ushtrimit të profesionit privat,
me fotografi, e lëshuar nga viti 2000 e në vazhdim, nga organi
tatimor i njësive vendore ku zgjedhësi ka emrin në listën
përfundimtare të zgjedhësve;
ë) çertifikatë tatimore, e lëshuar nga viti 2000
e në vazhdim, e pajisur me fotogtafi, e lëshuar nga organi
tatimor i njësisë vendore, ku zgjedhësi ka emrin në
listën përfundimtare të zgjedhësve.
Partitë politike si dhe subjektet zgjedhore përkatëse,
kur e çmojnë, kanë të drejtë që të
disponojnë për verifikim, paraprakisht, listat e regjistrit
të zyrave që administrojnë dhe lëshojnë dokumentat
e mësipërme. Pas verifikimt këto lista u bëhen present
KZQV-ve dhe KQV-ve.
Zgjedhësi dorëzon në KQV çertifikatën e përdorur
dhe fotokopje të dokumenteve origjinale mbështetëse.
Në çertifikatën dhe fotokopjet e dorëzuara, zgjedhësi
shënon emrin dhe mbiemrin dhe nënshkruan.
10. Kur zgjedhësi nuk paraqet dokumentat shtesë të identifikimit,
të parashikuara në pikën 9 të këtij neni, ai
lejohet të votojë vetëm nëse paraqitet me çertifikatë
të re, letërnjoftim ose pasaportë.
11. Shtetasit shqiptar që kanë emigruar jashtë vendit
votojnë me pasaportë për jashtë shtetit, të
vlefshme ose pasaportë, së cilës i ka skaduar afati ligjor
i përdorimit, dhe Kartën e Identitetit të shtetit ku
jeton. Evidentimi me një “E” në krah të emrit,
në listat e zgjedhësve bëhet nga grupe të emëruara
nga KQZ-ja dhe proceduarat e përcaktuara nga ky organ. Grupet ngrihen
jo më vonë se data 21 janar 2007 dhe veprojnë deri në
datën 6 shkurt 2007.
12. Në zbatim të paragrafit “iv”, të pikës
19 të këtij neni, procedura e pajisjes me çertifikatë
të re të atyre zgjedhësve që nuk kanë mundësi
të mbledhin paketën e dokumenteve mbështetëse të
identifikimit dhe që nuk zotërojnë asnjë dokument
tjetër të lejueshëm për të vertetuar identitetin
e zgjedhësit, sipas Kodit Zgjedhor, bëhet si më poshtë:
a) zgjedhësit që janë pajisur me çertifikata lindjeje
me fotografi, të lëshuara para momentit të krijimit të
Regjistrit të Posaçëm të çertifikatave
në zyrën përkatëse të gjendjes civile, kanë
të drejtë që;
i. në këmbim të këtyre çertifikatave ata
pajisen me përparësi në çdo kohë që
paraqiten në zyrat e gjëndjes civile me çertifikatë
lindjeje me fotografi, të lëshuar falas për efekt zgjedhor
nga Zyra e Gjëndjes Civile ku është regjistruar në
listën e zgjedhësve, çertifikatë e cila regjistrohet
detyrimisht në regjistrin përkatës.
ii. për zgjedhësit që nuk kanë mundur të realizojnë
më parë një të drejtë të tillë, 72
orë para ditës së zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve
deri në orën 14.00, realizohet dalja falas në fotografi,
si dhe pajisja me çertifikata falas të çdo zgjedhësi
për efekt votimi. Kjo çertifikatë regjistrohet detyrimisht
në regjistrin përkatës.
b) gjatë gjithë kësaj periudhe shërbimi zyrat e
gjendjes civile funksionojnë me orar të zgjatur dhe për
monitorimin e veprimtarisë së tyre në bashkitë në
qendra qarqesh caktohen dy persona të emëruar nga prefekti
(në çdo rast një person i propozuar nga partia e kundërt
me spektrin politik që ka qeverisjen vendore në njësinë
përkatëse).
13. Çertifikatat e përdorura dhe fotokopje të dokumentave
shoqërues të saj, të administruara gjatë procesit
të votimit ruhen së bashku me materialin tjetër zgjedhor
dhe me kërkesë të partive politike pjesëmarrëse
në zgjedhje i vihen në dispozicion këtyre të fundit
për verifikime të mëtejshme.
14. Partitë politike parlamentare kanë të drejtë
të mbikqyrin dhe kontrollojnë veprimtarinë e Drejtorisë
së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Drejtoria e Përgjithshme
e Gjendjes Civile ka detyrimin ligjor të vërë në
dispozicion të partive politike listën elektronike të
dublikateve të evidentuara me të gjitha të dhënat
përkatëse.
15. Për këto zgjedhje, prodhimi, shpërndarja dhe përdorimi
për zgjedhje i çertifikatave të falsifikuara dënohet
nga 2 deri në 5 vjet burgim. Kjo vepër e kryer në bashkëpunim
dënohet me 3 deri në 7 vjet burgim.
16. Gjatë shqyrtimit administrativ të ankesave për pavlefshëmri,
me kërkesën e argumentuar të të paktën 2 anëtarëve,
KQZ-ja është e detyruar të marrë në shqyrtim
çertifikatat e depozituara, regjistrat e tyre të depozituara
në materialin zgjedhor dhe dokumentat mbështetës.
17. Në çdo qendër votimi listës së zgjedhësve
i shtohet numri serial i Regjistrit Themeltar të Gjendjes Civile.
18. Këshilli i Ministrave, brenda 7 ditësh nga hyrja në
fuqi e këtij ligji, miraton aktet e nevojshme nënligjore për
zbatimin e detyrave të përcaktuara në këtë
nen.
19. KQZ ngarkohet të realizojë një fushatë gjithëpërfshirëse
informimi për t’i informuar zgjedhësit siç duhet:
i. se mjeti i preferuar për vërtetimin e identitetit të
zgjedhësit në ditën e zgjedhjeve është pasaporta
e vlefshme, nëse zgjedhësi e disponon një të tillë;
ii. rreth nevojës për të pasur gati dokumentat e përcaktuar
mbështetës së identifikimit në datën e zgjedhjeve,
në qoftë se do të duan të përdorin çertifikatat
e vjetra te lindjes;
iii. se pa paketën e përcaktuar të dokumentave mbështetës
të identifikimit që zgjedhësi duhet të paraqesë,
votimi me çertifikata të vjetra lindjeje nuk është
i mundur;
iv. se ata zgjedhës me çertifikatë të vjetër
lindjeje, që nuk kanë mundësi të mbledhin paketën
e dokumenteve mbështetës të identifikimit, dhe që
nuk zotërojnë asnjë dokument tjetër të lejueshëm
per të vërtetuar identitetin e zgjedhësit, sipas Kodit
Zgjedhor, do të duhet t’i kerkojnë zyrës së
gjendjes civile çertifikatë të re, për qëllime
zgjedhore e cila do të lëshohet nga zyra e gjendjes civile
pa pagesë:
v. se çertifikatat e lindjes të përdorura për
identifikimin e zgjedhësve në ditën e zgjedhjeve do të
mblidhen të gjitha nga KQV-të (si dhe fotokopjet e dokumentave
mbështetes të identifikimit).
20. KQZ-ja ngarkohet të nxjerrë aktet nënligjore në
zbatimin e detyrave të përcaktuara në këtë
nen.
Neni 181/3
Dispozitë kalimtare për afatet për përgatitjen e
listave të zgjedhësve për zgjedhjet e para pas hyrjes
në fuqi të këtij ligji.
1. Sipas listës së marrë nga Drejtoria e Përgjithshme
e Gjendjes Civile, të përdorur për zgjedhjet e vitit
2005, brenda datës 21 janar 2007, zyrat e gjendjes civile, nën
autoritetin e kryetarit të njësisë së qeverisjes
vendore dhe në zbatim të udhëzimeve të Ministrit
të Brendshëm, mbështetur në regjistrat themeltare
me vendbanim të gjendjes civile, kryejnë përditësimin
e listës si më poshtë:
a. evidentojnë dhe regjistrojnë të gjithë shtetasit
që kanë mbushur moshën 18 vjeç pas datës
së zgjedhjeve të fundit, duke përfshirë edhe ata
që mbushin moshën 18 vjeç deri në datën e
fundit për zhvillimin e zgjedhjeve;
b. evidentojnë dhe regjistrojnë në listën zgjedhore
të njësisë së qeverisjes vendore zgjedhësit
që janë regjistruar, shtuar në regjistrat themeltare
me vendbanim të gjendjes civile të kësaj njësie
pas zgjedhjeve të fundit;
c. evidentojnë dhe çregjistrojnë zgjedhësit, që
nuk figurojnë më në regjistrin themeltar me vendbanim
të zyrave të gjendjes civile, për arsye se kanë
vdekur ose kanë lënë shtetësinë shqiptare pas
zgjedhjeve të fundit;
ç. evidentojnë dhe çregjistrojnë nga listat
zgjedhore të njësisë së qeverisjes vendore, zgjedhësit
të cilët janë në listë, por nuk ndodhen në
regjistrin themeltar me vendbanim të kësaj njësie;
d. korrigjojnë problemet e evidentuara në listat e mëparshme
duke u bazuar në informacionin e marrë nga Drejtoria e Përgjithshme
e Gjendjes Civile dhe duke bërë kontrollin e tyre në
regjistrat themeltar me vendbanim;
2. Jo më vonë se data 21 janar 2007, kryetari i njësisë
së qeverisjes vendore bën ndarjen e zgjedhësve sipas
zonave të qendrave të votimit të zgjedhësve të
fundit dhe u cakton atyre numrin e qendrës përkatëse
të votimit. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore
cakton vendodhjen e saktë, adresën e plotë të qendrave
të votimit, përgatit hartën e njësisë së
qeverisjes vendore, në të cilat janë vendosur edhe kufijtë
e zonave të qendrave të votimit dhe shpall atë në
mjedise publike, në hyrje të lirë, brenda njësisë
së qeverisjes vendore. Kryetari njësisë përkatëse
mban të pandryshuar vendndodhjen dhe adresën ekzistuese të
qendrës së votimit, dhe kur kjo është e pamundur,
ndryshimi bëhët me miratim të KQZ-së. Ai nuk mund
të ndryshojë vendndodhjen e qendrës së votimit në
25 ditët e fundit para datës së zgjedhjeve, përveç
se në rastet e forcave madhore.
3. Listat paraprake shpallen nga kryetari i njësisë së
qeverisjes vendore jo më vonë se data 21 janar 2007, pranë
zyrave të njësisë përkatëse dhe çdo
qendre votimi, duke i vendosur në mjedise publike me hyrje të
lirë për shtetasit. Një kopje e këtyre listave u
dërgohet zyrave të gjendjes civile përkatëse, të
cilat përditësojnë në regjistrat themeltarë
me vendbanim të gjëndjes civile numrin e zonës së
qëndrës së votimit për çdo zgjedhës.
Një kopje tjetër e këtyre listave i dërgohet menjëherë
në format elektronik Drejtorisë së Përgjithshme
të Gjendjes Civile.
4. Kërkesat për ndryshime në listën paraprake të
zgjedhësve nga zgjedhësi mund t’i paraqiten kryetarit
të njësisë së qeverisjes vendore, jo më vonë
se data 6 shkurt 2007.
5. Jo më vonë sa data 6 shkurt 2007, Drejtoria e Përgjithshme
e Gjendjes Civile i kërkon kryetarëve të njësive
të qeverisjes vendore, në regjistrin themeltar të të
cilëve zgjedhësi ka regjistrime të mëparshme, ta
heqë atë nga lista e zgjedhësve, për shkak të
ndodhjes në më shumë së një listë zgjedhësish.
6. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore vendos për
kërkesën e bërë nga zgjedhësi brenda 24 orëve
nga depozitimi i saj. Një kopje e vendimit i dërgohet Drejtorisë
së Përgjithshme të Gjendjes Civile në përfundim
të periudhës së rishikimit dhe një kopje mbahet
nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore. Në
rast se kërkesa refuzohet, kryetari i njësisë së
qeverisjes vendore i dërgon një kopje kërkuesit, jo më
vonë se 24 orë nga data e marrjes së vendimit.
7. Kundër vendimit të kryetarit të bashkisë, komunës
ose njësisë bashkiake ose në rastin kur ai nuk merr vendim,
mund të bëhet ankim nga kërkuesi në gjykatën
e rrethit gjyqësor, ku ndodhet njësia e qeverisjes vendore,
jo më vonë se 48 orë nga marrja dijeni për vendimin
ose nga kalimi i afatit për marrjen e vendimit.
8. Gjykata shqyrton çështjen dhe merr vendim brenda 24 orëve
nga çasti i paraqitjes së kërkesë padisë.
Në rast se paditësi ose përfaqësuesi i tij ligjor
nuk paraqitet në gjykim, gjykata pushon gjykimin. Në rast
se i padituri nuk paraqitet në gjykim, gjykimi zhvillohet në
mungesë. Gjykata duhet t’i njoftojë vendimin palës
në mungesë, sipas dispozitave përkatëse të
Kodit të Procedurës Civile, brenda 24 orëve nga data
e shpalljes së vendimit. Kryetari i njësisë përkatëse
të qeverisjes vendore është i detyruar të zbatojë
vendimin e gjykatës, brenda 24 orëve nga marrja në dijeni,
pa qënë nevoja që paditësi të kërkojë
lëshimin e urdhërit të ekzekutimit. Në çdo
rast, gjykata vendos në dispozicion të palëve vendimin
e saj të arsyetuar me shkrim, në të njëjtën
datë me shpalljen e vendimit. Në rast se gjykata merr vendim
pas afatit për miratimin e listave përfundimtare, sipas kësaj
pike, zgjedhësi voton sipas procedurës përcaktuar në
nenin 60, pika 3 e këtij Kodi.
9. Pas miratimit nga kryetari i njësisë së qeverisjes
vendore, listat përfundimtare të zgjedhësve i dërgohen
KZQV-së jo më vonë se data 7 shkurt 2007, të printuara
në 3 formate, sipas përcaktimeve të nenit 59 të
Kodit. Listat përfundimtare i dërgohen Drejtorisë së
Përgjithshme së Gjendjes Civile dhe në format elektronik.
Formatit të listës përfundimtare, të përgatitur
sipas nenit 59 pika 2 shkronja “b” i shtohen edhe të
dhënat e pikave 11 dhe 17 të nenit 181/2 të këtij
ligji.
10. Brenda 24 orëve nga marrja e listave përfundimtare, KZQV-ja
i shpall ato pranë qendrave përkatëse të votimit
në një vend me hyrje te lirë.
11. Brenda 10 ditëve nga miratimi i listave paraprake dhe atyre
përfundimtare të zgjedhësve, në përputhje me
procedurat e nenit 56 të këtij Kodi, kryetari njësisë
së qeverisjes vendore, njofton me shkrim zgjedhësit për
numrin dhe vendndodhjen e qendrës së votimit.
12. Për procedurat dhe afatet që nuk janë përcaktuar
ndryshe nga ky nen, zbatohen dispozitat e tjera të Pjesës
së Katërt të këtij Kodi.
Neni 181/4
Përfundimi i mandatit të anëtarëve të KQZ-së
në funksion
të përtëritjes së përbërjes së tij
1. Mandati i anëtarëve të KQZ-së të parashikuar
në nenin 26 pika 3 të këtij Kodi mbaron më 31 mars
2006. Mandati i anëtarëve të KQZ-së të parashikuar
në nenin 26 pika 2 të këtij Kodi, mbaron më 31 mars
2010.
2. Anëtarit të KQZ-së, i cili është zgjedhur
fillimisht nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe
nuk është përfshirë në përtëritje,
sipas pikave 1 dhe 2 të nenit 25 të ligjit nr.8609, datë
8.5.2000 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”,
të shfuqizuar, i mbaron mandati në ditën e hyrjes në
fuqi të këtij ligji. Anëtari zëvendësues zgjidhet
nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në përputhje
me nenin 22 pika 3 shkronja “a” të këtij Kodi.
3. Mandati i anëtarit të ri të KQZ-së, të zgjedhur
në zbatim të pikës 2 të këtij neni, mbaron
në të njëjtën ditë me atë të anëtarëve
të tjerë të KQZ-së të parashikuar në nenin
26 pika 2 të këtij Kodi.
Neni 182
Shfuqizime
Ligji nr.8609, datë 8.5.2000 “Kodi Zgjedhor i Republikës
së Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr. 8780, datë
3.5.2001, si dhe çdo dispozitë tjetër që bie në
kundërshtim me këtë Kod, shfuqizohen.
KZQV-të e ngritura para hyrjes në fuqi të ligjit nr.
9341 datë 10.1.2005 do të vazhdojnë të funksionojnë
deri në shfuqizimin e këtij Kodi.
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ligji nr.8746, datë
28.2.2001 “Për përcaktimin e zonave zgjedhore”,
si dhe çdo akt tjetër ligjor ose nënligjor që
bie në kundërshtim me të, shfuqizohet.
Neni 182/1
I shfuqizuar
|
|
|